E Mërkurë, 09.18.2019, 12:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am (GMT+1)


Në 12 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, është thuajse e pamundur të mos arrish në përfundimin se 'Maqedonia', përkatësisht politika që e identifikon nocionin në fjalë, nuk punon për Evropën, prandaj koha nuk punon për 'Maqedoninë'. Ky përfundim, në trajtën e një porosie nuk është për 'maqedonët' e kësaj republike, është për shqiptarët e kësaj republike, për shqiptarët e tjerë dhe për të gjithë faktorët e përfshirë çiltërsisht dhe konstruktivisht në këtë shqetësim.

Është vënë re me të drejtë protagonizmi gjithnjë e më i dukshëm i faktorit shqiptar në 'Maqedoni' për të ndikuar në përshpejtimin e integrimit të këtij vendi dhe populli në Evropë dhe në hapësirën veriatlantike. Kryehere, pasi përfshihem edhe unë në ata që e vlerësojnë këtë protagonizëm, më duhet t'jua kujtoj këtyre bashkëkombësve se përpjekja e tyre shkon plotësisht në kahje të kundërt me përpjekjet dhe synimet e bashkëqytetarëve të tyre 'maqedonë'.

Përpjekjet dhe synimet e 'maqedonëve' sa vjen dhe dalin në pah si tejet pretencioze, tejet të papërshtatshme për këllqet e tyre, tejet jorealiste dhe madje të rrezikshme për të ardhmen e rajonit. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se 'maqedonët' e kësaj republike nuk mund ta zaptojnë një nocion tejet më të gjerë se kjo republikë, një hapësirë dhe një histori, pra një gjeopolitikë që shkon shumëfish më larg dhe shumëfish më gjerë se realiteti i mirëfilltë të cilin ata vërtet e përfaqësojnë.
Që të hedhim dritë në përmasat e këtij realiteti është e domosdoshme t'iu drejtohemi burime autoritare shkencore të një periudhe sa më pak të ngarkuar me zhargonet e krijuara gjatë këtyre njëzet viteve të fundit në 'Maqedoni' dhe për 'Maqedoninë'.

Collier's Encyclopedia (SHBA), një nga tri enciklopeditë më të mëdha në anglisht, krahas Encyclopedia Americana dhe Encyclopædia Britannica, tashmë në version elektronik përfshirë në Encarta electronic encyclopedia, në zërin "Maqedonia' e përshkruante atë si "një hapësirë gjeografike të përcaktuar në mënyrë të vagullt në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik, tashmë e ndarë në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Bullgarisë, në një hapësirë prej 67 000 kilometrash katrore. Diçka më shumë se gjysma e kësaj hapësire është e përfshirë në Greqi, rreth 40 përqind është e përfshirë në Jugosllavi, dhe pjesa e mbetur në Bullgari." Enciklopedia e përshkruan edhe lindjen dhe përhapjen e nocionit 'Maqedoni', shtrirjet dhe rrudhjes e saj që nga Shekulli V para Krishtit e deri në ditët tona, duke përmendur edhe faktin se në Perandorinë Otomane pëlqehej që me 'Maqedoni' të identifikohej një hapësirë e madhe e cila sot quhet Ballkani Perëndimor.

Që në vitin 1992, kur botohet ky zë enciklopedik, ndihet sikleti i emërtimit të pjesës maqedone të përfshirë në Jugosllavi. Dhe emërtohet në mënyrë të dyfishtë 'Maqedonia Jugosllave' ose 'Maqedonia e Vardarit'. Prej vitit 1913 nën pushtimin e Serbisë, kjo hapësirë u bë për herë të parë mollë sherri gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur komitetet qendrore komuniste të Bullgarisë dhe të Jugosllavisë hynë në grindje se kush do të duhej ta organizonte rezistencën antifashiste në këtë hapësirë. Josip Broz Tito dërgoi atje Vukmanoviç Tempon për organizimin e së ashtuquajturës luftë nacionalçlirimtare, me çka komunistët bullgarë, thuhet në zërin enciklopedik të përmendur, asnjëherë nuk u pajtuan plotësisht.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Tito e krijoi për herë të parë Republikën e Maqedonisë, si një nga gjashtë republikat e Federatës Jugosllave. Që në zanafillë, ky krijim i Titos përfaqëson embrionin e orekseve për të përfshirë në hapësirën e sundimit të tij edhe Bullgarinë dhe Greqinë Veriore. Për ta forcuar faktorin 'maqedon' dhe për ta dobësuar faktorin shqiptar, Tito përfshiu në Republikën e Maqedonisë një hapësirë dhe popullsi të madhe shqiptare, me kryeqytet Shkupin, deri në vitin 1962 qyteti më i madh shqiptar.

