VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 10:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Dy data që përgjakën lirinë!

Nga Bislim Ahmetaj


E Djelë, 09.13.2009, 08:15am (GMT+1)

 

 

12 shtatori i 1998 në Shqipëri dhe 11 shtatori i 2001 në SHBA janë rastet më flagrante, shfaqjet më të shëmtuara kur u tentua të vritet liria. Data e parë (12 shtatori 1998) lidhet me një vend të vogël, ku liria kishte vetëm pak vite që kishte dalë prej hekurave dhe birucave ku e kishte ngujuar diktatura gjysëmshekullore. 12 shtatori 1998 përbën një datë ku koncentrimi i urrejtjes dhe hakmarrjes komuniste do të kulmonte me vrasjen e liderit të demokracisë dhe tjetra, 11 shtatori i vitit 2001, dita kur forcat e terrorizmit të stërvitura në errësirë iu vërsulën vendit të lirisë, vendit që është garanti i lirisë jo vetëm për e kombit e vet, por për shumicën e kombeve të lira të planetit. Në të dyja rastet, në shënjestër kanë qenë forcat e lirisë dhe demokracia liberale moderne; në të dyja rastet pas planifikimit dhe organizimit të këtyre atentateve kanë qenë forcat më të errëta antishqiptare e antiamerikane. Komunistët shqiptarë dhe terroristët ndërkombëtarë janë armiqtë më të betuar të Amerikës, të Shqipërisë po ashtu. Këto dy data të dhimbshme, njëra për Shqipërinë dhe tjetra për SHBA-të, treguan se terroristët godasin aty ku dhimbja dhe tragjedia e shkaktuar s'njeh limite, këto dy data treguan se terroristët mund të jenë të maskuar pas uniformave të policisë në rastin e Shqipërisë, apo nën çallmat dhe mjekrat e Alkaidës në rastin e Amerikës. Këto dy data treguan se terrorizmi s'ka as fe, as ide, ka vetëm një mision - ta sulmojë lirinë, demokracinë dhe mirëqenien njerëzore. Goditjet e terroristëve në këto dy data zgjodhën për objektiva zemrën e lirisë së dy kombeve tona. Më 12 shtator 1998, bandat e Policisë së Shtetit guxuan dhe vranë simbolin e lirisë dhe pluralizmit politik shqiptar, kreun e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90, kryetarin e parë të të parës parti opozitare pas gjysëm shekulli diktaturë, simbolin e guximit dhe kurajos njerëzore, mbrojtësin e fjalës së lirë, avokatin e të vërtetës, Azem Hajdarin. Këto cilësime për Azem Hajdarin nuk i them unë, ato i tregoi veprimtaria e tij jetësore në ato 8 vite të aktivitetit të tij politik. A nuk ishte Azem Hajdari njeriu që u përball me diktaturën dhe pa kurrfarë mbështetje doli në krye të studentëve dhe intelektualëve në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit të '90-ës? A nuk ishte Azem Hajdari njeriu që u shndërrua në simbol të mbrojtjes së shtypit të lirë në atë kohë kur ai po lindte, kujtojmë kohën kur u bë kryetar i Këshillit Botues të gazetës opozitare "Koha Jonë", apo më vonë kur u ngujua në grevë urie para televizionit publik (TVSH-së)? A nuk ishte ai simbol i mbrojtjes së të drejtave të njeriut kur u solidarizua dhe i mori në mbrojtje të përndjekurit politikë që po kërkonin thjesht njohjen e vuajtjeve të tyre? A nuk ishte Azem Hajdari avokati i të vërtetave tragjike të "revolucionit të vonuar" komunist të mars-qershorit 1997? Të gjithë dëshmitarët okularë të atyre ngjarjeve tragjike arshivuan të vërtetat që kishin parë me sytë e tyre tek Azem Hajdari, të bindur se ai me virtytshmërinë, guximin dhe kurajon qytetare që e kishte karakterizuar për 8 vite në Parlament, në medja, në takime publike e kudo do t'jua tregonte shqiptarëve të vërtetën lakuriqe. Për këto arsye, ai, Azem Hajdari, simbol i njeriut të lirë, bartës i një historie të lavdishme të fillimit të demokracisë ishte shënjestruar për t'u vrarë. Si përçues i atyre vlerave dhe atributeve që i rendita më lart, me pushkatimin e tij, ata, vrasësit me uniformë policore, synonin vrasjen e lirisë, pushkatimin e demokracisë, mbjelljen e frikës dhe terrorit tek njerëzit e zakonshëm të vendit ku liria dhe demokracia ishin akoma në prematurë. Për këtë arsye, 12 shtatori i 1998 është sulmi më i egër që i është bërë demokracisë dhe lirisë në këto afër dy dekada të pluralizmit të ideve dhe vlerave në Shqipëri.

