VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nën akuzë gjermani - ka dashur të zhvatë paratë nga Sindi Krauford

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 11:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Nën akuzë gjermani - ka dashur të zhvatë paratë nga Sindi Krauford
E Shtunë, 11.14.2009, 09:27am (GMT+1)

 

Cindy Crawford dhe Rande Gerber

 

Voal-online Një gjerman është vënë nën akuzë se ka dashur të zhvatë $100 000 nga ish  supermodelja Cindy Crawford dhe nga burri i saj për një fotografi të vajzës së tyre lidhur në karrike me gojë të mbyllur, thanë autoritetet.

 

Edis Kayalar, njeriu në qendër të ngjarjes, u akuzua nga gjyqi federal në Los Anxhelos të enjten, por ai kohët e fundit u përzu për në Gjermani dhe nuk është arrestuar.

Duket se fotoja është shkrepur nga nga dadoja e saj kur po luanin "polici dhe hajdutët"me vajzën, atëherë 7 vjeçe. Fotoja ra në duart e Kayalar, i cili është mik i dados, sipas dokumenteve gjyqësore.

 

Në verë Kayalar komunikoi me Crawford dhe të shoqin Rande Gerber, të cilët nuk dinin gjë për foton dhe iu kërkoi atyre t'i dërgonin para, përndryshe mediat tabloide do ta paguanin atë me shuma të majme.

 

Çifti njoftoi autoritetet duke bërë që policia e Los Anxhelosit të fillonte hetimet kriminale.

 

Kayalar u arrestua në shtator dhe u përzu në Gjermani për hyrje klandestine në vend, por në fillim të nëntorit ai prapë iu telefonoi Crawford-it dhe Gerber-it e iu kërkoi $100 000, çka çoi në vënien e tij nën akuzë për zhvatje.

 

Autoritetet e SHBA thanë se janë në lidhje me zyrtarët gjermanë për rastin.Kayalar përballet me dy vite burg nëse rikthehet në SHBA dhe dënohet.

 

Në një deklaratë, një zëdhënës i Crawford tha se ajo dhe i shoqi "synojnë të ndërmarrin çdo veprim të duhur ligjor kundër secilit që do ta ndihmojë grabitësin në publikimin e fotografisë së vajzës së tyre."

 

Uebsajti i famozëve, TMZ.com tha se kishte pasur një telefonatë disa javë më parë nga një burrë që besohet të ketë qenë Kayalar. Ai ofroi shitjen e fotos, por TMZ nuk pranoi.

Crawford, 43 vjeçe, e martuar me Gerber prej 1998, është shfaqur në ballinat e para të qindra revistave në mbarë botën dhe sivjet themeloi një koleksion mode. Ajo ka një vajzë 8 vjeçe dhe një djalë dhjetë vjeç me Gerber. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ministërja çeke libër për marrëdhëniet dashurore (11.12.2009)
Mishelë Hynciker është përsëri single (11.09.2009)
Kate Uinslet fiton $40 000 nga një padi për shpifje (11.03.2009)
Mel Gibson baba për herë të tetë (11.02.2009)
Kolin Farrell dhe e fejuara janë bërë me djalë (10.31.2009)
Xhud Llo mohon të ketë rifilluar romanë me Siena Miller (10.30.2009)
Leona Ljuis mbron të fejuarin elektricist (10.28.2009)
Brad Pit i mbijetoi aksidentit me motoçikletë (10.26.2009)
Ivanka martohet sot - në stilin Tramp (10.25.2009)
Raperi Keini Uest nuk ka vdekur (10.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]