E Enjte, 11.14.2019, 10:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
INAUGUROHET PAPA I TË GJITHËVE
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 03.20.2013, 08:16am (GMT+1)



Të martën Kisha Katolike zyrtarisht inauguroi Papën e ri Françeskun para qindëra mijëra pjesëmarrësish dhe në prani të përfaqsuesve nga më shumë se 132 vendeve, personalitete të larta politike dhe fetare, mbretër, kryetarë shtetesh dhe përfaqësues të feve të ndryshme, përfshirë edhe ata nga komuniteti mysliman dhe hebrej. Media botërore vuri në dukje me interesim praninë e udhëheqësit botëror të ortodoksëve të krishterë, Patriark Bartollomeun, duke shënuar kështu herën e parë që një udhëheqës ortodoks merr pjesë në inaugurimin e një pape ç’prej përçarjes së madhe midis Ortodoksizmit dhe Katolicizmit, pothuaj një mijë vjetë më parë.

Pasi përshëndeti dhe falenderoi udhëheqësit botërorë dhe delegacione të ndryshme nga mbarë bota si edhe trupin diplomatik, -- në fjalimin e rastit -- Papa Françesku foli për jetën e përditëshme, për jetën aktuale të të gjithë njerëzve, me të gjitha të mirat dhe vështirsitë, duke u bërë thirrje udhëheqsve botërorë dhe të gjithë popujve që të kujdesen dhe të mbrojnë të varfërit. Ai pruri si shembëll, Shën Jozefin, si mbrojtsin dhe përkrahsin e familjes së shënjtë, duke thënë të pranishëmve se të gjithë duhet të jemi të tillë, “që të mbrojmë të tjerët, ashtuqë të mund të mbrojmë krijesën.” Me një ton ekumenik, Papa Françesku u tha të pranishëmve nga e gjithë bota se, “Thirrja për të qenë ‘mbrojtës’ nuk u drejtohet vetëm të krishtërve”, pasi, sipas tij këjo fjalë “ka një dimension që është thjeshtë njerëzor dhe përfshinë të gjithë njerëzit…e që do të thotë mbrojtjen e të gjithë krijesave, e të bukurisë së botës…do të thotë respektim për secilin prej krijesave të Zotit, si dhe respektim për ambientin në të cilin jetojmë.” Sipas Papës Françesk, ‘mbrojtës’ do të thotë gjithashtu “kultivim i miqësisë së sinqertë, në bazë të së cilës ne mbrojmë e përkrahim njëri tjetërin në besim, respekt dhe mirësi. Sepse në fund të fundit, çdo gjë na është besuar neve që ta mbrojmë, dhe të gjithë jemi përgjegjës për mbrojtjen e krijesave të Perendisë. Të bëhemi, pra mbrojtës të dhuratave të Perëndisë”, tha Papa i ri.

Duke theksuar që “të mos kenë frikë nga mirësia”, Papa Françesku u bëri thirrje, sidomos, “atyre që janë në detyra përgjegjësie në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore si dhe të gjithë burrave dhe grave të vullnetit të mirë, që të gjithë së bashku të veprojmë si ‘mbrojtës’ të krijesës, si mbrojtës të planit të Perëndisë ashtu siç është skalitur në natyrë, dhe njëkohësisht, si mbrojtës të njëri tjetrit dhe të mjedisit në të cilin jetojmë.”

