E Premte, 04.26.2024, 08:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EKSTREMIZMI FETAR TROKET NË PORTAT TONA
“Kujtojeni humanizmin; dhe, harrojini te tjerat!” Russell-Einstein Manifesto,(1955)
Nga SAMI REPISHTI  

E Djelë, 08.24.2014, 07:46pm (GMT+1)


Ridgefield, CT. USA.- Shtypi i hapësinës shqiptare në Ballkan dhe ai ndërkombëtar njoftojnë se nji valë e padëshirueshme "vullnetarësh" shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, udhëtojnë drejt fushë-betejave vëlla-vrasëse të Sirisë dhe Irakut Perëndimor dhe i bashkohen të ashtuquejtunit "xhihad", të vetë-quejtunit "Kalifat", nën drejtimin e nji të vetëquejtuni "Kalif", Abu Baker al Baghdadi.

   Qarqet e mirëinformueme amerikane e përshkruejnë këtë "kalif" të improvizuem:" (Kur u zu rob, 2004) ai ishte nji vagabond rrugaç... Asht e vështirë të mendosh se ai do të bahej kryetar i ISIS" (Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut). Tashti ai nxit fushatën e dhunës për dëbimin dhe asgjasimin e pakicave fetare, siç janë shiatë dhe jaziditë, akte që janë dënue edhe nga vetë udhëheqsit e Al Kaides. Pretendimet e tia janë aq ekstravagante sa të reklamojë se vjen nga fisi Kurejshi, i Profetit Muhamed....!" Në këtë kaos që ka prue kaq shumë vdekje dhe shkatërrim, bajnë pjesë edhe afërsisht 160 shqiptarë myslimanë, ekstremistë deri në atë pikë sa të përqafojnë "kultin e vdekjes".

    Sot, me miljona refugjate- burra, gra e sidomos femije- vuejne tmerret e luftes, dhimbjen e vrasjes se te dashtuneve te tyne, kercenimin e vazhdueshem te smundjeve, dhe ditet e gjata pa buke, pa uje, ne hapesinat e shkretueme te zonave pa jete bimore. Sot, perballohemi me nji situate qe ofendon dhe turpenon çdo qenie njerezore me nji zemer qe ndien, dhe nji mendje qe gjykon....!

   Keto  ditet e fundit, Policia e Republikes se Kosoves njoftoi arrestimin e 40 shqiptareve myslimane te dyshuem per pjesemarrje ne luftimet qe zhvillohen ne Siri dhe Irak, dhe te akuzuem per vepra penale "...organizim dhe pjesemarrje ne grupe terroriste, nxitje te urrejtjes perçarese ose mosdurimit (intolerance) kombetar, racor, fetar apo etnik, rekrutim per terrorizem, mbajtje ne pronesi, posedim apo shfrytezim te pa autorizuem te armeve". Gjate arrestimeve, Policia njofton se me perjashtim te dy rasteve, te gjithe familjaret kane ndihmue Policine ne aktin e arrestimit te te akuzuemeve, dhe ky ashte nji zhvillim i mire. Policia ka arrestue edhe Imamin e xhamise El Kuddus te Gjilanit, Zekeria Qazimi, i cili dyshohet se ashte nji nder frymezuesit kryesor te xhihadit...(Ai) dyshohet per veprat e rekrutimit per terrorizem, organizim dhe pjesemarrje ne grupe terroriste etj.

   Deri tashti, numerohen  16 shqiptare myslimane, shumica kosovare, te vrame ne Siri e Irak. "Imamet" qe indoktrinuen kete rini me frymen e urrejtjes fetare jane plotesisht pergjegjes per humbjen e tyne. Sepse devocioni per fene ketu ashte feja islame- ashte nji qendrim per levdate; por, me ndihmue ekstremistet myslimane ne kryemjen e akteve terroriste gjenocidale, ne emen te Zotit, ashte nji krim qe duhet denue nga te gjithe, dhe publikisht.

    Para nji situate te ketill thellesisht te padeshirueshme, Bashkesia Islamike e Kosoves ka ba thirrje per kundershtim te atyne qe perkrahin e nxisin gjuhen e urrejtjes, interpretimin e ngushte te mesimeve fetare, dhe poshtenimin e besimit islam. Bashkesia u ban thirrje te gjithe besimtareve mos te bien pre e individeve te papergjegjshem e te pa adrese qe manipulojne besimin islam jo per qellime humane, dhe ne veçanti u ban thirrje te mos bien pre e grupeve te ndryshme qe deklarohen ne emen te te ashtuquejtunit "xhihad", e te nji fare "kalifati", simbas "Zerit te Amerikes". Gjithashtu, tre kryetaret e institucioneve fetare te Kosoves,- mysliman, katolik dhe orthodox- ne nji deklarate te perbashket denojne aktet e elementeve te indoktrinueme dhe bajne thirrje per vellaznim dhe mirekuptim reciprok, e paqe ne Kosove. Nji thirrje e ketill ashte ba edhe nga Komiteti Nderfetar i Shqiperise, i cili shprehu solidaritet me njerezit qe vazhdojne te perndiqen per bindjet e tyne fetar kudo qofshin ne bote. Dhe kjo na gezon!

