VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes
E Premte, 01.02.2009, 10:32am (GMT+1)

Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni tha dje se çdo vendim që mund të marrë Izraeli për të ndalur sulmet në Rripin e Gazës do të varet nga një analizë e përditshme e operacioneve ushtarake kundër grupit militant palestinez Hamas. Zonja Livni i bëri komentet në Paris pas bisedimeve me Presidentin francez Nikola Sarkozi dhe ministrin e jashtëm të Francës Bernard Kushner. Zonja Livni tha se sulmet izraelite ndaj Hamasit i kanë dhënë një goditje infrastrukturës së terrorizmit në rajon. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Egjiptit Ahmed Aboul Gheit tha në Kajro se çdo marrëveshje për armpushim mes Izraelit dhe Gazës duhet të përfshijë garanci se militantët palestinezë do të ndalin sulmet me raketa ndaj Izraelit. Ai tha se sulmet me raketa i dhanë Izraelit pretekstin për të ndërmarrë ofensivë ndaj territorit që është nën administrimin e Hamasit.

Ministrja e Jashtme Livni tha në konferencën për shtyp se Izraeli do të vendosë vetëm nëse do të ndalë apo jo ofensivën ndaj Hamasit, bazuar në analizën ditore të gjendjes. Një numër vendesh i kanë bërë thirrje Tel Avivit të pranojë armpushimin, por zonja Livni tha se çdo armpushim do të ishte pretekst që do t'i jepte Hamasit mundësi për t'u armatosur: "Ne duam ta dobësojmë Hamasin në Rripin e Gazës. Në fund të fundit, Hamasi nuk është problem vetëm për Izraelin, por për gjithë popullin palestinez; kjo organizatë është problem për ata që e kuptojnë natyrën e vërtetë të Hamasit. Kjo organizatë është problem për të gjitha vendet arabe që e kuptojnë se kanë edhe në vendet e tyre elementë radikalë, përfshirë organizatën Vllazëria Myslimane që vepron në vende të ndryshme."

Zonja Livni i bëri komentet në Pallatin Elize në Paris, pas bisedimeve me Presidentin francez Nikola Sarkozi dhe Ministrin e Jashtëm francez Bernard Kushner. Shefja e diplomacisë izraelite tha se Presidenti Sarkozi e kupton kërcënimin që i kanoset Izraelit nga Hamasi, i cili vazhdon të godasë me raketa territorin izraelit. Megjithëse zoti Sarkozi ia dorëzoi presidencën e radhës të BE-së Republikës Çeke me fillimin e vitit të ri, Presidenti francez duket i vendosur për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet globale, veçanërisht në konfliktin e Lindjes së Mesme.  Të hënën, Presidenti francez do të fillojë një turne në Lindjen e Mesme, me ndalesa në Izrael, Bregun Perëndimor, Egjipt, Jordani, Siri dhe Liban. Ndërkaq sot, zoti Sarkozi do të takohet me udhëheqësin e forcës kryesore politike në parlamentin e Libanit, zotin Saad Hariri. Në fjalimin që mbajti me rastin e ndërrimit të viteve, zoti Sarkozi tha se është përgjegjësia e Francës të përpiqet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës (01.02.2009)
S'ka armëpushim midis palëve ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhuron gjak për fëmijët e Gazës (12.31.2008)
Europa kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza (12.30.2008)
Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës (12.30.2008)
Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të ndërpresin luftimet (12.28.2008)
Bashkimi Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm (12.28.2008)
Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit (12.26.2008)
Spiunët në vendet ish komuniste & (12.24.2008)
City Journal: Kosova, model i tolerances islame (12.21.2008)
Shengeni vë Zvicrën në vështirësi (12.21.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]