E Hënë, 05.20.2024, 04:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MË
Nga QAZIM D. SHEHU

E Mërkurë, 10.08.2014, 11:12am (GMT+1)


BURIMI

Vjen së largu imazh i thyer,
Një vijë e horizontit u shkërbye me një brinjë.
Si rrugë ku duhej të ecja
Drejt burimit tënd të fshehur.
Eca dhe eca dhe e gjeta atë burim,
Kur e gjeta ,piva etshëm , u ngopa,
E tani?Asnjë horizont nuk më fton më.
Ç`trishtim...


ZOGËZ RRITUR NË KAFAZ

Zogëz rritur në kafaz.Kafaz i ndryem.
Në atë çast kur të afrohet një pëshpërimë,
Hekurat shqyhen vetiu,
Dikush i la pa saldim...

BREGU

Dashuria ec drejt teje.
Ti prita i vë.
Si një lumi të rrëmbyer,
Për të ruajtur të mbjellat.
Lumi s`të dëgjon.
Pritat shpërthen.
Mbytesh në të ,
Një breg të ri gjen...

EMBLEMË

Të gjithë ne kemi nevojë për një emblemë.
Na e vodhën mbretërit.
Pa emblemë s`dimë ku vemë,
Piketat na i hoqën etërit...

SADO

Sado të rrotullohen ditët,
Portreti jot mbetet i njenjtë.
Je e zonja t`i mbushësh greminat
Me atë që të do vërtet..
Sado fjalët e mia nuk thonë,
Të vërtetën që duhej të ish,
Greminat brenda teje gjëmojnë
Në ikjen tënde të trishtë...

I LIGU

Brenda fjalës së mirë punon i ligu,
E ëmbëlson atë si karamele.
Në sytë e tij gjysmë të fikur,
Merr stuhi një dredhëz ere...

FILLIMI

Dashuritë gjithnjë mbeten përgjysmë,
Ndryshe nga e para s`do t`ua fillonim,
Edhe një përkryerje fjale mbetet përgjysmë,
Edhe një aventurë pa Don Kishotin.
Mos ndodhte kështu si do ia fillonim,
Të dashuronim, të flisnim, të kërkonim,
Plotërinë e çastit paranonjak,
I cili s`vjen asnjëherë,
Për të ruajtur përgjysmimin plot vlerë...

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)
Poezi shqipe nga ItaliaMALET E FËMIJËRISË SIMECikël poetik nga ZEF MULAJ (10.05.2014)
IDENTITETI SHQIPTAR I ARBËRESHITdhe 13 poezi e një poemë nga libri 'Heroika' i RRUSTEM GECIT (10.05.2014)
Një legjendë e bukur e indianëve të AmerikësSI LINDI YLBERI... LEGJENDA E LËKURËKUQVEPërktheu: FASLLI HALITI (10.05.2014)
“PËR ATË DIELL”Esé nga QERIM SKËNDERAJ (10.03.2014)
PSE DUHET TA MARRË KADARE NOBELINNga MANJOLA ZAÇELLARI, Studiuese (10.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]