VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DAVID ARQUETTE DHE COURTNEY COX E MBAJNË DHE E TEJKALOJNË PREMTIMIN DHËNË BIJËS SË TYRE

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 04:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
DAVID ARQUETTE DHE COURTNEY COX E MBAJNË DHE E TEJKALOJNË PREMTIMIN DHËNË BIJËS SË TYRE
E Djelë, 10.31.2010, 03:43pm (GMT+1)

Voal-online -Kur shpallnin ndarjen e tyre, Courtney Cox, 46 vjeçe, dhe David Arquette, 39 vjeç, ishin të zëshëm se do të mbeteshin prindër të përgjegjshëm të vajzës së tyre, Coco, 6 vjeçe. Dhe duket se janë duke e mbajtur premtimin e dhënë aq bujshëm si s'ka më mirë.

Familja po e kalon festën e Halloween-it së bashku. "Të dielën është çfarë është," tha David Arquette në një intervistë që dha në premierën e filmit të tij të shkurtër të përfunduar me këtë rast The Legend Of Hallowdega prezanuar nga AMP Energy Juice në hotelin Hollywood Roosevelt.

"Coco do të jetë e maskuar si bletë punëtore, ndërsa Courteney do të jetë një lule dielli." Sa për veshjet e tij, David Arquette tha se do të jetë një surprizë, diçka që do të sjellë shumë hare dhe të qeshura, "do të jem një larmi lulesh apo diçka të tillë gjithsesi".

Nuk do të ishte kjo veshja e tij e parë në këtë festë për aktorin. Arquette ishte në Las Vegas mbrëmë dhe ishte veshur si Elvis Presley, bashkë me dy miq. "Ne të tre u paraqitëm në skenë," tha ai, "ishte shumë zbavitëse".

Arquette do të kishte shumë popullaritet edhe me veprimtarinë tjetër të posaçme festive, David Arquette Presents Beacher's Madhouse, në famozin Hollywood Roosevelt Hotel. Mbrëmja festive me temë vaudeville i është shumë për zemër natyrës së aktorit Arquette.

"Familja ime prej disa brenzish e trajton gjininë Vaudeville dhe prandaj ajo është thellë në zemrën time si diçka shumë e dashur," tha ai. "Është një mrekulli t'i bësh njerëzit të qeshin, të këndojnë, të qeshin, ta harrojnë veten."/Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MATT DAMON DHE E SHOQJA BËHEN PRAPË ME VAJZË (10.24.2010)
BRUCE WILLIS I STËRVIT TË BIJAT KUNDËR MESHKUJVE TË DHUNSHËM (10.24.2010)
JODIE FOSTER E QUAN MEL GIBSONIN 'BURRI MË I MREKULLUESHËM NË INDUSTRINË KINEMATOGRAFIKE' (10.19.2010)
430 MIJË EURO VLERA E PULLAVE POSTARE ME ODRI HEPBURN (10.17.2010)
DE NIRO-WEAVER 'NE DRITAT E KUQE' (10.15.2010)
BOSNJA NDALON FILMIN E ZHOLISË (10.13.2010)
SOFIA LOREN, FITUESE E "ÇMIMIT PERANDORAK" NË JAPONI (10.13.2010)
DEMI MOORE DHE ASHTON KUTCHER NË IZRAEL PËR TA SHPËTUAR MARTESËN? (10.10.2010)
HALLE BERRY IA PREZANTON OLIVIER MARTINEZIN SË ËMËS (10.10.2010)
ZACK SNYDER DO TA BËJË REGJINË E FILMIT TË RI SUPERMAN (10.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]