E Premte, 04.26.2024, 04:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEPRESIONI EXCEL
Nga PAUL KRUGMAN, New York Times

E Djelë, 04.21.2013, 11:07am (GMT+1)




Në këtë epokë të informacionit, gabimet e matematikës mund të çojnë në katastrofë. Mars Orbiter i NASA-s u rrëzua, sepse inxhinierët harruan t'i konvertojnë matjet metrike; sipërmarrja  "London Whale"  e JPMorgan Chase shkoi keq pjesërisht ngaqë modeluesit u ndanë nga një shumë në vend të një mesatareje. Pra, një gabim kodimi Excel i shkatërroi ekonomitë e botës Perëndimore?

Historia deri sot: Në fillim të vitit 2010, dy ekonomistë të Harvardit, Carmen Reinhart dhe Kenneth Rogoff, qarkulluan një letër, "Rritja në një kohë të borxhit", që pretendonte të identifikojë një "prag" kritik, një pikë kthese, për borxhet e qeverisë. Pasi borxhi tejkalon 90 për qind të produktit të brendshëm bruto, pretendonin, rritja ekonomike bie ndjeshëm.

Znj Reinhart dhe z Rogoff kishin besueshmeri falë një libri gjerësisht të admiruar më herët mbi historinë e krizave financiare, dhe pikëtakimi i tyre me kohën ishte i patëmetë. Letra doli fill pasi Greqia hyri në krizë dhe përkoi me dëshirën e zyrtarëve të shumtë për ta pasur "strumbullar" të stimulit ndaj masave shtrënguese. Si rezultat, letra në çast u bë e famshme; ajo ishte dhe është me siguri analiza ekonomike më me ndikim e viteve të fundit.

Në fakt, Reinhart-Rogoff shpejt arritën statusin pothuajse të shenjtë në mes të të vetëshpallurve mbrojtës të përgjegjësisë fiskale; pretendimi i tyre pikë-kthesë u trajtua jo si një hipotezë diskutueshme, por si fakt i padiskutueshëm. Për shembull, një editorial i Washington Post më herët këtë vit paralajmëroi kundër çdo relaksimi në frontin e deficitit, sepse ne jemi "rrezikshmërisht pranë pragut 90 përqind që ekonomistët e konsiderojnë si një kërcënim për rritjen e qëndrueshme ekonomike". Vini re shprehjen "ekonomistë", jo "disa ekonomistë," lëre pastaj "disa ekonomistë, fuqimisht të kundërshtuar nga ekonomistët e tjerë me kredenciale të mira në mënyrë të barabartë", çka ishte realitet.

Sepse e vërteta është se Reinhart-Rogoff u përballën me kritika të konsiderueshme që nga fillimi, dhe polemika u rrit me kalimin e kohës. Sapo letra u qarkullua, shumë ekonomistë vunë në dukje se një korrelacion negativ midis borxhit dhe ecurisë ekonomike nuk do të thotë se borxhi i lartë shkakton rritje të ulët. Po aq lehtë mund të jetë mënyra tjetër, me performancë të dobët ekonomike që çon në borxh të lartë. Në të vërtetë, ky është padyshim rasti me Japoninë, e cila hyri thellë në borxh vetëm pasi rritja e saj ra në fillim të viteve 1990.

Me kalimin e kohës, një tjetër problem doli:  Studiues të tjerë, duke përdorur të dhëna të krahasueshme në dukje mbi borxhin dhe rritjen ekonomike, nuk mundën të përsërisnin rezultatet e Reinhart-Rogoff. Ata rëndom gjetën disa korrelacion midis borxhit të lartë dhe rritjes së ngadaltë - por asgjë që dukej si një pikë kthese në 90 për qind, ose, në të vërtetë, në çdo nivel të veçantë të borxhit.

