E Mërkurë, 12.11.2019, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A ËSHTË KY BREZI I NDRYSHIMEVE?
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 11.17.2013, 07:42pm (GMT+1)


Në një prej shkrimeve të mia nja një javë më parë duke shprehur mendimin tim ndaj planeve ndërkombëtare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në Shqipëri, u shpreha se është për tu admiruar fakti se grupe të rinisë, organizatash civile dhe joqeveritare kishin filluar të protestonin kundër këtij propozimi, dhe njëkohësisht kërkuan diskutim të hapur dhe transparencë te plotë në lidhje me kapacitetet që ka Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, si dhe për një debat të hapur mbi pasojat e rënda që mund të rrjedhnin nga një operacion i tillë. Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama, pas një heshtjeje të gjatë dhe hezitimesh -- nën presionin e protestave të mbrendshme nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë të grupeve të ndryshme të shoqërisë civile, kryesisht të rinj e të reja universitarë, i tha më në fund Jo propozimit të ndërkombëtarëve, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar.

Analistë, komentues dhe politikanë të të gjitha ngjyrave po shkruajnë dhe komentojnë se kush "fitoi" dhe kush “humbi” nga ngjarjet e javës së kaluar. Është e qartë se duke gjykuar për nga mënyra se si u morën me këtë çështje autoritetet shqiptare, ''humbëse" ishte kryesisht politika shqiptare, si pozita ashtu edhe opozita, por dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, pasi nuk kishte asnjë koordinim midis tyre për miratimin e një qëndrimi të përbashkët, pro ose kundër -- për një çështje kaq të rëndësishme -- siç ishte tranferimi i armëve kimike siriane për tu shkatërruar në Shqipëri. Por aty ku dështoi politika shqiptare, fatbardhësisht, besoj se doli fituese Shqipëria dhe shqiptarët. Doli fituese e ardhmja e Shqipërisë dhe veçanërisht shoqëria civile shqiptare, e cila deri me këtë rast ndoshta ekzistonte vetëm në emër. Në mungesë të një bashkërendimi politik zyrtar dhe në një boshllëk të plotë transparence nga zyrtarët shqiptarë, organizimi i protestave dhe i demonstratave paqësore kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ishte roli më i mirë që mund të luanin këto organizata civile në këtë rast. Ndonëse si të tilla, javën që kaloi, ato ndoshta fillimisht pa ditur, ushtruan një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.


Gjithashtu, ditët e fundit është folur e përfolur aq shumë edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë mes dhe për ndikimin që vendimi i Kryeministrit shqiptar Z. Edi Rama, për të mos lejuar dërgimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, mund të ketë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, tani dhe në të ardhmen. Duhet theksuar se Departmenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet zëdhënëses së tij, u prononcua të premten se JO-ja e Kryeministrit Rama nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve. Nuk mund të ishte ndryshe! Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kishin se si të jenë as të zhgënjyera nga vendimi i vonuar kundër që mori Kryeministri Rama nën presionin e protestave paqësore dhe spontane të mijëra shqiptarëve kundër transportimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në tokën shqiptare. Sepse dihet botërisht se Amerika është ''nëna'' e të gjitha demonstratave dhe protestave civile për kauza të llojlojshme, të mbrendshme dhe të jashtme. Për më tepër, janë Shtetet e Bashkuara ato që me dekada tani kanë financuar me fondet e taksa-paguesve amerikanë shoqëri civile anembanë botës, e sidomos kanë mbështetur krijimin e organizatave joqeveritare në vendet ish-komuniste gjatë 20-vjetëve të fundit, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, me besimin se në asnjë vend, e sidomos në vendet e pas diktaturës komuniste, nuk mund të ketë demokraci vërtetë funksionale, pa një shoqëri civile efektive. Si të tilla, bëhet fjalë për organizata vërtetë të shoqërisë civile, që veprojnë në një demokraci funksionale, ku ato respektojnë ligjin dhe të drejtat e të tjerëve, tolerantë ndaj pikëpamjeve të kundërta dhe të cilat punojnë në mbrojtje të interesave të përbashkëta të shoqërisë civile dhe të shtetit. Si të tilla, dhe për nga natyra, ato duhet pa tjetër të jenë të pavarura nga politika dhe nga qeveria. Ka ndodhur që në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, grupe që e kanë quajtur veten të shoqërisë civile kanë vepruar për llogari të njërës ose tjetrës palë politike. Grupe të tilla nuk mund të konsiderohen organizata të shoqërisë civile, të pakën në kuptimin e fjalës siç kuptohet këtu në Amerikë, por vegla të partive. Roli kryesor i organizatave të vërteta të shoqërisë civile, është që nëpërmjet veprimtarisë së tyre, të kufizojnë dhe të kontrollojnë pushtetin qeveritar, të udhëheqësve dhe të zyrtarëve politikë, dhe njëkohësisht të kërkojnë informacion dhe transparencë nga organet qeveritare për çështje madhore të interesit publik, ashtuqë këto ente joqeveritare të jenë të afta të kryejnë misionin e tyre të caktuar, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, dhe njëkohësisht për të inkurajuar dhe për të lehtësuar debatin publik mbi çështjet jetike të vendit duke shprehur mendimin e tyre lirisht dhe pa frikë ndëshkimi. Gjatë karrierës time kam marrë pjesë në disa trajnime të anëtarëve të shoqërive civile nga Europa Lindore dhe më kujtohet se ekspertët flisnin për organizatat e shoqërisë civile edhe si ente për trajnimin e udhëheqësve të ardhshëm politikë, pasi ata si anëtarë të shoqërive civile nën rrethana normale veprimtarie dhe të pavarur nga influencat politike, merren me zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në interes të publikut, në një atmosferë tolerance e mirëkuptimi, ndryshe nga politikanët e karrierës.