Duke iu drejtuar personaliteteve të shumëta të politikës dhe udhëheqësve botërorë, Papa tha se “nuk duhet të harrojmë se fuqia ose pushteti politik i vërtetë bazohet në shërbimin ndaj të tjerëve”, duke shtuar se, “vetëm ata (pushtetarë) që shërbejnë me dashuri mund të mbrojnë” njerëzit dhe mjedisin. “Mos të lejojmë që shënjat e shkatërrimit dhe të vdekjes të shoqërojnë përparimin e kësaj bote”, u tha Papa përfaqsuesve botërorë në Vatikan me rastin e inaugurimit të tij si udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike
Fund javën që kaloi, Papa i ri u takua me përfaqësues të medias nga mbarë bota, dhe duke i përshëndetur ata me fjalët, “miqë të dashur”, ai foli për rolin e medias, si një rol i pazëvëndsueshëm që ajo luan në shoqërinë moderne në të cilën jetojmë. Pastaj ai u foli mijëra gazetarëve botërorë – të cilët kishin shkuar në Vatikan për të mbuluar zgjedhjen e tij si Papë -- mbi ato që ai cilësoi si “treshja e komunikimit”, që sipas tij janë: “E Vërteta, Mirësia dhe Bukuria”. Papa Françesku u shpjegoi gjithashtu gazetarëve se si ai erdhi tek vendimi për të marrë emërin Françesk. Ai u tha atyre se pasi u zgjodh nga konklava e kardinajve, kardinali brazilian, Claudio Hummes i përshpëriti në vesh duke i thënë: “Mos i harro të varfërit” Fjala të “varfërit”, tha ai, “më mbeti në mendje dhe në zemër”, shtoi ai. Papa u tha gazetarve se menjëherë më shkoi mendja tek Shën Françesku i Asisit, duke shtuar se, ‘’Shën Françesku ishte një njeri i paqës, njeri i varfër dhe një njeri që e donte dhe e mbronte mjedisin….Unë do të dëshiroja një Kishë të varfër dhe në shërbim të të varfërve”, u tha Papa gazetarëve botërorë. Shën Françesku rrjedhte nga një familje aristokrate, nga jeta lluksoze e së cilës ai qe larguar për të jetuar me të varfërit e qytetit të tij.

Duke u uruar atyre çdo të mirë në punën e tyre dhe familjeve të tyre, Papa u kumtoi gazetarëve botërorë, bekimin në heshtje, për respekt shtoi ai, pasi “jo të gjithë të pranishmit i përkasin fesë Katolike dhe ka të tjerë që as nuk besojnë. Unë respektoj ndërgjegjen e secilit prej jush, duke ditur se secili prej jush është fëmij i Perëndisë”, përfundoi Papa.


Papa Françesku e përfundoi fjalimin me rastin e inaugurimit të tij dje, me një mesazh shprese për të gjithë, duke thënë se, “në mes të errësirës së madhe, ne sot kemi nevojë të shohim dritën e shpresës dhe të bëhemi burra dhe gra që sjellim shpresën për të tjerët. Për të mbrojtur krijesat e Perëndisë, për të mbrojtur çdo burrë e grua, dhe duke i konsideruar ata me dashuri dhe dhemshuri, do të thotë të hapësh një horizont shprese për ta, si një dritë që depërton retë e zeza, e që sjellë ngrohtësinë e shpresës për të gjithë.”

Siç i tha gazetës Washington Post Arkipeshkvi Italian Giancarlo Maria Bregantini, Papa Françesku, “Nuk të le përshtypjen e një profesori. Ai flet si një mik i yti. Ai i thotë gjërat e mëdha me një ton të thjeshtë.’’ Si i tillë, shënjat e para – duke u bazuar në deklaratat e thjeshta por të sinqerta si dhe në sjelljet e deritanishme --janë se me inaugurimin dje të Papës Françesk, gjërat do të ndryshojnë në Vatikan për nga stili po se po, por duket se edhe nga përmbajtja. Por vetëm koha do të tregojë se cili do të jetë roli që ai do të luaj dhe influenca që ai do të ushtrojë në të ardhmen, brenda Kishës që ai kryeson si dhe në mbarë botën.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikPROJEKTMARRËVESHJA FANTAZMË E “BLIC-IT” SERB, E PAPRANUESHME PËR KOSOVËN E PAVARUR SHQIPTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.19.2013)
KAH ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPTARËVE?Nga NDUE UKAJ (03.19.2013)
TAP DHE SINDROMA E SAHATIT TË TIRANËSNga SHABAN MURATI (03.18.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (03.18.2013)
PERIKLIU E PËRKUFIZON DEMOKRACINË E – UNË PYES A NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.17.2013)
GJUHA AMTARE NË DIASPORËEsé nga SOKOL DEMAKU (03.17.2013)
PËRDERISA POLITIKANËT SLLAVOMAQEDONAS PUNOJNË EDHE NATËN, POLITIKBËRËSIT SHQIPTARËT FLEJNË EDHE DITËNNga IBRAHIM ABEDINI (03.15.2013)
Z. OBAMA SHKON NË IZRAELNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.15.2013)
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'Nga FRANK SHKRELI (03.15.2013)
FEJA DHE SHAMIA, JO NË SHKOLLAT SHQIPENga FAHRI XHARRA (03.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]