VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMEDIA E WOODY ALLEN KËNAQ PUBLIKUN NË HAPJE TË KANËSGJIGANTËT E HOLLYWODIT ZBARKOJNË PREJ SONTE NË RIVIERËN E KALTËR

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 

KOMEDIA E WOODY ALLEN KËNAQ PUBLIKUN NË HAPJE TË KANËS

GJIGANTËT E HOLLYWODIT ZBARKOJNË PREJ SONTE NË RIVIERËN E KALTËR


E Mërkurë, 05.11.2011, 04:25pm (GMT+1)

Voal-online - KANË, France (Reuters) - Woody Allen e kënaqi masën e adhuruesve të kinemasë në nisjen e Festivalit të Filmit në Kanë të mërkurën (sot) me filmin e ri "Midnight In Paris" (Mesnatë në Paris) ku Owen Wilson udhëton mbrapa në kohë dhe takohet me hijet e Ernest Hemingway dhe Pablo Picasso.

Qeshjet dhe duartrokitjet e shoqëruan shfaqjen e filmit në hapje të edicionit të sivjetëm të festivalit, i cili zgjat 11 ditë me radhë, në një luks të rrallë, me parada të artistëve në qilimin e kuq, konferenca shtypi, shetitje me jahte në det dhe mbrëmje festive në plazhin e famshëm të Rivierës së Kaltër Franceze.

Në "Midnight in Paris," Allen, një favorit në Kanë, i rreket idesë se kohët e shkuara janë më të mira se e sotmja, kështu që personazhi i luajtur nga Owen, Gil ëndërron për Parisin e vitit 1920, ndërkohë që piktori Paul Gauguin dëshiron kthimin në periudhën e Rilindjes.

Regjisori 75 vjeçar, fitues i çmimit Oskar, shkakton të qeshura tek e transporton Owen, një skenarist i Hollywoodit i quajtur Gil, në një Paris të populluar nga Hemingway, Gertrude Stein, Luis Bunuel, Salvador Dali dhe artistë të tjerë të mëdhenj të cilët ai i ka admiruar prej një kohe të gjatë.

Dhe në një pikë të caktuar ai takohet me personazhin e Bunuel dhe i kërkon që ai të bëjë një film për një mbrëmje pritjeje prej nga të ftuarit nuk mund të largohen, me çka i referohet qartë pikturës së tij të vitit 1962 "Zhdukja e Engjellit".

Zonja e parë franceze Carla Bruni ka një rol të vogël si rrëfyese në tri skena në një muzeum të sotëm. Megjithatë ajo pezulloi praninë e saj të planifikuar në Festivalin e Kanës "për arsye personale", duke i ushqyer zërat e mediave franceze se ajo mund të jetë shtatzënë.

Allen tha se ai u takua me Brunin kur ai u ftua për një mëngjes me presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe e pyeti ish supermodelen nëse mund të kishte një rol të vogël në këtë film.

"Ajo tha se do t'i pëlqente të ishte në njërin nga filmat e mi, sepse do të kishte kënaqësinë t'iu tregonte nipave e mbesave të saj dikur se ajo kishte luajtur në filma," tha Allen. "Ajo u përfshi në film dhe e luajti rolin e sa mrekullisht... duke nxjerrë personazhin në mënyrë të përkryer."

Angelina Jolie, Brad Pitt, Sean Penn, Penelope Cruz, Robert De Niro, Mel Gibson dhe Johnny Depp pritet të shkelin në qilimin e kuq të Kanës, duke siguruar interesin e bujshëm të mediave dhe duke ndjellë turma të mëdha adhuruesish, të cilët duan të komunikojnë me idhujt e tyre.

Pedro Almodovar, Nanni Moretti, vëllezërit Dardenne, Aki Kaurismaki dhe Lars Von Trier synojnë të gjithë Palmën e Artë të Kanës (Palme d'Or) për filmin më të mirë.

Po kështu edhe veterani amerikan Terrence Malick, i kthyer me filmin e tij të pestë, i pritur me shumë etje në festival, "The Tree of Life" (Lisi i jetës) ku Pitt dhe Penn luajnë rolet kryesore në sagën e familjes, ngjarjet e së cilës janë vendosura në Amerikën Qendërperënduimore të viteve 1950./Elida Buçpapaj

 

 

 

 

 

 

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRADLEY COOPER DO TË JETË LUÇIFERI (05.07.2011)
NEW ORLEANS HEQ AKUZAT KUNDËR NICOLAS CAGE (05.06.2011)
HOLLYWOODI IA KUSHTON NJË MBRËMJE FESTE AKTORES SOFIA LOREN (05.05.2011)
CLIVE OWEN ROL KRYESOR NË TRILLERIN "CITIES" (05.05.2011)
RACHEL WEISZ DO TË LUAJË SHTRIGËN E KEQE NË FILMIN E RI TË SAM RAIMIT (05.04.2011)
KATE HUDSON NË HOLLYWOOD ME BARK TË RRITUR (05.04.2011)
LEVINSON DREJTON "GOTTI: THREE GENERATIONS" (05.03.2011)
FORMAN NUK DO TË XHIROJË MË, RREZIKON TË VERBOHET (05.02.2011)
ANGELINA-VUITTON: MARRËVESHJE 10 MILIONË DOLLARËSHE (04.27.2011)
KIRSTEN DUNST NË FILMIN "SECRET DOOR" TË REGJISORES SOFIA COPPOLA (04.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]