NË BEOGRAD POSTERË TË MLADIQIT - E FALËNDEROJNË PËR MASAKRËN E SREBRENICËS
E Shtunë, 07.12.2014, 10:25am (GMT+1)
Në shumë pjesë të qytetit të Beogradit të enjten mbrëma, në përvjetorin e 19 të masakrës së Srebrenicës, janë vendosur posterë të Ratko Mladiq, gjeneralit famëkeq serb që Haga e akuzon për krime lufte.
Në posterë shkruan "Faleminderit Gjeneral për Srebrenicën" ndërsa Mladiq aty shfaqet me uniformë.
Mladiq i cili ishte komandant i serbëve të Bosnjës aktualisht është duke y gjykuar për krime lufte të kryera në ish hapësirën e Jugosllavisë.
Siç dihet Armata e Republika Srpska më 1995 e kishte marrë nën kontroll më 1995 Srebrenicën ku kishte masakruar më shumë se 8 mijë boshnjakë.
www.voal-online.ch
|