VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 01:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s

Nga Arbër Ahmetaj


E Mërkurë, 05.06.2009, 06:08pm (GMT+1)

Shqipëria është anëtare e NATO-s. Një ëndërr që u bë realitet brenda një harku kohor relativisht të shkurtër. Mbështetja politike e publikut për këtë hap të vendit ka qenë e paprecedent: 98 përqind e popullsisë. Ja sepse e majta politike nuk ka guxuar të nxjerrë dhëmbët e të thotë jo. Frikë nga vota, nga opinioni publik. Më në fund edhe e majta, që nuk ka më shpresa të vijë në pushtet si në 1944 apo 1997, u shpreh e « entuziazmuar Â» nga kjo arritje. Oficerët dhe ushtarakët kanë parë në këtë ndërmarrje mundësinë për rroga e privilegje që nuk do të mund t'i kishin po të mos qenë anëtarë të organizatës. Shumë prej tyre, enveristë « patriotë Â» kujtojnë me mallëngjim kohën kur uniformat  ushtarake kishin hijen e rëndë të atyre të Sigurimit. Ushtria shqiptare ka ndryshuar nga frika, ka ndryshuar se është gjendur para një presioni pozitiv të aleancës, para një shtytje publike të paparë.  NATO-ja nuk është klub gjahtarësh as shoqatë ambjentaliste. Është ushtri, vjen era armë, barot, gjak, arkivole, por edhe siguri, qetësi, mbrojtje dhe zhvillim. NATO-ja përmes gjakut, armëve dhe barotit, garanton paqe. Qysh në kohët e vjetra thuhej : Nëse do paqe, përgatitu për luftë. Çerçilli e kuptoi këtë gjë shpejt gjatë Luftës së Dytë. Amerikanët kur ideuan NATO-n në fund të viteve 40-të, e kishin përvetësuar këtë dije. NATO-ja shpëtoi Europën nga fundosja, i garantoi asaj paqe e prosperitet për 60 vjet. Shqipëria ulet në këtë sofër bash në përvjetorin e saj të 60-të. Kjo ka sjellë në Shqipëri entusiazëm dhe një eufori të rrallë. Shtypi i huaj mbeti me « gojë  hapur Â» nga kjo stuhi lumturie që përshkoi shqiptarët. Të huajt e kanë të vështirë të kuptojnë atë që theksoi kryeministri Berisha : Prej qindra vjetësh të tjerët kanë vendosur për fatin, trojet dhe të ardhmen tonë. Kjo kohë mori fund me 4 prill, tashmë ne marrim vet vendime për veten tonë, bashkë me miqtë dhe aleatët.  Por ditët do të kalojnë, jehona e festimeve do të fashitet, trupat tona në kuadër të NATO-s do të duhet të përleshen me të keqen. E keqja nuk zgjedh, bie mbi të parin që i del në rrugë. Afganistani është i rrezikshëm, Iraku, Bosnja, Çadi janë emra që ta rrënqethin mishin. Në skutat politike të Shqipërisë, veshët e kundërshtarëve të NATO-s rrinë të ngrehur si antena për të thithur lajme të këqija. Nëse e keqja nuk ndodh ata do t'a krijojnë, do t'i shpikin ato lajme-sipas mësimeve të KGB-së. Atëherë ai 2  përqindësh i opinionit publik, do të mundohet ta paraqesë veten si tek filmi « Minority Report Â». Pastaj banda e analistëve të pavarur, e vjelltinave politike më të gërditshme, do të ngrihet nga terri, do të kërkojë denoncimin e traktatit të NATO-s. Do të ribotojnë fjalimin e pjerdhur, të kryeministrit poliagjent Mehmet Shehu, i cili e « paralajmëronte Bashkimin Sovjetik dhe vendet e Traktatit të Varshavës, se nëse preknin  Shqipërinë, mbi kokat e tyre do të kërciste pushka e leninistëve dhe stalinistëve të vërtetë të vendeve të tyre (dmth-stalinistëve të tipit Zhuganov). Akti i këtij kryeministri, që ia shkurtoi vetvetes ditët e jetës dhe ato të qeverisjes si « poliagjent Â», (i vetmi poliagjent në planet që ka qenë kryeministër për më shumë se 30 vjet) do të vlerësohet lart, nga ata që synojnë të bëhen me çdo kusht kryeministra apo stalinistët e vërtetë shqiptarë, akt që këta do të përpiqen ta imitojnë duke denoncuar NATO-n, në emër të popullit shqiptar. NATO-ja ka kundërshtarë jo vetëm armiqtë më sektarë të lirisë, diktaturat dhe regjimet e gangsterëve fetarë apo ideologjikë, NATO-ja urrehet po aq, nga revolucionarët e degraduar seksualë, nga anarkistët, nga drogëpirësit, nga ata që urrejnë lirinë, sepse drita e saj ua qet në lëndinë zgavrën e errët të personalitetit, nga ata të cilët liria i vret, si gozhda e këpucës. Kësi lloj llumi, shoqnia e Shqipërisë ka sa të duash. Shumë burra trima, por edhe njerëz normalë, kanë më qejf të vdesin nga plumbi se sa nga era e përmjerrjes dhe vjelltinës, nga era e jodit dhe plagëve të maisuna prej shiringave të drogës. Vitet kanë me kalue e ndoshta Shqipnia e vërtetë, ajo e shumicës absolute s'ka me e denoncue kurrë NATO-n. Veç qysh sot duhet të dihet, se ai 2 përqindësh, stervitet e shumohet si sporet  në errësirë dhe pret me padurim të denoncojë NATO-n « në emër të popullit Â» shqiptar, për interesat e leninistëve dhe stalinistëve të vërtetë të tipit Zhuganov, Putin, Milosheviç etj.

Arbër Ahmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)
Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE (04.25.2009)
Rreth vizitës në Kosovë të Tadiçit Nga Elida Buçpapaj (04.20.2009)
10 VJET PA KATANËN   Nga Elida Buçpapaj (04.11.2009)
Hetim ndërtimeve të tranzicionit (04.09.2009)
Editorial Prej sot flamuri shqiptar iu prin flamujve të NATOs (04.07.2009)
E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA - NGA ELIDA BUÇPAPAJ Nga Elida Buçpapaj (04.07.2009)
Hyrja e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO nen jehonen e kthimit te bujshem te Frances ne Aleance Nga Elida Bucpapaj dhe Skender Bucpapaj (04.03.2009)
ME HYRJEN NE NATO, PER SHQIPERINE PERFUNDOI DEFINITIVISHT LUFTA E FTOHTE  Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]