Në vitin 1947, shkruhet më tej në Collier's Encyclopedia, Tito dhe Dimitrov u takuan në Bled dhe duket se ranë dakord që e gjithë Maqedonia Greke dhe Bullgare të përfshihej në Maqedoninë Jugosllave dhe që Bullgaria të bëhej një republikë e Federatës Jugosllave. Kjo marrëveshje u dënua publikisht nga Moska.

Duke parë realitetin e gjallë historik, sot e kuptojmë se shqetësimet e Greqisë për emërtimin e Maqedonisë ish jugosllave nuk janë të pabazuara. Në vijim të marrëveshjes me Dimitrovin, pa çarë kokën për Moskën apo për interesat perëndimore në Greqi, Tito nxiti dhe ushqeu Luftën Civile Greke të viteve 1946-1949. Nga ana tjetër, Bullgaria nuk u pajtua asnjëherë me përpjekjen e Titos për të krijuar identitetin maqedon dhe gjuhën e re maqedone e konsideroi si një përpjekje për ta serbizuar popullsinë e kësaj hapësire. Collier's Encyclopedia, ndërkohë, duke u marrë me 'maqedonishten' e konsideron atë një dialekt midis bullgarishtes dhe serbishtes.

Në këtë kontekst, Collier's Encyclopedia shkruante më 1992 se 'maqedonishtja' flitet nga 800 000 'maqedonas'. Në këtë shifër, në fakt, përfshihet e gjithë drama e 'maqedonëve' këtyre njëzet e sa viteve prej kur 'Maqedonia' është shkëputur nga Jugosllavia. Të gjitha përpjekjet e vërteta të 'Maqedonisë' kanë shkuar në krjimin e kundërpeshës ndaj pranisë shqiptare në këtë hapësirë. Këtë kundërpeshë ndaj shqiptarëve duket se 'maqedonët' e kanë realizuar vetëm nëpërmjet pakicave vllehe, turke, rome e të tjera në atë hapësirë. Por kjo është vetëm pjesa natyrale e kundërpeshës. Pjesa e dukshme e ajsbergut. Pjesa e fshehur e ajsbergut është pjesa artificiale, nëpërmjet zvogëlimit të skajshëm të shifrave reale të popullsisë shqiptare në 'Maqedoni' dhe nëpërmjet fryrjes së skajshme të shifrave reale të popullsisë 'maqedone' në Maqedoni, nëpërmjet masave përjashtuese ndaj shqiptarëve, nëpërmjet uzurpimit të shtetit të 'Maqedonisë' dhe kundërvënies totale të këtij shteti ndaj pranisë shqiptare në 'Maqedoni'.

Prania e madhe shqiptare në 'Maqedoni' doli në pah në zgjedhjet e para pluraliste të mbajtura atje, ku shqiptarët në raundin e parë reuzltonin të fitonin 38 deputetë, pra gati gjysmën e Kuvendit të parë pluralist të vendit. Gligorovi kundërveproi fuqishëm duke i përsëritur dhe ripërsëritur zgjedhjet në zona të ndryshme, duke i manipuluar rezultatet e tyre dhe arriti kështu që numri i deputetëve shqiptarë të zbriste në 18. Megjithëse 'maqedonët' e kishin përdorur republikën e tyre jugosllave në mënyrë agresive kundër pranisë shqiptare, duke bërë spastrime të thella etnike në pjesën jugperëndimore të 'Maqedonisë', në qytetin e Shkupit dhe tjetërkund, faktori shqiptar ishte ende i fuqishëm në këtë hapësirë dhe madje ishte faktori më vital i saj.

