VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KERRY, HAGUE - UKRAINA NUK SIMBOLIZON NJË NDARJE LINDJE-PERËNDIM

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 12:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KERRY, HAGUE - UKRAINA NUK SIMBOLIZON NJË NDARJE LINDJE-PERËNDIM

E Mërkurë, 02.26.2014, 06:15pm (GMT+1)


Diplomatë më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë mohuan se Ukraina përballet me një ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit, tani që presidenti pro-rus Viktor Janukoviç, është rrëzuar nga pushteti.

Pas një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se Uashingtoni dhe Londra shpresojnë se Ukraina do të mund të formojë një "qeveri gjithëpërfshirëse."

Nga ana e tij, zoti Kerry hodhi poshtë pohimet se trazirat politike të Ukrainës simbolizojnë ndarjen Lindje-Perëndim të epokës së Luftës së Ftohtë.

"Kjo nuk është një lojë me një fitues dhe një humbës, nuk është Perëndimi kundër Lindjes dhe nuk duhet të jetë ashtu. Këtu nuk kemi të bëjmë me një zgjedhje ose Rusi ose Shtetet e Bashkuara, kjo ka lidhje me zgjedhjen e ukrainasve për të ardhmen e tyre dhe ne duam të punojmë me Rusinë dhe me vendet e tjera, që gjërat të zhvillohen në mënyrë paqësore këtej e tutje, sepse padyshim, dhuna e tmerrshme në sheshin e Kievit  ishte një tronditje për të gjithë në botë," tha Sekretari Kerry.

Dje Rusia deklaroi se nuk do të ndërhyjë në politikën e Ukrainës. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se është "e rrezikshme dhe joproduktive", ta detyrosh Ukrainën të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës.

Zoti Janukoviç iku nga nga kryeqyteti të shtunën pas tre muaj protestash disa herë të dhunshme që shpërthyen pasi ai hodhi poshtë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTIN URDHËRON STËRVITJE LUFTARAKE (02.26.2014)
PRESIDENTI OBAMA - TË PËRGATITEN PLANET PËR TËRHEQJE NGA AFGANISTANI (02.25.2014)
GJENDET GAZ NATYROR NË BRIGJET E GAZAS (02.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA FTON PRESIDENTIN ABAS NË UASHINGTON (02.24.2014)
TAKIM I MINISTRAVE TË FINANCAVE TË G20s (02.24.2014)
KIEV, TYMOSHENKO I DREJTOHET TURMËS - JU JENI HERONJ, ELEMINUAT NJË KANCER (02.23.2014)
PRITJE ENTUZIASTE PËR JULIA TIMOSHENKON NË KIEV (02.23.2014)
SHKARKOHET YANUKOVYCH, LIROHET TYMOSHENKO (02.22.2014)
SHBA - MARRËVESHJA NË UKRAINË, TEPËR E BRISHTË (02.22.2014)
YANUKOVYCH LARGOHET NGA KIEVI - TIMOSHENKO LIROHET PAS 10 DITËSH (02.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]