     Siç shkruente edhe editori i gazetes Illyria (N.Y.) Ruben Avxhiu, "...disa nga vullnetaret shqiptare qe shkuen ne Siri u radikalizuen... Ata shkuen per te ndaluar krimet dhe u kthyen vete ne pjese te nji seriali te tmerrshem krimesh qe eshte bere i njohur nga e gjithe bota. Shkuan mbase per te luftuar ne emer te fese- dhe po njollosin imazhin e fese se tyre...Çfare vendi mund te kene ne shoqerine tone moderne te kohes sone, njerez si ai qe pozonte me koken e prere te nji njeriu? Dhe, cfare pervoje sjellin keta njerez kur kthehen nga lufta ku ishin, ne se kane marre pjese ne formacione qe kane therur gra e  femije, qe kane konvertuar njerez me dhune, e kane masakrue ata qe nuk kane mundur (te konvertojne)?

    Po krijohet nji "bote e re", nji perbindsh qe perjashton çdo gja njerezore, dhe ne emen te Zotit (sic!), nji bote kunder vete Zotit, dhe mesimeve te Tij; nji bote e çthurun, ku çdo njeni ashte i lire me veprue pa pengese dhe pa kufi...simbas deshires se tij, e pa pergjegjsi! Gjithçka ashte harrue...shkaterrohen monumente historike,  qendra te shenjtenueme, institucione kulturore, digjen kisha e xhamia e libra e biblioteka....Si rrjedhim, kemi perseritjen e Auschwitz-it dhe te Hiroshimes! Kemi injorancen e plote dhe indiferencen vrastare qe mbretnojne mbi nji bote pa vlera dhe kunder vlerave themelore te qytetnimit njerezor! Slogane pa kuptim, thirrje histerike per gjakderdhje te popullsive te pafajshme...dhe e gjithe kjo si pergjigje e tyne pyetjeve te medha te ekzistences sone, fillimin e mbarimin e jetes, e pergjegjsine tone ne kete bote. Per plotesimin e botes se absurdit thirret ne ndihme "Feja", ne kete rast Islamizmi, qe ashte anti-teza e tezes kriminale te "kultit te vdekjes".

     Jeta e ketyne ekstremisteve ashte thjeshte nji udhetim ne erresinen e pafund qe kane perqafue e qe i dergon kah vdekja e paevitueshme dhe e pa lavdishme. Ne kete delir te papermbajtun, ata jane ne gjendje me mbulue peshen e krimit te kryem, punen e xhelatit te pa fre, qe u jep atyne sensin e epersise falso mbi viktimet e pa faj, te pafte me u mbrojte...kujtim i rande i dhomave naziste te gazit ne kampet e çfarosjes! Si qenie njerezore, si shqiptar, dhe si mysliman, i paafte me veprue e me pengue zhvillimin e kesaj kasaphaneje makabre, une e ndiej veten te vrame dhe te poshtenuem...!

                                                     ***

   Si "europiane" na ndiehemi "te ndryshem" nga banoret e vendeve me kultura te ndryshme. Ne thelb, kultura perfaqesohet nga gjuha, besimi fetar, vlerat morale baze te shoqenise ku jetojme, traditat, doket e zakonet dhe ne nji perqindje te madhe edhe aspiratat tona. Si "europiane" jemi kryenalte te zhvillimit shkencor, teknologjise moderne, industrializimit te gjithanshem, jetes se organizume urbane, dhe perparimeve ne arsim, dhe arte te bukura; dhe njikohesisht, gjykohemi nga te tjeret si arrogante dhe te rrezikshem kur flitet per pasunite tona te grumullueme me djersen e te tjereve. Nji pjese e mire e mireqenjes sone materiale shikohet sikur rrjedh nga shfrytezimi i popujve tjere gjate dekadave te kolonializmit qe nga shekuli 18 e deri ne vitin 1960, kur formalisht u shperba kolonializmi ne Afrike e Azi. Por metodat e shfrytezimit nuk pushuen; per vuejtesit ata jane te gjalla edhe sot.

     Pothuesje te gjitha "vatrat e konfliktit te nxehte" ne keto dy kontinente jane rezultat i qeverisjes se keqe dhe shfrytezimit te kapitalit europian. Qytetnimi e kultura nuk vendosen, as zhvillohen me urdhena e dekrete. Ata kerkojne nji proces te gjate e te kontrollluem; alfa dhe omega e ketij procesi ashte shenjtenia e jetes se njeriut. Persa kohe qe ky koncept themelor nuk bahet pjese e natyreshme e jetes shoqenore te nji vendi, çdo perparim ose bahet  i pamundun, ose ashte artificial dhe nuk mund te qendroje. Ne Siri dhe ne Irak, kemi te bajme me dy "shtete"   te krijuem artificialisht mbas L1B, jo per plotesimin e aspiratave popullore, por me kenaqe interesat e ish-fuqive koloniale, France e Britania e Madhe.

