VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Irani i jep përgjigje pozitive propozimit të OKB-së

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Irani i jep përgjigje pozitive propozimit të OKB-së
E Enjte, 10.29.2009, 01:33pm (GMT+1)


 

 

Mediat iraniane njoftuan se Irani ia ka prezantuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë përgjigjen e tij ndaj projekt marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Agjencia ISNA ka cituar emisarin iranian në agjencinë, Ali Asgar Soltanie, të ketë thënë se "Irani ka kërkuar "plotësime teknike dhe ekonomike".

Më herët, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha sot se Irani do ta mirëpresë marrëveshjen bërthamore të propozuar me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Francën.

Ahmadinexhad gjithashtu tha se megjithëse Irani është i gatshëm të bashkëpunojë, "vendet e përfshira në marrëveshjen gjithashtu duhet t'i përmbushin premtimet e veta".

Ai nuk tha nëse Irani përfundimisht do ta pranojë marrëveshjen, ashtu siç u hartua në Vjenë javën e kaluar, apo do të kërkojë ndryshime.

Ahmadinexhad i bëri këto komente në një deklaratë televizive në Mashad, në verilindje të vendit.

Marrëveshja, e propozuar nga Kombet e Bashkuara, parasheh që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit me nivel të ulët pasurimi në Rusi dhe në Francë, për t'u procesuar më tej në karburant bërthamor.

Marrëveshja synon t'i zbusë drojet se Irani e pasuron uraniumin me qëllim që të prodhojë armë bërthamore.

Teherani i mohon këto pretendime. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Washnington Post: Trupat të kthehen në shtëpi (10.29.2009)
SHBA: Dollari ruan statusin e tij botëror (10.28.2009)
Gjykata Kushtetuese shtyn takimin për traktatin (10.28.2009)
Sarkozi bjerr në sondazhe, 58 për qind e francezëve nuk e miratojnë (10.27.2009)
Beograd: Gyl nuk flet në Kuvendin e Serbisë (10.26.2009)
Debuton lobby hebrej i majtë (10.26.2009)
Kryeministri turk Erdogan mbron Iranin (10.26.2009)
Greqia në alarm, mafia italiane zbraz lëndë radioaktive në Jon (10.25.2009)
Inspektorët e AIEA arritën në Teheran, do të inspektojnë impiantin në Qom (10.25.2009)
Obama: Gripi i derrit emergjencë kombëtare (10.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]