VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTËPIA E BARDHË E PARALAJMËRON RUSINË PËR UKRAINËN

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 05:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHTËPIA E BARDHË E PARALAJMËRON RUSINË PËR UKRAINËN

E Hënë, 04.07.2014, 07:04pm (GMT+1)


Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Rusinë që të mos ndërhyjë në Ukrainën lindore, duke kërcënuar për sanksione të mëtejshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se ka dëshmi të forta se disa protestues pro-rusë të cilët kanë marrë ndërtesat qeveritare në Ukrainën lindore, janë të paguar.
 
Ai tha se nëse Rusia ndërmerr veprime  në Ukrainën lindore, ky do të ishte një përshkallëzim shumë serioz.
 
Sot, Kryeministri i Ukrainës akuzoi Rusinë për mbështetjen e demonstratave separatiste, duke përfshirë pushtimin e ndërtesave qeveritare në tre qytete lindore të vendit. Njerëz të armatosur pro-rusë pushtuan sot një ndërtesë qeveritare në qytetin lindor të Ukrainës, Luhansk.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk tha në një takim të kabinetit se Rusia qëndron pas trazirave në qytetet lindore Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv. Ai tha se demonstratat janë qartazi pjesë e një plani për të destabilizuar situatën dhe për të lejuar trupat e "huaja" të kalojnë kufirin dhe të pushtojnë territor ukrainas.
 
Ministria e Brendshme njoftoi sot se persona të armatosur morën kontrollin e ndërtesës së shërbimeve të sigurisë në Luhansk, rreth 25 kilometra në perëndim të kufirit me Rusinë. Ky qytet ka përjetuar protesta të shpeshta që nga rrëzimi i presidentit pro-rus, Viktor Janukoviç në muajin shkurt.

Policia në Luhansk tha se është vënë në gjendje gatishmërie dhe ka bllokuar të gjitha hyrjet në qytet.

Pushtimi i ndërtesës së shërbimeve të sigurisë vjen pas marrjes së disa ndërtesave qeveritare në rajonet lindore, ku prej shumë javësh është vërejtur një rritje e ndjenjave separatiste.

Oleksandr Relke, kryekomandant i të ashtuquajturës Ushtria Juglindore, tha se qytetarët në Ukrainë juglindore, duhet të lejohen të mbajnë një referendum për të ardhmen e rajonit.

Banorët e gadishullit të Krimesë muajin e kaluar votuan për t'u bashkuar me Rusinë.

"Referendumi është i pashmangshëm. Ai do të mbahet, edhe në qoftë se ne të gjithë vdesim këtu. Ne garantojmë se referendumi do të bëhet dhe për këtë jap fjalën time. Zgjedhjet nuk do të zhvillohen para referendumit, por pas tij," i tha zoti Relke agjencisë së lajmeve Associated Press.

Në kryeqytetin Kiev, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Deshchytsia u tha gazetarëve se trazirat në krahinat lindore të vendit ka shumë të ngjarë të jenë nxitur nga të ashtuquajturit turistë politikë rusë.

Andrii Deshchytsia, ministër i jashtëm
"Numri i tyre është më i vogël se sa pak javë më parë, por ata janë më aktivë tani," tha zoti Deshchytsia.
 
Zyrtarët e Ukrainës thonë se trupat ruse vazhdojnë të jenë të stacionuara në distancë rreth 30 kilometra nga kufiri ukrainas. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - AKTIVISTËT PRORUSË SHPALLËN REPUBLIKË NË DONJECK (04.07.2014)
FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË SREBRENICËS E PADISIN QEVERINË E HOLLANDËS (04.07.2014)
SHBA - DY LUFTANIJE TË TJERA NË JAPONI (04.07.2014)
SHBA - AMERIKANËT TË MOS SHKOJNË NË IRAK (04.07.2014)
KINA ZBULON NJË IMPULS NGA AVIONI I ZHDUKUR (04.06.2014)
AFGANISTAN - VRITET FOTOREPORTERJA GJERMANE (04.04.2014)
SHTËPIA E BARDHË - TWITTERI KUBAN, PROJEKT ZHVILLIMI (04.04.2014)
TENSIONE TË LARTA NË KUFIRIN MES RUSISË DHE UKRAINËS (04.03.2014)
TRE TË VRARË NË FORT HOOD TË TEKSASIT (04.03.2014)
NJË TËRMET I FUQISHËM E GODET KILIN (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]