VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Financial Times": SHFAQJA SERBE PËR BRAMERZIN

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 11:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
"Financial Times": SHFAQJA SERBE PËR BRAMERZIN
E Hënë, 11.15.2010, 06:58pm (GMT+1)

Sergei Bramerz gjatë vizitës në Beograd, 15 nëntor 2010

15.11.2010 -"Financial Times" -Kur policia serbe hapi hetimet ndaj një zyrtari të lartë të shërbimeve sekrete ushtarake javën e kaluar, dukej se autoritetet ishin më afër kapjes së Ratko Mlladiqit, të kërkuarit kryesor që vazhdon të jetë ende në arrati nga luftërat në Ballkan në vitet '90-të.

Aco Tomiq, ish-shef i shërbimeve të zbulimit të ushtrisë deri në vitin 2003, po hetohet rreth dyshimeve se ka ndihmuar udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq të strehohet në një bazë të ushtrisë në afërsi të Beogradit.

Vizita e së hënës në Beograd e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Serzh Bramerz, përkon me kohën kur janë rritur presionet ndaj Serbisë për të dëshmuar bashkëpunim të plotë për kapjen e dy të akuzuarve që janë ende në arrati, Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit.

Mlladiqi, që drejtoi trupat serbe të Bosnjës edhe gjatë masakrës së Srebrenicës dhe Goran Haxhiqi, udhëheqës i serbëve të Kroacisë besohet se fshihen në Serbi, njoftoi zyra e Bramerzit. Rënia në gjurmët e vendndodhjes së tyre, ka qenë e vështirë. Në 2006 me këshillat e prokurorëve të Kombeve të Bashkuara, policia serbe iu afrua më së shumti rrethit të mbështetësve të Mlladiqit.

Si pasojë e aksioneve të atëhershme u humb dhe lidhja e vetme që kishin zyrtarët për të çuar deri te Mlladiqi. Hetuesit ndërkombëtarë, ashtu si prokuroria serbe, kanë pohuar se katër vite më parë ishin shumë më afër arrestimit të Mlladiqit sesa që janë tani.

"Duke arrestuar mbështetësit e Mlladiqit autoritetet humbën mundësinë për t'i ndjekur këta njerëz deri tek arritja te Mlladiqi", thotë analisti politik serb, Boshka Jakshiq.

Me krijimin e Qeverisë së re në 2008-ën që shihet si pro-evropiane ka pasur një tronditje të shërbimeve të zbulimit. Ndryshimet pjesërisht janë bërë për t'i kënaqur kërkesat e BE-së për kapjen e Mlladiqit.

Megjithatë, margjinalizimi i agjentëve që kanë qenë të afërt me regjimin e vjetër ka zvogëluar aftësitë e shtetit për të gjetur Mlladiqin.

"Vullneti politik është real, por nuk kanë mbetur bashkëpunëtorë të Mlladiqit, me të cilët mund të negociohet", thotë Jakshiq.

Përparimi i ngecur pasqyrohet dhe në raportet e kryeprokurorit Bramerz. Një vit më parë raporti i tij ishte pozitiv për autoritetet e Beogradit. Së fundi ai e ka vënë sërish theksin te problemet në bashkëpunimin me Beogradin.

Bramerz do të paraqesë sërish raportin e tij në dhjetor para Këshillit të Sigurimit. Raporti mund të ndikojë fuqishëm në rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Bozhidar Gjeliq, zëvendëskryeministri i ngarkuar për integrimet evropiane thotë se Serbia do të jetë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të 2015-ës. Shumëçka varet nga atmosfera në Bruksel, por mbi të gjitha nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i dy të akuzuarve që janë ende në arrati.

Qeveria serbe përpiqet të tregojë se po punon në këtë drejtim. Beogradi ka një histori të tërë të operacioneve të kërkimit para çdo vizite zyrtarësh nga Haga.

Braca Grubaçiq, analist politik, thotë se, "bastisjet dhe hetimet e fundit nuk janë asgjë e re. Gjithçka është një teatër i madh për t'i bërë përshtypje Bramerzit".(i.b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KINA KRYESON ME KOMPJUTERIN MË TË SHPEJTË (11.15.2010)
PËRFUNDOI TAKIMI I FORUMIT EKONOMIK TË AZI-PAQËSORIT (11.15.2010)
BERLUSCONI NËN PRESION PREJ TË GJITHA PALËVE (11.14.2010)
LIRIMI I AUNG SU KISË U JEP SHKAS FESTIMEVE POR EDHE PARALAJMËRIMEVE (11.14.2010)
SAN KJI KËRKON UNITET, OBAMA E QUAN HEROINË (11.13.2010)
MIANMAR: LIROHET AKTIVISTJA SAN SU KJI (11.13.2010)
RRËMBEHET ANIJA KINEZE ME 29 MARINARË (11.13.2010)
PRESIDENTI OBAMA DHE UDHËHEQËS BOTËRORË NË JAPONI PËR NJË TAKIM TË AZI-PAQËSORIT (11.12.2010)
NOBELISTËT E PAQES KËRKOJNË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE (11.12.2010)
MOLDAVIA KËRKON NDIHMËN E NATO-s KUNDËR RUSISË (11.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]