E Martë, 05.14.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
OBAMA - IRAKIANËT TË BASHKOHEN NË LUFTËN KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË

E Martë, 08.12.2014, 07:40am (GMT+1)



Presidenti amerikan Barak Obama thotë se është jetike për irakianët që të bashkohen për të luftuar kryengritjen islamike që tani kërcënon pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Presidenti Obama dje u tha gazetarëve se administrata e tij beson se qeveria e re që do të formohet në Bagdad duhet të punojë me shpejtësi për të bashkuar komunitetet e ndryshme të Irakut. Ai u bëri thirrje atyre që po punojnë për formimin e qeverisë së re që të bashkohen në mënyrë paqësore rreth qëllimit për eliminimin e rrezikut nga militantët islamikë të ISIL-it të cilët kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit dhe janë ndeshur me pak rezistencë.

Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kanë kryer sulme ajrore në mbështetje të luftëtarëve kurdë dhe refugjatëve në Irakun verior. Ai tha se avionët amerikanë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie për të sulmuar ekstremistët të cilët po përpiqen të krijojnë një kalifat në rajonin e madh që ata tani e kontrollojnë.

Ligjvënësi i Irakut Haider al-Abadi është emëruar për formimin e një qeverie të re në Bagdad. Presidenti Obama tha se ai dhe nënpresidenti Joe Biden i kanë telefonuar zotit Abadi më parë gjatë ditës për t'i shprehur atij mbështetjen e tyre.

Presidenti i ri i Irakut Fouad Massoum zgjodhi zotin Abadi, nënkryetar i parlamentit, për të udhëhequr vendin shkatërruar nga lufta. Ai u emërua nga koalicioni kryesor shiit i Irakut, Aleanca Kombëtare, e cila refuzoi emërimin e Nuri al-Malikit për një mandat të tretë si kryeministër. Zoti al-Maliki ka sfiduar thirrjet e komunitetit suni, kurdëve dhe disa shiitëve të tjerë për t'i lënë vendin nje figure më pak polarizuese.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIDERËT EVROPIANË I DËRGOJNË URIME ERDOGANITKancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar “sukes, qëndrueshmëri dhe fuqi” (08.11.2014)
VAZHDOJNË SULMET AMERIKANE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.11.2014)
MILITANTËT E BRAKTISIN AL KAIDËN PËR SHTETIN ISLAMIK (08.11.2014)
PUTIN E FILLOI PROJEKTIN RUSO-AMERIKAN TË NAFTËS (08.10.2014)
TURQI - MBAHEN ZGJEDHJET HISTORIKE PRESIDENCIALE (08.10.2014)
PROTESTA KUNDËR DHUNËS NË GAZË (08.09.2014)
APROVIM NË BERLIN PËR MISIONIN E GAZËS (08.09.2014)
SULME TË REJA NGA USHTRIA AMERIKANE NË IRAK (08.09.2014)
SHQETËSIME SE RUSIA MUND TË PUSHTOJË UKRAINËN (08.08.2014)
AVIONËT AMERIKANË BOMBARDOJNË MILITANTËT E SHTETIT ISLAMIK NË IRAK (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]