E Shtunë, 05.18.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NUK MUND TË JESH TI, SHPIRTI YT I PATHYER dhe MBI KËTO PASTELE GJETHESH
Tri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj”

E Mërkurë, 12.11.2013, 10:34am (GMT+1)



NUK MUND TË JESH TI

       Nuk di, nëse nxiton me mendje të mbyllur a mund të mbërrish me i zënë hapat e erës që galopon nëpër kujtesën e xhadesë.
      Atë ditë binte shi i rreptë, jo shiu i kristaltë por ai shi i tejdukshëm , shiu që i përngjante xhameve të kujtesës dhe që thyhej sa herë që stërkalat takoheshin me ullukët e vjetër
       Qyteti si një plakë ogurzeze mbante në kokë një shami pa ngjyrë, sa herë që e hidhte hapin,ndërrohej edhe ngjyra e shamisë.
     Atje poshtë nën urë, dëgjohej lehje qensh, lehnin edhe njerëzit,algat,myshqet nuk kishte mbetur asgjë pa e imituar lehjen e erës. Një mallkim thua se fshihej nën urat e Lumëbardhit, fshihej pas një hijes që i përngjante njeriut.
      Ky njeri herë dukej si një skelet e herë si një sfinks prej mermeri dhe ishte herë në gjendje ujore dhe herë në gjendje të ngurtë që mund të depërtonte deri në gjumin e dallgëve.
      Nuk di por një njeri fshihej pas tjetrit dhe që të dy këta njerëz fshiheshin pas një pasqyre që e nxirrte herë pas here një gjuhë të ngurtë që i përngjante gjuhës së ftohtë të gjarprit.
      Mes këtyre kolonadave të mermerta disa qindra vite nuk çelin lulet, as kandrat nuk kalojnë këndej pari, kur ti kalon kij kujdes, sa herë që e hedh hapin një hije të përcjell deri te lumi, ose pa vetëdije ti e përcjell hijen deri te burimi i saj.
     Kështu këtu  njerëzit dallojnë nga fluturat, ose i përngjajnë merimangave të zeza, dhe sa herë i zë uria e hanë vetveten deri në zhdukje.
        Nëse kaloni këndej pari, kini kujdes prej luleve mishngrënëse sa ora ju kapërdin juve dhe kujtimet e juaja që në disa raste nuk kanë kurrfarë vlefte,
       I mbani në mendjen e juaj sepse nuk keni ku t'i hidhni.
        Po që se i hidhni në ndonjë kontejner të zbrazët, zbrazeni edhe ju, shkoni prej një vitrine deri te ajo tjetra me kukulla të vdekura, dhe jeni më të zbrazur se sa që ishit te vitrina paraprake.
  Asnjë kontejner nuk i pranon, ja pra, kjo është ajo vlera e juaj për të cilën s'kam se çfarë të ju them sepse ju e dini më mirë se unë vlerën e një shpirti që ka humbur para lindjes së juaj.
      Ti nuk mund të jesh ti as uni i yt i sëmur nuk mund të jetë një pjesë e jote.
      Ju të dy jeni aq larg njëri tjetrit sa që kurrë nuk mund të takoheni mes veti edhe nëse i mbani të hapura sytë dhe mendjen, po ju them ju jeni shumë larg njëri nga tjetrit, ti je Nadiri kurse uni yt i sëmurë Zeniti.

hanë vetveten deri në zhdukje.
        Nëse kaloni këndej pari, kini kujdes prej luleve mishngrënëse sa ora ju kapërdin juve dhe kujtimet e juaja që në disa raste nuk kanë kurrfarë vlefte,
       I mbani në mendjen e juaj sepse nuk keni ku t'i hidhni.
        Po që se i hidhni në ndonjë kontejner të zbrazët, zbrazeni edhe ju, shkoni prej një vitrine deri te ajo tjetra me kukulla të vdekura, dhe jeni më të zbrazur se sa që ishit te vitrina paraprake.
  Asnjë kontejner nuk i pranon, ja pra, kjo është ajo vlera e juaj për të cilën s'kam se çfarë të ju them sepse ju e dini më mirë se unë vlerën e një shpirti që ka humbur para lindjes së juaj.
      Ti nuk mund të jesh ti as uni i yt i sëmur nuk mund të jetë një pjesë e jote.
      Ju të dy jeni aq larg njëri tjetrit sa që kurrë nuk mund të takoheni mes veti edhe nëse i mbani të hapura sytë dhe mendjen, po ju them ju jeni shumë larg njëri nga tjetrit, ti je Nadiri kurse uni yt i sëmurë Zeniti.





