VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 04:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE

E Djelë, 11.10.2013, 03:40pm (GMT+1)


Pesë këngët më të mira të javës, që janë në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat e muzikës pop, për javën që mbaron me 10 nëntor 2013: Renditja e kësaj jave nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e javës së kaluar.  Drake dhe Majid Jordan qëndrojnë në vendin e pestë me "Hold On, We're Going Home."

Drake dhe Majid Jordan duket sikur do të qëndrojnë përgjithmonë në vendin e pestë me "Hold On, We're Going Home." Emri i vërtetë i Drake është Aubrey Drake Graham; babai i tij Dennis i binte xhezit, dhe xhaxhai i tij Larry Graham ishte basist i grupeve Sly and the Family Stone, dhe pastaj Graham Central Station. Një xhaxha tjetër i tiji, Teenie Hodges, i binte kitarës me Al Green dhe artistë të tjerë të mëdhenj të muzikës soul.

Fundjavën e kaluar, Avicii interpretoi në ceremoninë e parë, të përvjetshme të Çmimeve Muzikore të YouTube. Kush i fitoi çmime? Do t'ju tregoj pas këngës së tij "Wake Me Up," e cila qëndron në vendin e katërt.

Avicii kalon një tjetër javë në vendin e katërt me "Wake Me Up!" Të dielën e kaluar, u mbajt ceremonia përuruese e Çmimeve Muzikore të YouTube në qytetin e Nju Jorkut. Avicii interpretoi me Lady Gagan për këngën e saj "Dope," por asnjëri nga ata nuk fitoi çmim. Grupi i vajzave koreane të muzikës pop Girls Generation fituan çmimin e Videos së Vitit me "I Got a Boy."

Miley Cyrus ka fituar disa shikime në YouTube për videoklipin e këngës së saj "Wrecking Ball"   egzaktësisht rreth 289 milion shikime të numëruara deri më sot. Këtu në renditje, ajo qëndron në vendin e tretë.

Miley Cyrus nuk lëviz nga vendi i tretë me "Wrecking Ball". Edhe Katy Perry qëndron në të njëjtin vend si ai i një jave më parë, në vendin e dytë me "Roar," por ky është problemi më i vogël për të. Përse e ka shpallur të rrezikshëm albumin e saj Australia? Shpjegimi pas këngës.

Përsëri në vendin e dytë është Katy Perry. Zyrtarët në Australi thonë se versioni i albumit të saj Prism që përfshin më shumë këngë paraqet rreziqe të mundshme mjedisore. Albumi vjen me një paketë të vogël fara bimësh. Australia është e kujdesshme në lejimin e hyrjes së bimëve të huaja në vend, dhe oficerët e sigurisë po kontrollojnë kopjet e albumit të importuara nga jashtë.

Kohët e fundit, Lorde refuzoi një ofertë bashkëpunimi nga një prodhues të lartë të muzikës pop. Kush është i pafati ? Do t'ju tregoj pas këngës së saj "Royals," që zën vendin e parë për të pestën javë rradhazi.

Lorde është kampionia e renditjes javën e pestë  rradhazi me "Royals." Adoleshentja nga Zelanda e Re refuzoi një ofertë për të bashkëpunuar në albumin e ri të David Guettas - ajo madje e quajti producentin francez "të neveritshëm." Lorde mbushi 17 vjeç me 7 nëntor. Na ndiqni javën e ardhshme për renditjen e radhës të revistës Billboard.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STUDIO DISNEY DO TË NXJERRË NË KINEMATË FILMIN E RI TË 'STAR WARS' MË 18 DHJETOR 2015 (11.08.2013)
BRAD PITT PËR ANGELINA JOLIE - NËSE E DO VËRTET GRUAN TËNDE, TREGOJE (11.08.2013)
ALBUMI I RI I WILLIE NELSON (11.03.2013)
ARTISTËT E BLUZIT NË HJUSTON (11.03.2013)
CNN, CELINE DION ËSHTË NDARË NGA JETA - CELINE DION, JA KU JAM (11.01.2013)
GJENDEN FOTOGRAFI TË PAPUBLIKUARA TË ROLLING STONES (Fotogaleri) (10.31.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE (10.27.2013)
THE FIFTH ESTATE - FILM PËR WIKILEAKS (10.27.2013)
GRUPI 'THE BLIND BOYS OF ALABAMA' (10.20.2013)
APARTAMENTE TË REJA LUKSOZE NË BEVERLI HILLS (10.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]