VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇMIM NOBEL NË KIMI - DY AMERIKANË DHE NJË GJERMAN

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ÇMIM NOBEL NË KIMI - DY AMERIKANË DHE NJË GJERMAN

E Mërkurë, 10.08.2014, 06:56pm (GMT+1)



Gjatë një njoftimi të bërë sot, Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë bëri të ditur se puna kërkimore e këtyre shkencëtarëve e ka ngritur mikroskopinë optike në dimensione jashtëzakonisht të detajuara.

Mikroskopia optike është metoda e përdorur nga shkencëtarët për të vëzhguar qelizat në nivel molekulash. Kjo bën të mundur kqyrjen e qelizave të trurit dhe të proteinave të përfshira në sëmundjet Parkinson, Alzheimer etj.

Profesori i Kimisë Inorganike, Sven Lidin, ndërkohë dhe kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë 2014, u shpreh gjatë njoftimit për mediat:

"Puna e laureatëve ka bërë të mundur studimin e proçeseve molekulare në kohë reale. Na ka mundësuar të kuptojmë se si proteinat ndërlidhen me sëmundje si Alzheimer, Huntington dhe Parkinson, dhe madje na ka treguar se si ndodh ndryshimi dinamik i neuroneve në tru gjatë proçesit të të mësuarit. Mikroskopia me super-rezolucion na tregon më shumë se kohën kur ndodhin proçeset dhe si ato zhvillohen. Ky është një zhvillim madhështor."

Eric Betzig, 54 vjeç, punon aktualisht në Institutin Mjekësor "Howard Hughes" në Ashburn, të Virxhinias, ndërsa William Moerner është profesor në Universitetin Stanford të Kalifornisë. Laureati i tretë, Stefan Hell, është drejtor në Institutin Max Planck për Kiminë Biofizike në Goettingen, të Gjermanisë.

Të tre këta shkencëtarë e kanë çuar në nivele të paimagjinueshme më parë punën kërkimore me mikroskop, duke shfrytëzuar molekulat fluoreshente për të studiuar ndërveprimin e molekulave në brendësi të qelizave.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
New York Times - ARMATIMI I ISIS VJEN NGA KINA, SHBA, RUSIA DHE SERBIA (10.08.2014)
ERDOGAN - DUHET NDËRMARRË OPERACION TOKËSOR NË IRAK DHE NË SIRI KUNDËR ISIS (10.07.2014)
NOBELIN PËR FIZIKË E MARRIN AKASAKI, AMANON DHE NAKAMUN - ZBULUAN NDRIÇIMIN E KALTËR (10.07.2014)
PAPA FRANÇESKU HEQ LATINISHTEN SI GJUHË ZYRTARE TË SINODIT TË VATIKANIT (10.07.2014)
NATO - FORCA E REAGIMIT TË SHPEJTË NUK SHKEL MARRËVESHJEN ME RUSINË (10.07.2014)
NOBELI NË MJEKËSI IU JEPET PIKËRISHT STUDIUESVE TË TRURIT (10.06.2014)
SOT FILLON SEZONI I NOBELIT - JEPET ÇMIMI PËR SHKENCËN (10.06.2014)
SULM VETËVRASËS NË ÇEÇENI - VRITEN PESË POLICË (10.06.2014)
LIROHET NJË PENG BRITANIK NGA LIBIA (10.05.2014)
BIDEN I KËRKON FALJE ERDOGANIT (10.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]