E Hënë, 05.20.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VAGËLLIMË E KTHJELLËT
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Martë, 07.01.2014, 03:40pm (GMT+1)


Ndjeva se në trurin tim u strehua diçka e bukur që erdhi nga jashtë. Ndoshta nga një libër i famshëm, nga një legjendë, nga një thënie e mënçur, nga një psikopat, a nga një njeri i thjeshtë, që e tha ashtu, rastësisht, pa e kuptuar bukurinë e përmbajtjes së sajë.
Trurin e ndjeja të lehtë, të gëzuar, të lumtur nga gjëja që lodronte nëpër rrudha. E ndjeja si valët e veriut ne verë, si frymë, si krahë fluture, si një gjallesë fluturuese të ajërt. E ndjeja të butë e të brishtë si buzët e foshnjës kur pi e përgjumur. Masa trunore nën kafkë po shijonte të gjitha bukuritë që mbartëte ajo gjë në strehëzën ku hyri për të pushuar.

Ndodhte të futeshin gjëra të tjera po aq të bukura, më të bukura, e më pakë të bukura, por atë nuk e spostonin dot asnjë grimë. As që guxonin të përziheshin a të depërtonin brenda sajë. Herë në formë avulli e herë në forme ajri, vetëm sa e përkëdhelnin si për të provuar dehjen që mund të shkaktonte diçka e paprovuar, e pamenduar, e panjohur. E shihnin gjithë zili si një gjë të pa arritshme, të shkëputur ndjeshëm nga bukuritë e çdo lloji.

Pavarësisht hyrje-daljeve të shumta e ndjeja atje në çdo çast. E vendosur në qendër, në ndonjë cep të fshehtë, apo pezull, peshën ja ndjeja njësoj. Edhe në gjumë të thellë bënte ndonjë lëvizje të mekur sa për të thënë: "Jam këtu".

Koha kalonte me shpejtësi, por ajo nuk merakosej se mund të harrohej a humbiste nëpër skutat e errëta ku braktisën gjërat e zakonshme. E dinte efektin e madh qe kishte mbi mua, sidomos mbi ndjenjen time, e cila ishte e aftë ta perceptonte në të gjitha format; të ngjyrtë, trasparente, të ngurtë, të lëngët, me peshë, pa peshë.

Në fakt, unë asnjëherë nuk isha në gjëndje të riprodhoja saktë atë që u fut e gjeti strehë në trurin tim. Madje nuk arrita të kuptoj në ishte imazh apo vagëlli, që duke u pritur ngrohtë, ra në dashuri menjëhërë. Ajo që unë kuptoja mirë, ishte se edhe truri im ishte dashuruar marrëzisht pas saj. Aq shumë ishte dashuruar sa filloi të vuaj. Trasmentonte dhimbje të forta në kokë, temtha dhe në zemër. Donte ti jepte formë, përmasa, që ta nxirrte andej akoma më të bukur seç hyri. Sytë mi veshi me "lule" dhe gati u qorrova për të dalluar "të bukurën", figurën e saj, atë që më kishte hequr qetësinë, gjumin. "Lulet e syve" nuk më ofruan asgjë të qartë që të kënaqte ndjenjën time.

Çdo ditë që kalonte trurin po e ndjeja më të rëndë, më me peshë. Nëpër rrudha po kuptoja një fryrje të çuditshme që rritej e rritej. Po më dukej se gjëja që hyri atje, e kishte mbarsur, kishte mbjellë një farë, e cila duke gjetur kushte të përshtatëshme, ishte zhvilluar dhe tashmë donte të lindte, të dilte në dritën e diellit. Vonesa e kishte pjekur, nuk mund të qëndronte më. Ashtu, nëpër dhimbje të forta, të padurueshme, mora një penë, një letër dhe nisa të shkruaj. Krijesa që doli ishte tjetër. Nuk ngjante fare me atë që hyri e u strehua atje...


FUND

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISA ÇASTE ME POETIN ADEM ZAPLLUZHANga HALIL KAJTAZI (07.01.2014)
ÇFARË U MUNGON KËTYRE RRUGËVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (06.30.2014)
ARTAN SANTO MIK PËR NJË NATËEsé nga ROLAND GJOZA (06.29.2014)
IKA LARG S'DI SI IKACikël poetik nga AVNI MULAJ (1947-2010) (06.29.2014)
KY ZË SHIUHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (06.28.2014)
HESHTJA E BARDHËCikël poetik nga GJIN GJONPALI (06.28.2014)
MARIOTregim nga SIRI SULEJMANI (06.27.2014)
COPA ÇASTESH NGA E SHKUARACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (06.27.2014)
SIKUR BOTËN TA KRIJONIN POETËTPoezi të reja nga SHKËLZEN ZALLI (06.26.2014)
VËLLAI I MADH, RRUGA E GEORGE ORWELL DREJT DISTOPISËEse nga DAVID AARONOVITCH (06.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]