'Maqedonët' u treguan konsekuentë në përdorimin e shtetit të tyre pas shkëputjes nga Jugosllavia duke e katandisur faktori shqiptar në një pakicë realisht me më pak të drejta edhe se vllehët, turqit, romët e tjerë. Dhe në pranverën e vitit 2001, menjëherë pasi nënshkruante MSAnë me Brukselin, ndërmerrte agresionin ushtarako-policor kundër popullsisë shqiptare të atjeshme. Fitorja ishte në anën e palës që bënte luftë të drejtë dhe 'maqedonët' u detyruan të ulen në tryezën e bisedimeve e të nënshkruanin Marrëveshjen e Ohrit të 13 gushtit 2001, e cila iu jepte fund luftimeve dhe krijonte kushtet për ligjërimin e 'Maqedonisë'.

Me të drejtë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, në prag të përvjetorit të dymbëdhjetë të kësaj date, zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi e konsideron këtë marrëveshje vlerë evropiane. Në fakt, ajo është një vlerë evropiane e shpërfillur, e shkelur dhe e sabotuar katercipërisht nga pala 'maqedone'. Intervistuesi ia kujton Xhaferit se marrëveshja duhej të ishte zbatuar brenda katër vjetëve dhe duke mos u zbatuar as pas dymbëdhjetë vjetëve a i humbet rëndësia këtij dokumenti. Xhaferi përgjigjet se, përkundrazi, i shtohet rëndësia, kur e vërteta është se i shtohet pikëpyetja ekzistencës së 'Maqedonisë'. Moszbatimi i marrëveshjes vetëm sa tregon sa bie ndesh me frymën evropiane, me projektin evropian realiteti 'maqedon'.

Pikërisht në vitin 2001, në zjarrin e luftës, nëpërmjet Memorandumit të Akademisë Maqedone të Shkencave, të sponsorizuar nga qeveria, 'Maqedonia' i manifestonte pretendimet territoriale ndaj juglindjes së Republikës së Shqipërisë. Orekset nacionaliste shoviniste 'Maqedonia' i ka treguar në mënyrë bërtitëse haptas ky vend edhe në Fjalorin Encklopedik dhe në tekstet shkollore e universitare ku e vërteta shqiptare falsifikohet në mënyrën më brutale dhe më flagrante. Ka versione të tjera të cënimit dhe të flasfikimit të të vërtetës shqiptare, por versioni 'maqedon' ia kalon për këtë edhe vetë versionit serb.

Marrëveshja e Ohrit përcaktonte që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare kombëtare e 'Maqedonisë'. 'Maqedonët' arritën ta katandisin shqipen në gjuhë zyrtare lokale, pra vetëm në ato komuna ku shqipen e flasin mbi 20 për qind e popullsisë.

Faktet tregojnë katërcipërisht se 'Maqedonia' jo vetëm që nuk punon për Marrëveshjen e Ohrit dhe në frymën e saj, por ajo me të gjitha kapacitetet punon kundër saj, punon kundër bashkëjetesës me shqiptarët, punon kundër frymës së Bashkimit Evropian për bashkëjetesë të mirë dhe për fqinjësi të mirë. Për këtë Milaim Fejziu, profesot universitar, shprehej për Radion Evropa e Lirë se "edhe pas 12 vjetëve, lirisht mund të konstatojmë se marrëdhëniet ndëretnike vazhdojnë të ecin në dy binarë, në njërin binar pala maqedonase që veten e konsideron si popull-bartës i sovranitetit dhe shtetësisë dhe në binarin tjetër shqiptarët si minoritet, i cili duhet të fitojë disa të drejta minoritare". Më tej Fejziu shprehet: "Dëshmi e dytë është pabarazia para ligjit dhe shumë fusha tjera ku cenohen edhe ato (të drejta) ku Marrëveshja e Ohrit ka dhënë një zgjidhje sado minimale, edhe ato nuk zbatohen. Kështu që unë nuk e shoh perspektivën e mirë derisa në Maqedoni nuk vendoset një sistem demokratik mbi baza të barabarta të popujve që e konstituojnë shtetin e Maqedonisë." Edhe vetë 'maqedonët' e pyetur nga Radio Evropa e Lirë pranojnë se Marrëveshja e Ohrit ka arritur vetëm një gjë, vendosjen e paqes në 'Maqedoni'.

