E Djelë, 05.19.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVE
Poezi nga VEHBI SKËNDERI

E Mërkurë, 10.16.2013, 07:42am (GMT+1)



Nuk ka pse të dish çdo gjuhë, me mijëra gjuhë, që flet Globi
Për të komunikuar me një grua.
Çdo dallëndyshe, fazankë, zog korbi, thëllëzë e fajkua
Shprehet njëlloj: "Të dua!"

Dhe japonisht, hebraisht, arabisht. Dhe gjermanisht. Dhe latinisht.
Dhe në çdo gjuhë tjetër, në të cilën asnjë libër e asnjë vjershë nuk u shkrua.
Dashnorët shprehen po njësoj: "Të dua!"

I ndrijnë sytë tërë gas: francezes, anglezes, indianes e kilianes
së hijshme kur buzëqesh: "Të dua!"

U qesh fytyra plot ndriçim, si aurora: balle, mjekra, gusha, llërë e duar.
Kur çuçurit çdokush, qoftë edhe pa zë: "Të dua!"

Dhe gjithë arkitektura e gruas: gjoksi, supet, gjunj e vithe:
Janë shkronja të këtij "alfabeti". Të kësaj Esperantoje.
Të njëjtat shenja "pikësimi": presje, pikëpyetje e pikëçuditje.
Të njëjtat hieroglife!

Dhe mund t'i lexojë me lehtësi:
Edhe një Profesor Akademik, me tre Çmime Nobel
Edhe një Kardinal: Tri Herë i Amëshuar
Edhe një bari dhish i pashkolluar: belbaç e teveqel.

Ngjyrat, kodet, shenjat e dëshifruara e të padëshifruara të dashnorëve
U ngjajnë sinjaleve të semaforëve: gjithnjë të mirëpritur e të MODËS.
Që mund të kuptohen, dhe në Kozmos.
--
Nga libri "Mirëmëngjesi Shqipëri", 2012
VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)
KËNGA E MONOTONISËProzë nga NONDA BULKA (10.15.2013)
DIELL I ATDHEUT Poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (10.15.2013)
'BLOWBACK' - ROMANI I ISH AGJENTES VALERI PLUME (10.14.2013)
"PËRJETË ME SHEFIKUN”, LIBËR NGA URTI OSMANI, NË KUJTIM TË BASHKËSHORTITNga: Prof. Dr. PAJTIM BEJTJA, Mësues i merituar-Tiranë (10.14.2013)
MANAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (10.14.2013)
MERIMANGA dhe KËPUCËT E SHQYERADy tregime nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.14.2013)
KAM SHUMË ANMIQ TË LIQ NË KËTO SENDE PA SHPIRTCikël poezish të zgjedhura nga MIGJENI (10.13.2013)
ABC-JA E KRESHNIKËVETregim nga MITRUSH KUTELI (10.13.2013)
KRJIMI I RRUZULLIMITPesë tingëllimat e para të poemës nga PJETËR ZARISHI (1806-1866) (10.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]