VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE

E Shtunë, 04.19.2014, 08:30am (GMT+1)


Ekstremistët pro-rusë nuk duket se kanë ndër mend të ulin armët dhe të lirojnë ndërtesat qeveritare në Ukrainë. Ka shumë pikëpyetje për suksesin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës, Rusisë dhe Bashkimit Evropiane për të ulur tensionet në rajon.

Para zyrave të administratës rajonale në Donetsk dëgjohej muzikë me zë të lartë, ndërsa flamujt rusë valëviteshin në puhinë e pranverës. Brenda ndërtesës, udhëheqësi i vetëshpallur i separatistëve pro-rusë Denis Pushilin nuk u kushtoi rëndësi përpjekjeve për ta dëbuar atë dhe pasuesit e tij nga ndërtesat:

"Ministri i jashtëm rus nuk nënshkroi në emrin tonë, ai nënshkroi në emër të Federatës Ruse", thotë Pushilin.

Në Kiev, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Deshchytsia paralajmëroi se po afron afati i fundit:

"Nëse nuk fillon puna brenda pak ditësh, mendoj se pas Pashkëve do të ketë veprime më konkrete".

Të premten Ukraina nuk arriti të marrë nën kontroll ndërtesat e uzurpuara kur separatistë të armatosur mirë morën në dorë makinat e ushtrisë ukrainase. Gjeneral Brigadieri amerikan Ron Mangum thotë se një përpjekje tjetër mund të mos ketë shanse më të mira suksesi:

"Niveli i organizimit të këtyre grupeve paraushtarake, armatimet që kanë e gjithë kjo nuk është diçka që ata kanë akumuluar në banesa gjatë verës për të bërë gjueti në vjeshtë".

Një numër gjithnjë e më i madh zyrtarësh të lartë paralajmërojnë se një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të grupeve paraushtarake janë në fakt efektiv i rregullt rus.

Gjenerali Mangum thotë se këto zhvillime u përngjajnë veprimeve që ndërmori Rusia për të aneksuar Krimenë muajin e kaluar dhe ndërhyrjes ruse në Gjeorgji në 2008. Megjithë përpjekjet e NATO-s për të fuqizuar mbrojtjen, thotë ai, fakti që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se kriza nuk do të zgjidhet me ndërhyrje ushtarake përbën problem.

"Eliminimi i opsionit ushtarak pak a shumë i thotë Rusisë se po nuk arritëm t'i bëjmë presion të fortë ekonomik, nuk ka njeri që e ndalon Moskën".

Ky nocion ka shqetësuar një numër vendesh në Evropën qendrore dhe lindore.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT (04.18.2014)
KINA PLANIFIKON REFORMA PËR RRITJEN EKONOMIKE (04.18.2014)
NJU JORK - MBYLLET PROGRAMI I PËRGJIMIT TË MYSLIMANËVE (04.17.2014)
GJEORGJI - LIROHEN TRE GAZETARËT E ARRESTUAR NGA AUTORITETET RUSE (04.17.2014)
NJU JORK - REAGIME PAS SHPËRBËRJES SË PROGRAMIT TË PËRGJIMIT (04.17.2014)
290 TË ZHDUKUR PAS MBYTJES SË TRAGETIT KOREANOJUGOR (04.17.2014)
NATO SHTON PRANINË USHTARAKE NË EVROPËN LINDORE (04.16.2014)
SHKALLËZOHEN TENSIONET NË UKRAINË (04.16.2014)
SEPARATISTËT VAZHDOJNË UZURPIMET NË LINDJE TË UKRAINËS (04.16.2014)
UKRAINË - MAKINA TË BLINDUARA ME FLAMURË RUSË NË KRAMATORSK (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]