Në të vërtetë kjo është një paqe ku urët e zjarrit shtyhen sistematikisht nga pala që e konsideron veten shumicë dhe, prandaj, ka mendësinë se i takon gjithçka, ndërsa shqiptarëve nuk iu takon asgjë. Pala 'maqedone' tregon se ende nuk është e gatshme dhe s'ka për të qenë e gatshme as në të ardhmen të pranojë se faktori shqiptar është në baraspeshë gjithnjë e më të plotë ndaj së ashtuquajturës shumicë 'maqedone'. Prej vitesh tashmë 'Maqedonia' nuk e plotëson kërkesën këmbëngulëse të Bashkimit Evropian për të bërë regjistrimin e ri të popullsisë. Ajo shpik përditë mekanizma për ta zbritur mundësisht sa më shumë numrin e banorëve shqiptarë në 'Maqedoni'.

Këto ditë gazeta "Dnjevnik" e Shkupit botonte një statistikë e cila pati jehonë edhe në mediat ballkanike dhe ato perëndimore. Statistika flet se sidomos dhjetë vitet e fundit konstatohet një prirje gjithnjë e më e thelluar e rënies së numrit të popullsisë 'maqedone' si rezultat i vdekshmërisë së lartë dhe lindshmërisë së ulët në radhët e kësaj popullsie. Kjo prirje, për më tepër, shkon në kahje të kundër me këtë aspekt në radhët e popullsisë shqiptare, ku rritja e popullsisë është përherë e më e madhe.

Ky realitet, në vend që t'ua imponojë 'maqedonëve' ndryshimin pozitiv të mendësisë ndaj shqiptarëve si faktor themelor në 'Maqedoni', në të vërtetë, ndikon në theksimin e kompleksit të inferioritetit ndaj faktorit shqiptar në 'Maqedoni' dhe ndaj shqiptareve në tërësi, çka i kundërvë ata gjithnjë e më dramatikisht me frymën, kërkesat dhe normat integruese të Bashkimit Evropian dhe hapësirës veriatlantike. Në këtë sens janë edhe investimet marramendëse 'maqedone' për ta theksuar përkatësinë krishtere maqedone dhe nacionalizmin 'maqedonas' nëpërmjet ngritjes së statujave me figura të vjedhura nga popujt fqinj. Kjo prirje e vënë re që në rastin e flamurit shtetëror, i cili gjeti menjëherë kundërshtimin e Greqisë, sa vjen e bëhet më flagrante, duke treguar edhe një herë se sa i rrezikshëm bëhet, nëse nuk ndalet në kohë dhe me mjetet e duhura, nacionalizmi pa identitet nacional.

Para disa ditësh, Ali Ahmet, kryetar i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, iu drejtonte një letër 35 personaliteteve kryesore botërore, ku iu bënte thirrje ta trysnonin Athinën për çështjen e emrit të 'Maqedonisë'. Ndërkaq, deri sot faktet flasin se 'Maqedonia' nuk ka dhënë asnjë propozim për emrin, sepse të gjitha propozimet i kanë bërë Athhina dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. Bashkësia ndërkombëtare ka investuar sistematikisht për këtë çështje, ndërkohë që 'Maqedonia' ka investuar kundër saj. Madje kryeministri Gruevski, në frymë millosheviçiane, ka përsëritur këto ditë deklaratën se për emrin kushtetues të 'Maqedonisë' vendosin 'maqedonët', duke paralajmëruar një referendum popullor në rast të ndonjë trysnie ndaj 'maqedonëve'.

Interesimin e shtuar të palës shqiptare në 'Maqedoni' për çështjen e emrit në kuadrin e integrimeve perëndimore të vendit, 'maqedonët' e shikojnë sa më irritim aq dhe me ligësi. Ata, nga një anë, e lejojnë këtë interesim për të dëshmuar se goja 'Maqedonia' i përfill shqiptarët, nga ana tjetër, nuk e pranon asnjë shenjë protagonizmi, duke shpallur, sa herë që është nevoja se kjo nuk është diçka që iu takon shqiptarëve.

Dhurata që iu bë nga Titoja pas Luftës së Dytë Botërore i ka lënë ende esëll 'maqedonët', të cilët ende duket mendojnë se më mirë të jenë 'maqedonë' të privilegjuar në një 'Maqedoni' të tyre sesa bullgarë dosido në një hapësirë bullgare. Dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje sado minimale të dalin nga konteksti greko-serb ku i mban identiteti që ata kanë zgjedhur dhe rruga që ata kanë zgjedhur tashmë prej tre çerekë shekujsh. Kjo i katandis që edhe sot e kësaj dite i vetmi identitet i shënuar i tyre të jetë antishqiptarizmi gjithnjë e më totalitar 'maqedon'.