Së fundmi, znj Reinhart dhe z Rogoff lejuan hulumtuesit në Universitetin e Massachusetts të shikojnë në shpërfaqjen e tyre origjinale - dhe misteri i rezultateve të pariprodhueshme ishte zgjidhur. Së pari, ata lanë jashtë disa të dhëna; së dyti, ata përdorën procedura të pazakonta dhe shumë të diskutueshme statistikore dhe në fund, po, ata bënë një gabim kodimi Excel. Korrigjojini këto jashtëlënie dhe këto gabime dhe që ju të merrni atë që studiuesit e tjerë kanë gjetur: disa korrelacion midis borxhit të lartë dhe rritjes së ngadaltë, pa asnjë tregues se kush është duke shkaktuar kë, por pa asnjë shenjë të atij "pragut" 90 për qind.
Në përgjigje, znj Reinhart dhe z Rogoff e pranuan gabimin e kodimit, mbrojtën vendimet e tyre të tjera dhe pretenduan se ata kurrë nuk pohuan se borxhi detyrimisht shkakton rritje të ngadaltë. Kjo është pak e pasinqertë, sepse ata vazhdimisht lanë të kuptohet atë propozim qoftë edhe duke mos e thënë atë plotësisht. Por, në çdo rast, ajo që ka rëndësi me të vërtetë nuk është çka ata donin të thonin, rëndësi ka si u lexua puna e tyre: Entuziastët e masave shtrënguese trumbetuan atë pikë kthese të hamendur 90 për qind si një fakt të provuar dhe si një arsye për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë edhe përballë papunësisë masive.
Prandaj fiaskoja Reinhart-Rogoff fiasko duhet të shihet në kontekstin më të gjerë të manisë shtrënguese: dëshira padyshim intensive e politikëbërësve, politikanëve dhe ekspertëve në të gjithë botën perëndimore të kthejnë shpinat e tyre ndaj të papunëve dhe të përdorin krizën ekonomike si një justifikim për zvogëluar programet sociale.

Ajo që tregon afera Reinhart-Rogoff është shkalla në të cilën masat shtrënguese u shitën me pretekste të rreme. Për tre vjet, kthimi në masat shtrënguese është paraqitur jo si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri. Kërkimi ekonomik, për të cilën avokatët e masave shtrënguese këmbëngulën, tregoi se gjëra të tmerrshme ndodhin sa herë borxhi tejkalon 90 për qind të PBB-së. Por "hulumtimi ekonomik" nuk tregoi asnjë gjë të tillë; një çift i ekonomistëve e bëri atë proçkë, ndërsa shumë të tjerë nuk u pajtuan. Politikëbërësit i braktisën të papunë dhe morën anën e masave shtrënguese, sepse ata dëshironin kështu, jo sepse ata duhej të bënin kështu.

Pra, duhet rrëzuar Reinhart-Rogoff nga piedestal dhe ndryshuar gjithçka? Unë do të doja të mendoja kështu. Por unë parashikoj se dyshuesit e zakonshëm thjesht do të gjejnë një copë tjetër të dyshimtë të analizës ekonomike për ta kanonizuar, dhe depresioni do të vazhdojë e do të vazhdojë./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
--

April 18, 2013
The Excel Depression
By PAUL KRUGMAN

In this age of information, math errors can lead to disaster. NASA's Mars Orbiter crashed because engineers forgot to convert to metric measurements; JPMorgan Chase's "London Whale" venture went bad in part because modelers divided by a sum instead of an average. So, did an Excel coding error destroy the economies of the Western world?

The story so far: At the beginning of 2010, two Harvard economists, Carmen Reinhart and Kenneth Rogoff, circulated a paper, "Growth in a Time of Debt," that purported to identify a critical "threshold," a tipping point, for government indebtedness.
Once debt exceeds 90 percent of gross domestic product, they claimed, economic growth drops off sharply.

Ms. Reinhart and Mr. Rogoff had credibility thanks to a widely admired earlier book on the history of financial crises, and their timing was impeccable. The paper came out just after Greece went into crisis and played right into the desire of many officials to "pivot" from stimulus to austerity. As a result, the paper instantly became famous; it was, and is, surely the most influential economic analysis of recent years.

