VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - E VETMJA GJUHË QË KUPTOJNË VRASËSIT ËSHTË GJUHA E FORCËS

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 08:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - E VETMJA GJUHË QË KUPTOJNË VRASËSIT ËSHTË GJUHA E FORCËS

E Mërkurë, 09.24.2014, 05:48pm (GMT+1)



Në një fjalim që mbajti në Kombet e Bashkuara, Presidenti Barak Obama tha se ai synon të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të shkatërruar grupin Shteti Islamik, të cilin e quajti "një rrjet të vdekjes." Zoti Obama u tha udhëheqësve të mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se e vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës."

Presidenti Obama deklaroi se me terroristët nuk do të ketë negociata. E vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës, tha ai.

Në fjalimin e tij, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me një koalicion të gjerë për të shkatërruar këtë rrjet të vdekjes.

Ai premtoi se Amerika do të përdorë fuqinë ushtarake në një fushatë sulmesh ajrore për të sprapsur ISIS dhe do mbështesë irakianët dhe sirianët për të rimarrë komunitetet e tyre.

Tashmë, tha Presidenti Obama, mbi 40 vende kanë ofruar të bashkohen në koalicionin për të shkatërruar grupin Shteti Islamik.

Ata që vazhdojnë të luftojnë për një kauzë të urryer, tha Presidenti Obama, do ta gjejnë veten gjithnjë e më të vetmuar. Ne, tha Presidenti amerikan, nuk do të dorëzohemi ndaj kërcënimeve dhe do të tregojmë se e ardhmja u takon atyre që ndërtojnë - jo atyre që shkatërrojnë.

Presidenti Obama tha se ka ardhur koha që bota, e sidomos komunitetet muslimane ta refuzojnë qartë, me forcë dhe pandërprerë ideologjinë e al Kaidës dhe ISIS.

Presidenti tha se Amerika nuk do ta bazojë të tërë politikën e saj të jashtme tek reagimi ndaj terrorizmit. Përkundrazi, tha ai, SHBA kanë ndërmarrë një fushatë të fokusuar kundër al Kaidës dhe forcave të lidhura me të, duke goditur udhëheqësit e tyre, dhe duke u mohuar atyre strehë të sigurta.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin. Myslimanët në të gjithë botën, tha ai, aspirojnë të jetojnë me dinjitet dhe me ndjenjën e drejtësisë. Miliona amerikanë myslimanë janë pjesë e indit që përbën vendin tonë, tha Presidenti.

Presidenti Obama tha se ISIS ka terrorizuar cilindo që ata ndeshin në Irak dhe Siri. Gratë i janë nënshtruar përdhunimit si armë lufte dhe janë vrarë fëmijë të pafajshëm. Trupat e njerëzve janë hedhur në varreza masive. Ai tha se janë bërë krime të tmerrshme, të paimagjinueshme, ku qenie njerëzore të pafajshme janë ekzekutuar me prerje koke.

Në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara presidenti Obama paralajmëroi ata të cilët i janë bashkuar Shtetit Islamik që të largohen nga fusha e betejës, për sa kohë që mund ta bëjnë këtë".

Po sot, Zoti Obama kryeson një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtarët e tij pritet të miratojnë një rezolutë lidhur me problemin e luftëtarëve të huaj që shkojnë për t'u bashkuar me grupet terroriste.

Takimet pasojnë zgjerimin e fushatës ajrore të ushtrisë amerikane kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - SULME TË REJA KUNDËR ISIS NË SIRI (09.24.2014)
VATIKAN - ISH AMBASADORI NË ARREST SHTËPIAK (09.24.2014)
ERDOGAN - TURQIA MUND T'I BASHKOHET KOALICIONIT KUNDËR IS-it (09.24.2014)
VRITEN TË DYSHUARIT PËR RRËMBIMIN E TRE IZRAELITËVE (09.23.2014)
SHBA FILLOJNË SULMET AJRORE KUNDËR SHTETIT ISLAMIK NË SIRI (09.23.2014)
IZRAELI KA 8,2 MILIONË BANORË - 75 PËR QIND HEBRENJ (09.22.2014)
POLONI - EWA KOPACZ BËN BETIMIN SI KRYEMINISTRE (09.22.2014)
TAKIM I RRALLË I SEKRETARIT KERRY ME HOMOLOGUN IRANIAN (09.22.2014)
PIKËPYETJE PËR EFIKASITETIN E SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN (09.20.2014)
LIRIMI I PENGJEVE TURKE DHE LUFTA NDAJ ISIS (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]