Protestat paqësore të grupeve joqeveritare të shoqërisë civile dhe të rinisë që u zhvilluan javën e kaluar anembanë Shqipërisë, e që filluan si rrjedhim i mungesës së informacionit zyrtar, ndihmuan në informimin e publikut shqiptar dhe botëror mbi një çështje tepër me rëndësi për shoqërinë shqiptare, por edhe për botën, dmth., të transportimit dhe të shkatërrimit të mundshëm të armëve kimike siriane në territorin shqiptar. Ky brez i ri i shqiptarëve, kryesisht të lindur pas rënies së komunizmit pak më shumë se 20-vjetë më parë, me protestat e javës që kaloi, tregoi se është i gatëshëm të luajë rolin e tij efektiv dhe legjitim si një katalist udhëheqës për ndryshim, ndoshta epokal, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve më të mira midis shtetit dhe qytetarëve, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

Protestat paqësore të organizatave joqeveritare të javës së kaluar anembanë Shqipërisë, ka mundësi në qoftë se me të vërtetë mbeten të pavarura nga politika, të kenë shënuar një kthesë historike për vendin, që do të mbahet mend si mbarimi i diçkaje të vjetër dhe fillimi i diçkaje të re. Ishte ky një triumf i papritur por i mirëseardhur. Siç ka thënë edhe ish-Presidenti amerikan Xhon Kenedi, "Në historinë e gjatë të botës, vetëm disa gjeneratave u është dhënë mundësia të luajnë rolin e tyre në mbrojtje të lirisë, në momentin e kanosjes së rrezikut më të madh ndaj saj." A është ky brezi i ri i shqiptarëve ai që do të luajë këtë rol historik për kombin e vet?

Ky brez i ri shqiptarësh, përsëri sipas fjalëve të arta të Xhon Kenedi, me protestat e organizuara javën e kaluar, tregoi se kur e lypi nevoja, ata nuk kërkuan se çfarë mund të bëjë vendi i tyre për ta, por çfarë mund të bëjnë ata për Atdheun e vet dhe për të ardhmen e kombit shqiptar, në një moment kur vendi kishte nevojën e intervenimit të këtij brezi për mbrojtjen e interesave të përbashkëta. Le të shpresojmë se kësaj gjenerate të re shqiptare, siç ka thënë Xhon Kenedi, i është dorëzuar stafeta e lirisë dhe e demokracisë së vërtetë -- këtij brezi të rinjsh dhe të rejash shqiptare, të lindur pas rëniës së komunizmit, krenarë të prejardhjes së tyre ilire, të gatshëm për të mbrojtur interesat e Atdheut dhe të kombit, mbështetës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për veten dhe për bashkombasit e vet -- të drejta këto që historikisht u janë mohuar të parëve të tyre ndër shekuj. Qartë, ndihet nevoja e një përtërirjeje rrënjësore, pas shumë zhgënjimesh dhe mjerimesh.

Ndihet nevoja edhe për një zhveshje njëherë e mirë nga tradita dhe kultura politike e një ideologjie të huaj e cila ka lënë aq shumë plagë në trup të kombit gjatë 50-viteve të fundit. A është kjo kryengritja e të rinjve ndaj kësaj kulture politike? A është ky brezi i ri i lindur pas rrëzimit të komunizmit ai i cili do të shpërvjelë mëngët dhe i cili do të ndërtojë shtetin e ri modern, duke i dëshmuar botës dinjitetin e pashoqtë kombëtar të shqiptarëve?

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikASGJËSIMI I ARMËVE KIMIKE TË SIRISË NË SHQIPËRI NUK ISHTE VENDIM I AMERIKËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.17.2013)
OKSIGJEN OPOZITËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.17.2013)
SHOQËRIA CIVILE - OPOZITA E VËRTETË NË SHQIPËRINga Dr. GËZIM ALPION, Birmingham, Angli (11.16.2013)
NJË RINI SHQIPTARE E KTHJELLËT PËR FATIN E ATDHEUTNga ARTUR VREKAJ (11.15.2013)
TË PROTESTOSH ËSHTË LEGJITIME! TË JESH ANTIAMERIKAN JO!Të protestojmë por t’i themi jo histerisë antiamerikane të tipit të Fatos Lubonjës me shokëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.15.2013)
GJUKANOVIÇI ËSHTË NDOTJA MË E MADHE EKO-POLITIKE E KRAHINËS ETNO-HISTORIKE TË PLAVË-GUCISËEsé nga RAMIZ LUSHAJ (11.14.2013)
AMERIKA NUK DO T'I IMPONOJË SHQIPËRISË SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI (11.13.2013)
ÇARMATOSJA E SIRISË PA PASOJA SI NË SHQIPËRI DHE NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-SHBA-NATONga ELIDA BUÇPAPAJ (11.12.2013)
SHKUPI KËRKON SHKES TË RI PËR EMRINNga SHABAN MURATI (11.12.2013)
SHQIPËRIA DHE ARMËT KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI (11.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]