VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË POPULLORE TË KËSAJ JAVE

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 06:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË POPULLORE TË KËSAJ JAVE

E Djelë, 12.08.2013, 09:33am (GMT+1)


Tani do t'ju njohim me pesë këngët në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat e muzikës pop, për javën që mbaron me  7 dhjetor, 2013. Fillojmë me vendin e pestë, ku Avicii zbret një vend në renditje me "Wake Me Up!" Kënga përfshin vokale nga këngëtari amerikan Aloe Blacc.

DJ suedez Avicii zbret një vend kësaj jave në vendin e pestë me "Wake Me Up!" Janë shitur mbi 2 milion kopje të këngës, e cila është kënduar nga Aloe Blacc. Emri i vërtetë i tij është Egbert Nathaniel Dawkins, dhe kaliforniani 34 vjeçar ka kohë që është aktiv në rrethet muzikore të Los Anxhelosit; kënga e tij "I Need a Dollar" ishte sigla muzikore e serialit të rrjetit HBO, "How to Make it in America." Aloe thotë se "Wake Me Up" i dha një shtysë të madhe karrierës së tij. Ai është aktualisht duke marrë pjesë në xhirimet e filmit autobiografik të James Brown-it, dhe albumi i tij i tretë "Lift Your Spirit" do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

Grupi OneRepublic kësaj jave u ngjit dy vende, në vendin e katërt me "Counting Stars." Ky është një sukses historik për Ryan Tedder dhe grupin e tij. Hollësitë pas këngës.

OneRepublic ngjitet dy vende në atë të katërtin me "Counting Stars." Kjo këngë është suksesi më i madh për ta në këtë renditje, që nga viti 2007, kur "Apologize" arriti vendin e dytë. Ajo gjithashtu u bë kënga e parë e OneRepublic të zinte vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ende në vendin e tretë është Miley Cyrus me "Wrecking Ball." Këngëtari i pop-it Joe Jonas tregoi diçka të papritur rreth Miley Cyrus-it...hollësitë pas "Wrecking Ball."

Miley Cyrus qëndron në vendin e tretë edhe kësaj jave. Duke folur për New York Magazine, Joe Jonas i grupit Jonas Brothers thotë se ai tymosi marihuanë për herë të parë me Miley-n dhe ish-të dashurën e tij Demi Lovato.

Dikur, vëllezërit Jonas  përcillnin imazhe të rregullta si yje televizive të Disney-t. Në vend të dytë këtë javë janë Eminem dhe Rihanna  me këngën "The Monster."

Eminemi dhe Rihanna kalojnë edhe një javë tjetër në vendin e dytë me "The Monster." Kënga tashmë është në krye të renditjeve të mbi gati një dyzine vendesh në botë, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Irlandën, Zelandën e Re, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lorde thyen një rekord për renditjen kësaj jave, meqë kënga e saj "Royals" shënon javën e nëntë në krye të renditjen. Do t'ju njohim me faktet pas këngës.

Lorde kryeson renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard për të nëntën javë rradhazi me "Royals." Adoleshentja nga Zelanda e Re është femra e pestë në historinë e renditjes ta kryesojë atë për të paktën nëntë javë, si artiste që arrin suksesin e saj të parë. Ajo ndjek shembujt e Debby Boone, Ashanti, Carly Rae Jepsen, dhe Ke$ha.

A do të mundet Lorde të vazhdojë të qëndrojë në vendin e parë edhe javën e ardhshme? Atë do ta mësojnë pas shtatë ditësh.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUSE - ALBUMI I RI I KEITH URBAN (12.08.2013)
CNN - BOB DYLAN NËN HETIME PËR NXITJE TË URREJTJES (12.04.2013)
FILMI 'HUNGER GAMES, CATCHING FIRE' (12.01.2013)
ISHULLI QË ANGELINA JOLIE IA KA BLERË BRAD PITTIT (lajm dhe fotogaleri) (11.26.2013)
American Music Awards - TAYLOR SWIFT, ARTISTJA MË E MIRË E VITIT (11.25.2013)
LIBËR I RI PËR BRUCE SPRINGSTEEN (11.25.2013)
ANGELINA JOLIE PËRSËRI REGJISORE - ME NJË FILM PËR LUFTËN E DYTË BOTËRORE (lajm dhe fotogaleri) (11.23.2013)
U2 ME 'ORDINARY LOVE' - KËNGËN QË DO TË JETË KOLONË ZANORE E FILMIT KUSHTUAR MANDELËS (11.23.2013)
PESË KËNGËT MË POPULLORE TË KËSAJ JAVE (11.17.2013)
ARTISTËT E BLUZIT NË HJUSTON (11.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]