VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEDERICA MOGHERINI - BASHKIMI EVROPIAN DO TA NJOHË PALESTINËN

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 03:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
FEDERICA MOGHERINI - BASHKIMI EVROPIAN DO TA NJOHË PALESTINËN

E Mërkurë, 11.05.2014, 04:18pm (GMT+1)



BRUKSEL - Përfaqësuesja e sapoemëruar e trupit diplomatik të Bashkimi Evropian, Federica Mogherini, vuri në dukje se në periudhën prej pesë vjetësh, BE-ja mund ta njohë shtetësinë e Palestinës. Në intervistën e saj të parë pas mbërritjes në vendin e Catherine Ashton, ajo tha se BE-ja duhet të lëvizë përpara në politikën e saj ndaj Lindjes së Mesme.

"Unë do të isha e lumtur në qoftë se deri në fund të mandatit tim, të njihej shtetësia e Palestinës. Kriza në këtë rajon duhet të zgjidhet, një brez i tërë është rritur së bashku me problemin palestinez",
tha Mogherini. Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë ka njoftuar se gjatë javës ka për të udhëtuar në Lindjen e Mesme, ku do të vizitojë Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun dhe Gazën, si dhe do të diskutojë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

"Këto ditë kam marrë mesazhe nga pala palestineze dhe izraelite, si dhe nga vendet kryesore arabe. Megjithëkëtë, unë mendoj se është koha që BE-ja të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në këtë drejtim", shtoi Mogherini. Sipas saj, problemet në rajon mund të zgjidhen vetëm përmes veprimit të koordinuar të të gjitha vendeve që kanë interesa, transmeton Telegrafi. "Në fakt, kjo do të jetë e vështirë për të garantuar sigurinë e vendit pa kufij, por një marrëveshje kornizë në këtë rast mund të krijojë kushte për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez", përfundoi kreu i ri i trupit diplomatik të BE.

Javën e kaluar Suedia ka njohur zyrtarisht shtetësinë e Palestinës, dhe kjo tendencë është parë edhe nga Britania dhe Franca. Për këtë, në vitin 2012, ishte deklaruar edhe presidenti rus Vladimir Putin.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PIKTURA E VAN GOGHUT SHITET PËR 61,8 MILIONË DOLLARË (11.05.2014)
REPUBLIKANËT FITOJNË EDHE SENATIN - RUAJNË SHUMICËN NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE (11.05.2014)
FIFA PARALAJMËRON SE LOJTARËT ZEZAKË DO TË BOJKOTOJNË KUPËN BOTËRORE 2018 QË ZHVILLOHET NË RUSI (11.04.2014)
RUSIA SHËNON 'DITËN E UNITETIT' - NË MOSKË MBAHET MARSHI I NACIONALISTËVE RUSË (11.04.2014)
TENSIONE NDËRMJET TURQISË DHE DANIMARKËS (11.03.2014)
IZRAELI - RESPEKTOJMË MARRËVESHJET PËR TEMPULLIN MOUNT (11.03.2014)
IRAN - NJË FEMËR U DËNUA ME BURG PËR SHKAK TË VOLEJBOLLIT (11.02.2014)
RUSI - FABIO CAPELLO 5 MUAJ PA RROGË (11.01.2014)
ME KËNGË SOVJETIKE NË KUTITË E VOTIMIT (11.01.2014)
RAKETA PËR TURIZËM - RRËZOHET GJATË PROVAVE TË PARA (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]