 

Ndërsa 11 shtatori 2001 për kombin e madh amerikan, për kombet e lira përbën tronditjen më të madhe të vlerave të lirisë dhe demokracisë, të forcës dhe mirëqenies. Avionët që rrafshuan për pak minuta Kullat Binjake, goditën simbolin e mirëqenies botërore, të tjerët që goditën Pentagonin tronditën sigurinë globale, të njëjtët e po asaj dite të tmerrshme tentuan të godisnin Philadelfian, shtetin historik të kombit amerikan, kombit më të lirë ndër kombe, kombit më të prosperuar të planetit tonë.

Pas tragjedisë së 11 shtatorit, shtëpia e lirisë, Amerika, është ngushtuar pak. Për mbrojtjen e saj kanë dalë dhjetëra ligje dhe vendime që e kufizojnë atë. Ata që planifikuan poshtrimin dhe gjunjëzimin e Amerikës më 11 shtator e kanë marrë përgjigjen. Amerika, ëndrra e lirisë dhe demokracisë nuk mposhtet dot. Ajo përkujton qytetarët e saj të rënë me 11 shtator edhe si kujtesë se forcat e terrorizmit s'ndalin së planifikuari sulme të reja.

 

Ndokush mund të mos gjejë shumë ngjasje me këto dy data ndër këto dy kombe, që janë rreshtuar në të njëjtën kahje për ta luftuar terrorizmin në cilëndo shfaqje që ai të paraqitet, por unë si një dëshmitar dhe protagonist modest në shumicën e ngjarjeve të ndodhura në këto dy dekada të zhvillimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, kam bindje të thellë se 12 shtatori i 1998 ka qenë dhe mbetet sulmi më i egër që i është bërë lirisë dhe demokracisë së brishtë shqiptare.

 

Lutja për paqe për shpirtërat e të rënëve më 11 shtator në Amerikë e 12 shtator në Shqipëri duhet të shoqërohet me rritjen e përpjekjeve tona që demokracia në Shqipëri të fuqizohet, që liria e vendit tonë të bëhet e pacënueshme, që kombi ynë të bëhet ashtu siç e donte Azem Hajdari, komb i lirë, i bashkuar, i zhvilluar.
Bislim Ahmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Amerikën nuk do ta mbante toka po të mos përgjigjej denjësisht kur u sulmuan qiejt e sajNga Ramiz Lushaj (09.12.2009)
T'iu përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtëNga Alfred Papuçiu (09.11.2009)
Evropa e Lirë: A po lobohet për Kosovën? (09.09.2009)
GNK: EULEXi dhe Prishtina përgjegjëse për situatën e krijuar rreth protokollit (09.09.2009)
Rexhepi: Serbia po lufton për pushtet në Mitrovicë (09.08.2009)
Editorial: Kushtetuta e Kaçanikut nis vitin e saj të njëzetë (09.07.2009)
Sfida dhe vite të vështira për bashkëqeverisjen Berisha-Meta (09.06.2009)
Këndvështrime teknike qeverisë së re Nga Skënder BUÇPAPAJ (09.04.2009)
Deutsche Welle: Marrëdhënie të komplikuara ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare (09.03.2009)
Deutsche Welle: Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS mbylli punimët, por nuk zgjidhi dilemat para socialistëve (09.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]