In fact, Reinhart-Rogoff quickly achieved almost sacred status among self-proclaimed guardians of fiscal responsibility; their tipping-point claim was treated not as a disputed hypothesis but as unquestioned fact. For example, a Washington Post editorial earlier this year warned against any relaxation on the deficit front, because we are "dangerously near the 90 percent mark that economists regard as a threat to sustainable economic growth." Notice the phrasing: "economists," not "some economists," let alone "some economists, vigorously disputed by other economists with equally good credentials," which was the reality.

For the truth is that Reinhart-Rogoff faced substantial criticism from the start, and the controversy grew over time. As soon as the paper was released, many economists pointed out that a negative correlation between debt and economic performance need not mean that high debt causes low growth. It could just as easily be the other way around, with poor economic performance leading to high debt. Indeed, that's obviously the case for Japan, which went deep into debt only after its growth collapsed in the early 1990s.

Over time, another problem emerged: Other researchers, using seemingly comparable data on debt and growth, couldn't replicate the Reinhart-Rogoff results. They typically found some correlation between high debt and slow growth "” but nothing that looked like a tipping point at 90 percent or, indeed, any particular level of debt.

Finally, Ms. Reinhart and Mr. Rogoff allowed researchers at the University of Massachusetts to look at their original spreadsheet "” and the mystery of the irreproducible results was solved. First, they omitted some data; second, they used unusual and highly questionable statistical procedures; and finally, yes, they made an Excel coding error. Correct these oddities and errors, and you get what other researchers have found: some correlation between high debt and slow growth, with no indication of which is causing which, but no sign at all of that 90 percent "threshold."

In response, Ms. Reinhart and Mr. Rogoff have acknowledged the coding error, defended their other decisions and claimed that they never asserted that debt necessarily causes slow growth. That's a bit disingenuous because they repeatedly insinuated that proposition even if they avoided saying it outright. But, in any case, what really matters isn't what they meant to say, it's how their work was read: Austerity enthusiasts trumpeted that supposed 90 percent tipping point as a proven fact and a reason to slash government spending even in the face of mass unemployment.

So the Reinhart-Rogoff fiasco needs to be seen in the broader context of austerity mania: the obviously intense desire of policy makers, politicians and pundits across the Western world to turn their backs on the unemployed and instead use the economic crisis as an excuse to slash social programs.

What the Reinhart-Rogoff affair shows is the extent to which austerity has been sold on false pretenses. For three years, the turn to austerity has been presented not as a choice but as a necessity. Economic research, austerity advocates insisted, showed that terrible things happen once debt exceeds 90 percent of G.D.P. But "economic research" showed no such thing; a couple of economists made that assertion, while many others disagreed. Policy makers abandoned the unemployed and turned to austerity because they wanted to, not because they had to.

So will toppling Reinhart-Rogoff from its pedestal change anything? I'd like to think so. But I predict that the usual suspects will just find another dubious piece of economic analysis to canonize, and the depression will go on and on.


Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRIORITETET: NEUTRALIZIM DUETIT RAMA-META, FORMULA 3 ME 3, I SHTATI ME KONSENSUS DHE PERSPEKTIVA E KQZ LARG KTHETRAVE TË PARTIVE - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2013)
POROSI PËR EDI RAMËN -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2013)
TERRORIZMI KTHEHET NË AMERIKËNga FRANK SHKRELI (04.18.2013)
SHPRESË PËR REFORMIMIN E EMIGRACIONIT NË AMERIKËNga FRANK SHKRELI (04.16.2013)
VIZION PËRBASHKUES PËR DIASPORËN SHQIPTARE SI VLERË KOMBËTARENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (04.15.2013)
KOSOVA NJË PLANET I PANJOHUR PËR EDI RAMËNNga REXHEP SHAHU (04.15.2013)
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.14.2013)
AMERIKA BOJKOTOI JEREMIÇIN NË OKBNga FRANK SHKRELI (04.12.2013)
KQZ NJË INSTRUMENT POLITIK DHE PA INTEGRITET I ABSOLUTIZMIT PARTIAK (UPDATED)Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.12.2013)
MARGARET THATCHER - KAMPIONE E LIRISË - NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (04.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]