RUSIA ARRESTON PËRKOHËSISHT DY GAZETARË AMERIKANË
E Premte, 10.17.2014, 08:44am (GMT+1)
Zyrtarët rusë kanë arrestuar përkohësisht dy gazetarë amerikanë, ndërsa më pas i kanë ndaluar ata që të kryejnë një raport hetimor.
Gjykata ka thënë se ata kanë shkelur rregullat e vizës.
Randy Covington, profesor në Universitetin e Karolinës Jugore, dhe Joe Bergantino, nga Qendra e Anglisë së Re për Gazetari Hulumtuese, janë arrestuar nga autoritetet e imigracionit, derisa kanë qenë duke punuar në një raport për 14 gazetarë rusë.
Dega në Shën Petersburg e Shërbimit Federal të Migracionit ka thënë se aktivitetet e tyre "nuk kanë qenë në përputhje" me qëllimin e udhëtimit të tyre në Rusi.
Zyrtarët kanë thënë se ata nuk mund të vazhdojnë me raportin dhe janë të lirë të lënë Rusinë.
www.voal-online.ch
|