VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRANVERË LIBRASH NË LAJPCIG

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 08:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PRANVERË LIBRASH NË LAJPCIG

E Shtunë, 03.16.2013, 03:28pm (GMT+1)



Edhe pse shitjet në librari janë në rënie dhe shumë librari po mbyllen, Panairi i Librit në Lajpcig është një "festë" e librave.
Panairi i Librit në Lajpcig, i dyti për nga madhësia atij të Frankfurtit hapi dyert. Për katër ditë me radhë dashamirës të librave dhe profesionistë në fushën e botimeve mund të njihen me botimet e më të fundit dhe prirjet në fushën e botimeve. Këtë vit në panairin e Lajpcigut prezantohen 20.000 libra dhe botime të reja. Më shumë se 2000 ekspozues dhe po aq autorë janë të pranishëm në Lajpcig ku prezantohen rreth 100.000 libra.

"Kujdes libër!"

Panairi i Librit fillon me një ofensivë. "Kujdes libër!" është motoja e fushatës me të cilën shoqatat e botuesve gjermanë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesve për botimet e tyre në letër përballë shtimit të botimeve on-line, që mbushin portalet me të ashtuquajturit e-books.

Autorët vetëbotues

Temë e këtij panairi është edhe veprimtaria vetëbotuese e autorëve (selfpublishing), sepse gjithnjë e më shumë shkrimtarë të rinj kërkojnë t'i hedhin në treg veprat e tyre pa u lidhur me botuesit tradicionalë, pra në mënyrë të pavarur. Për herë të parë aty për herë të parë në Lajpcig jepet një çmim për vetëbotuesin më të suksesshëm.

Pamje nga panairi

Fituese është Ina Körner e cila ka shitur pa një botues 32.000 kopje të romanit të saj. Për këtë roman të tipit fantaastik ai ja bërë reklamë në blogun e saj dhe në facebook.

"Në përgjithësi, çmimi është natyrisht një mrekulli, sepse kjo tregon se na marrin në konsideratë edhe ne autorëve vetëbotues dhe atë që një autor mund të jetë mjaft i suksesshëm me një libër edhe pa pasur pas vetes një shtëpi botuese." - thotë Ina Kërner.
Konkurrencë për botuesit? Për momentin jo, më tepër një element plotësues në treg thotë Juliane Reichwein nga shtëpia botuese Knaur-Verlag Droemer Neobooks, e cila ofron një platformë digjitale për vetëbotuesit.

"Ne kemi një komunitet relativisht të madhe me më shumë se 20.000 anëtarë të cilët i lexojnë dhe gjithashtu i vlerësojnë këta libra, kështu që autori mund të marrë reagime të menjëhershme. Po ashtu ai ka edhe mundësinë që ta zbulojë ndonjë botues dhe ta përfshijë në programin e tj të botimeve të librave të xhepit." - sqaron Juliane Reichwein.

Evropa Lindore dhe librat e veçantë

Panel për Kroacinë

Në fokus të Panairit të Librit në Lajpcig është si gjithmonë Evropa Lindore, sidomos për shkak të censurës dhe kanaleve të vështira të shpërndarjes.

Por edhe "librat e veçantë" janë në qendër të vëmendjes në Lajpcig, ku gjen një përzgjedhje të madhe librash të botuar me një formë të lartë artistike. Si p.sh. një libër kuzhine i shtëpisë botuese Quetsche Verlag, i cili kushton 2.100 euro dhe që me siguri nuk do ta ketë vendin në tryezën e kuzhinës.

Edhe për lexuesit Panairi i Librit në Lajpcig ka shumë oferta. Këtë organizohen mbi 5000 veprimtari me lexime dhe diskutime me autorët. Edhe pse shitjet në librari janë në rënie dhe shumë librari po mbyllen, Panairi i Librit në Lajpcig është një "festë" e librave.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - VEPRIMTARIA E SHKRIMTARIT SHQIPTAR SHEND SOLLAKU NOÉShkrimtari ka botuar kohët e fundit romanin me titull Kufiri i Mjegullës, në qendër të të cilit janë intelektualë ish të përndjekur politikë&a (03.15.2013)
POETESHA E RE TROPOJANE MANJOLA BRAHAJ - POEZIA IME SHKRUHET MËSËMIRI NË GEGNISHT (03.11.2013)
AJO RRJEDH NËPËRMJET MEJE SIKUR GJAKU I RICikël poetik nga SOKOL DEMAKU (03.10.2013)
FERIAL VASILIT, MËSUESES TIME TË LETËRSISË NË GJIMNAZIN SAMI FRASHËRIMësuesja e letërsisë që ishte për mua edhe shenjtore edhe diellNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.07.2013)
LOJA(Përshëndetje post scriptum Markesit)Rrëfenjë nga ENVER S. MORINA (03.07.2013)
TREGIME NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.05.2013)
AG E DRITË JE, O DRITËRO!Nga RAMIZ LUSHAJ (03.04.2013)
SHËRBYESJA E LASGUSH PORADECIT RRËFEN SHERRET E POETIT ME TË SHOQEN PËR TË DASHURAT (03.04.2013)
BUKURIA DARDANE KËRKON KËNGËT E SAJEsé nga THANI NAQO (03.03.2013)
RRËFIMINga ARTHUR RIMBAUD (03.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]