SHPIRTI YT I PATHYER


     Kosovë ç'të shkruaj për ty, lëkura e ime e shqyer ka një mall të pashuar, qanë si fëmijë pas lodrave të humbura qanë dhe nuk men, vajton edhe e kaluara e ime e hidhur tok me mua.
  Më duket se i përngjaj mjegullave, nuk kam as të kaluar e as të ardhme, që të dyja këto po më rrinë në kokë si një oreol e pavlerë ose më mirë me thënë si një saç i përskuqur prej dielli.
Kah do që e kthej kokën pas meje mbetet një zbrazëti, një det i pa kaluar malli dhe pikëllimi, sa herë që e qes hapin aq më shumë i afrohem theqafjes.
  Tani më nuk marr frymë, një copë ashti më ka mbetur në grykë dhe nuk mund ta nxjerr me asgjë, një hije e së kaluarës herë e zgjon të sotmen e herë të djeshmen.
       Dy njerëz jetojnë në mua me unin tim të dyshimtë, sa herë që e hedh hapin e parë  njëri aq herë rrohet tjetri.
       Kush janë këta që po më përcjellin, edhe në ferr do vijnë pas meje, jetojnë në çdo hap timin si hije ime e sëmurë? Kush janë këta?
        Më dalin parasysh plepat e prera dhe varret e shkulura , qohet peshë e kaluara dhe si makthi i zi ma zë frymën.
      Kjo poemë tmerri qe njëqind shekuj është duke galopuar nëpër mjerimin e sokakëve, këtu qepenat ka kohë që janë lëshuar në gjysmë shtiza, zanatlinjtë nuk kanë mall për asgjë, as nuk hanë e as nuk pinë .
      Një kërthi atje te rrapet asgjë tjetër nuk di përpos të dënesi si shiu  i vjeshtës
       Kosovë çfarë të mbeti nga plagët e tua? Sa herë që i lëpinë ato rriten si dallgë deti dhe të m,arrinte veti.
        Nuk jam në gjendje të kuptoj , athua vallë është duke të pikuar truri ose nga shpirti po të kullojnë varët që i përngjajnë atyre të Gjergjit .
       Hingëllima e gjokut dëgjohet në shtatë fshatra, nga çdo mëgojëz buron një lloj loti që s'shërohet me asnjë bar, thonë se këtu çdo gjë i përngjan dhembjes.
     Sa herë që i lëpive plagët, nga shpirti yt i pathyeshëm fluturoi përtej shtatë qiejve i vetmi zog i shenjtë, ai dykrenori i atdheut tënd që kurrë nuk bëri gjumë në shtratin e plagëve të huaja por në shtatin e plagëve veta...

