VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'BLUE JASMINE' NGA WOODY ALLEN

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
'BLUE JASMINE' NGA WOODY ALLEN

E Djelë, 08.04.2013, 05:03pm (GMT+1)


Filmi i ri dramatik nga Woody Allen, "Blue Jasmine" portretizon një grua që po kalon në një gjendje të vështirë, ndërkohë që e ardhmja e saj financiare dhe privilegjet që ajo gëzon bien në greminën financiare të vitit 2008 në Wall Street.                           

Me bashkëshortin Hal në burg për investime të rreme, Jasmine e njohur në jetën sociale të Nju Jorkut, shkon për ndihmë tek e motra që punon shitëse në një dyqan ushqimor në San Francisco. E pa punë dhe pa para, Jasmine gjen rehati në kujtimet e saj, pijen dhe mos pranimin e realitetit.

Pesonazhi i saj bazohet pak a shumë në Ruth Madoff, gruan e aksionerit të pasur Bernie Madoff, i dënuar me 150 vjet burg për mashtrim të investitorëve me miliarda dollarë.
 
Sikurse filmat e mëparshëm të Woody Allen, Blue Jasmine, bazohet tek një personazh por më i pamëshirshëm se në filmat e tjerë me një grua në depresion dhe familje jofunksionale.  
 
Woody Allen po ashtu bën krahasime me Blanche Dubois nga shfaqja me titull A Street Named Desire nga Tennessee Williams.  
 
Në variantin kinematografik, Blanche Dubois, që jeton në iluzione, përplaset me kunatin britanik njëlloj sikurse Jasmine provokon zemërimin e të dashurit të motrës së saj që vjen nga klasa e mesme.  
 
Filmi i Woody Allen po ashtu ekspozon boshllëkun e njerëzve, jetët e të cilëve janë ndërtuar mbi pasurinë dhe fuqinë.  
 
Kate Blanchett në rolin e  Jasmine, ofron një interpretim të fortë si një grua që kthehet në guaskë kur asaj i rrëmbehet e vetmja gjë e shtrenjtë, paratë.
 
Ansambli i roleve ofron një kryevepër dramatike mbi ndjenjën njerëzore gjatë rënies së Wall Street-it. Pavarësisht argëtimit, audienca mund të ndihet jo mirë rreth rënies së Jasmine, që nganjëherë është e pa përballueshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Forbes - ANGELINA JOLIE ËSHTË AKTORJA MË E PAGUAR (07.30.2013)
STEVE MARTIN DHE EDIE BRICKELL - NJË BASHKËPUNIM MUZIKOR I PAZAKONTË (07.27.2013)
70 VJETORI I MICK JAGGER - ARTISTIT QË I DHA GRUPIT ROLLING STONES VULËN E TIJ TË PAIMITUESHME (07.26.2013)
MICHAEL JACKSON NUK ËSHTË PËRGJEGJËS PËR VDEKJEN E VET, THOTË E ËMA (07.23.2013)
NDËRROI JETË DENNIS FARINA (07.23.2013)
FILMI 'FRUITVALE STATION' - NJË HISTORI REALE (07.22.2013)
KËNGËT MË TË SUKSESSHME TË JAVËS (07.21.2013)
NËNA E MICHAEL JACKSON E AKUZON PROMOTORIN E KONCERTEVE (07.20.2013)
ALBUMI I RI I KANTAUTORIT SLAID CLEAVES (07.20.2013)
ROLLING STONES HIDHËRON PUBLIKUN ME BALLINËN PËR TSARNAEVIN (07.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]