Liderët partiakë shqiptarë ndoshta mendojnë se 'Maqedonia' bëhet më pranuese ndaj shqiptarëve të saj sa më e integruar të jetë në Perëndim dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Dhe nuk duan të kuptojnë mendësinë 'maqedone', sipas së cilës 'Maqedonia' e ka të sigurtë anëtarësimin në Bashkimin Evropian së paku në një kohë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, prandaj ajo punon të hyjë në Evropë pasi të ketë realizuar përfundimisht defaktorizimin sa më të plotë të shqiptarëve të saj, pra 'Maqedonia' synon dhe punon të hyjë në Evropë pa shqiptarët e saj. Dhe ky është realiteti që do shpalosur nga liderët partiakë shqiptarë të 'Maqedonisë' ndaj faktorit perëndimor e atij botëror. Dhe të mos konformohen as të pajtohen, siç e thekson edhe profesori Milaim Fejziu, me komoditetet që iu siguron atyre dhe interesave të tyre të ngushta meskine shteti 'maqedon'.

"Unë synoj të jem president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike ose religjioze, pavarësisht qëndrimit të tyre politik. Unë nuk do të lejoj që urrejtja dhe intoleranca ndëretnike ta minojnë stabilitetin e Maqedonisë." Këto fjalë të presidentit të ndjerë Boris Trajksovski, një prej firmëtarëve të Marrëveshjes së Ohrit, sot mund të konstatohet se janë tradhtuar, janë nëpërkëmbur nga krerët e Shkupit, duke ngritur në sistem urrejtjen dhe intolerancën 'maqedone' ndaj shqiptarëve të këtij vendi.

Musa Xhaferi, në intervistën e djeshme, e shikonte debatin 12 vjeçar rreth Marrëveshjes së Ohrit si dëshmi të frymës evropiane dhe e mbante fshehur faktin se kjo marrëveshje, edhe pas 12 vjetëve, vazhdon të jetë objekt i interpretimeve që kanë për qëllim të vetëm mospërparimin e pozitës së shqiptarëve në 'Maqedoni', dimension pa të cilin 'Maqedonia' nuk ka të ardhme.

Marrëveshja e Ohrit, e cila mbush sot 12 vjet, synonte ta vendosë me themele në tokë një 'Maqedoni' deri atëherë me themele në ajër. Nga liderët e shqiptarëve në 'Maqedoni' do kuptuar se pa përmbushjen reale, të sinqertë dhe të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, 'Maqedonia' e 'maqedonëve' dhe e burokratëve të saj do të vazhdojë të vegjetojë me themele në ajër. Dhe mosmbijetesa e saj e mëtejshme do të jetë vetëm çështje kohe.

©


SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DREJTËSI PËR DREJTËSINËNë vend të një refleksioni për drejtësinë e munguarNga NAMIK SLEMANI (08.13.2013)
SHTETI E HARROI 25 VJETORIN E VRASJES TË HAVZI NELËS NGA DIKTATURANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2013)
A PO BËN AZERBAJXHANI LOJËN RUSE NË BALLKAN?Nga SHABAN MURATI (08.12.2013)
KËLMENDI, NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (08.11.2013)
ÇFARË DO ME THËNË MOSPËRFILLJA E OBAMËS PËR MARRËDHËNIET SHBA-RUSI?Nga IAN BREMMER, New York Times (08.11.2013)
25 VJET NGA VRASJA E POETIT HAVZI NELA DHE PAFUQIA PËR T'U NDARË NGA E KALUARANga AFRIM KRASNIQI (08.10.2013)
KUKËSI, QYTETI JASHTË ORBITËS SË KUFIJVE TANË!Nga AHMET SHQARRI (08.10.2013)
A DUHET TË KETË MORAL NË POLITIKËN E JASHTMENga FRANK SHKRELI (08.10.2013)
STRUGA IME E BUKUR...Nga LEBIT MURTISHI (08.08.2013)
PA NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN-PLAVË-SHKODËR NUK MUND TË FLASIM PËR NJË INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN (08.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]