MBI KËTO PASTELE GJETHESH

       Nëpër rrugët e ngushta të Prishtinës mbi pastele gjethesh është ulur acari dhe pikturon fytyrën e imagjinuar të një rrethi abstraktë, ku askund nuk bashkohen pikat e stërkalave të shiut vjeshtor.
         Hapat e plumbta të njerëzve endacak pa mëshirë shkelin mbi zërin e kambanës e cila disa shekuj u mësua me heshtjen, nga e cila filluan të vdesin njerëzit dhe mushkonjat.
       Mes këtij harku prej bryme për çdo ditë depërtojnë ngjyrat e ylberit, depërtojnë edhe shijet e njerëzve që i humbin ngjyrat në mendje, ose mendjen e humbin në përzierjen e ngjyrave dhe bëhen ngjyra të molisura nga një lodhje e pakuptueshme.
       Te baladat e vjetra zgjohen enigmat dhe kurrë më nuk flenë. Një pëllumb i bardhë është ndalur në degët e shpirtit dhe bisedon me korbin.
       Bie një shi i zi përzier me shtrezë, në katin e sipërm të kujtesës janë ulur zogjtë dhe bisedojnë me një cicërimë e cila për herë të parë duket në këto anë.
         Degët e akacieve paskan mbetur pa asnjë gjethe, vetëm rrënjët kanë hedhur lastarët e parë të dimrit mbi tokë dhe bisedojnë me dëborën.
         Një korbi i vetmuar me xhelozi i shikon krahët e bardha të një pëllumbi që shkunden si mendimet mbi një çati të vjetër.
       Shikon dhe mendon, po sikur të isha unë pëllumb, çfarë do të ishte atëherë pëllumbi?     
Një shi i imtë ia shkundi mendimet e korbit xheloz dhe i lëshoi disa stërkala që të këndellet nga një letargji e pavlerë.
      Oxhaku disi lëshon shumë pak shtëllunga tymi, mbi çatitë e rrënuara të fshatit kanë filluar laraskat t'i imitojnë qentë, mbase qentë nuk dinë t'i imitojnë korbat.
     Mjegullat dhe shirat kanë zbritur tepër ultë sa që mund t'i prekim shpirtrat e stërkalave me duart tona skelet.
    Nuk di a duhet të ecim ose të ndalemi këtu ku jemi, të vendnumërojmë si gjer më tani, jemi në mëdyshje, nëse nisemi për të ecur a kemi gjasa të mbërrimë të pamundurën.
       I kontrollojmë shqisat tona dhe nuk jemi në gjendje të kuptojmë se ende e keqja banon te ne.
      Një gjarpër i zi herë na hynë në shpirt e herë na i kontrollon xhepat .
     Nuk na ka mbetur asnjë fishek, si mund të mbrohet nderi i atdheut me gishta të fishkura, ose si mund t'i mbrojmë hijet që fshihen pas arkivoleve të gjelbra kur ato ikin prej nesh sa herë që i zgjasim duart. Ende qëndron korbi mbi degët e thyera të kujtesës, as pëllumbi nuk paska ikur, çfarë presin mes kësaj shakulline. Ndoshta  mendojnë se mund t'i ndërrojnë rolet.
    Unë di se korbit i pëlqejnë krahët e bardha të pëllumbit po ashtu edhe pëllumbit i pëlqejnë krahët e zeza të korbit. Shikojnë njëri tjetrin dhe nuk flasin asnjë fjalë. Shikojnë dhe heshtin.
    Nuk më pëlqen kjo heshtje mortore,vetëm fërfërima e gjetheve ua prish këtë monotoni. Zogjtë e plagosur për herë të fundit i shkundin krahët dhe qeshin me pa aftësinë e erës që depërton në kujtesën e hidhur të mendjes.    
        Shakullina si për habi u ndalë dhe hyri mes kësaj ngjarjeje jo të zakonshme.
        Më pastaj një zog tjetër fluturoi mes maleve, fluturuan edhe krahët e shkundur të lisave qindvjeçar, fluturoi çdo gjë që mund të fluturonte atë çast. Kjo shkundje i theu të gjitha kornizat e ylberit, nga urrejtja ndaj armikut në flatrat e shkundura po lind një ditë e re me disa lloje ngjyrash, befasisht lindi e nesërmja dhe i filloi këngës mbi një kërcu të kalbur, këndoi e këndoi disa shekuj, askush nuk j vuri veshin , këndoi aq kohë sa që i pëlciti timpani e veshit të djathtë.
       Një djep prej drurit të ahut ia nisi edhe ai një kënge të vjetër. U zgjuan të gjitha ninullat e shekujve, korbi dhe pëllumbi ikën deri te e panjohura, askush më nuk di se ku shkuan , në cilën botë u tretën...
      Ikën ose u shndërruan në ikje, as pëllumbi e as korbi asnjëherë më nuk erdhën mbi çatinë e fshatit.   













ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KURTHET E ENDRRES…Në vënd të pasthënies për librin e Hasan Selimit “ ANTOLOGJIA E ENDRRES”Nga LULZIM LOGU (12.10.2013)
BARDHYL DEMIRAJ - E VËRTETA E ARRATISJES SË MARTIN CAMAJT DHE DOKUMENTARI PËR TË (12.09.2013)
FUSTANI I MERILINITTregim nga PËRPARIM HYSI (12.09.2013)
NATË MUAJI MAJ- I vdekuri dhe i gjalli -Tregim nga MITRUSH KUTELI (12.08.2013)
PJESËTUAR NË QINDRA DASHURICikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.08.2013)
MARTIN CAMAJ S'ËSHTË SHKRIMTAR MËRGATE, MJAFT E ZHVLEFTËSUATNga MARIAN SHESTANI, studiues (12.07.2013)
ENIGMA IMECikël poetik nga ZEQIR LUSHAJ (12.07.2013)
SA E LODHUR MË DUKESH, MOJ TOKËCikël poetik nga FASLLI HALITI, botohet me rastin e 5 dhjetorit, ditëlindjes së poetit (12.05.2013)
Doli nga botimi libri për fëmijë,Shoku im arushi, i shkrimtares Vilhelme Vranari HaxhirajUNË JAM RINHARD HAXHIRAJ (12.04.2013)
ME MËSUESEN E PASIONUAR LUMTURI VLADI - BISEDË PËR DY LIBRA TË VEÇANTË( Ose: “Zjushë Lumja”, përherë e rrethuar nga nxënësit e saj, me ngrohtësi dhe dashuri )Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (12.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]