     Zhvillimet e mavoneshme, mbas vitit 1918, tregojne se "pushteti" ka qene gjithehere ne duert e "kolaboracionisteve" vendas, ose ne raste revoltimi ne duert e diktatoreve absolut qe mbajten pushtetin vetem me "grushtin e hekurt". Liria, kjo lule qe sjelle jeten me dinjitet e te deshirueme nga te gjithe, nuk u lejue asnjihere me u zhvillue. Familja Asad ne Siri dhe Sadam Hysejni ne Irak jane pergjegjsit kryesore, dy elemente qe nuk kuptuen asnji here kohen ne te cilen jetuen, dhe nuk pranuen asnjihere vlerat e qytetnimit perendimor qe perfaqesonte "ish-kolonializmi shtypes". Sot, ekstremizmi islamik tregon me  nji ashpersi edhe ma te madhe kete pa aftesi me i u pershtate "kohes". "modernitetit", dhe si reagim, kthen syte kah e kaluemja e shekullit shtate...1,400 vjet mbrapa! Sikur asgja nuk ka ngja ne keto 14 shekuj me rradhe!

    Trashegimia klasike greko-latine, filozofi e ligje; qytetnimi i krishtenimit perendimor- kryesisht katolicizmi dhe protestantizmi- dhe kontributi i tyne ne zhvillimin e nji bashkesie ne mes te popujve te krishtene; gjuhet europiane, si mjeti ma i forte i komunikimit shoqenor; ndamja e autoritetit shtetnor nga ai kishtar, "Zoti dhe Cezari"; sundimi i ligjit, Non sub homine, sed sub Deo et lege (jo nen sundimin e njeriut, por nen Zotin dhe ligjin); pluralizmi social dhe shoqenia civile; ngritja e grupeve shoqenore te perzieme dhe me sjellje te qytetnueme; pushtet perfaqesues; individualizimi, randesia e cilido individ (me paraqite vetem elementet e qytetnimit simbas Samuel Huntington) nuk ekzistojne ne vendet sot te turbullta, dhe fitohen vetem me kalimin e kohes. Nuk ashte nji akt, ashte nji proces i gjate dhe i mundimshem!

   Jo vetem qe zhvillime te ketilla nuk gjeten mirepritje ne Siri dhe Irak, por shkaktuen nji reagim kundershtar; ata u pane si "helmi" i shoqenise arabe, dhe moren emnin "Westoxification" Nji prirje me u kthye ne zanafille, d.m.th. ne fillimet e "Islamizmit" u ba epiqendra e drejtimit te vendeve arabe, qe mbahet- me te drejte- kryenalte me "qytetnimin arab" te pre-Mesjetes: Bagdad, Damask, Aleksandria, Cordova, Sevilla etj. i cili ne esence, ishte zbulimi dhe studimi i njohunive te Greqise Antike dhe avancimi i tyne ne nivele ma te nalta,- dhe jo refuzimi i tyne qe deshmojme na sot.
                                              ***
    Por kjo dileme nuk paraqitet per ne shqiptaret, ne Shqiperi, ne Kosove, Maqedoni, Presheve dhe Mal te Zi. Me gjithe te kaluemen -te larget e te afert- tonen, dhe vuejtjet e pesueme, shqiptaret kane pase gjithehere nji orientim te caktuem: Europen! Na kemi pervetesue shkencen dhe  teknologjine europiane, por mbi te gjitha kemi çmue pasunine intelektuale dhe artistike te Perendimit dhe e kemi perqafue ate, jo luftue. Per ma teper, historia bashkekohore ka tregue se Perendimi  sot nuk ashte "njerka" e jone, e se ne ditet e veshtira ashte rreshtue krah nesh ne konflikte qe kane rrezikue vete ekzistencen tone. Dhe ne Kosove ma shume se ne çdo vend tjeter! Akoma i kemi te fresketa imazhet e fitueme nga fotografite dhe ekranet televizive te ushtareve te NATO-s qe hyne triumfalisht ne Kosove (qershor 1999) dhe pergatiten terrenin per pavaresine e plote, nxorren Serbine jashte Kosoves, njihere e pergjithemone, dhe prune pavaresine e saj (17 shkurt 2008).

   Si ashte e mundun qe toka kosovare te nxjerre keto elemente kaq buke-shkale sa te sakrifikojne jetet e tyne ne nji konflikt jo-parimor, kriminel, vella-vrases i forcave te erresines, i "kultit te vdekjes"?

   Ne maj 2012, mendimtari i ndjere Arben Xhaferi, shkruente:"...Te disa qarqe islamike ne bote, pas deshtimit te komunizmit ekziston tendenca per vazhdim te misionit te kesaj ideologjie totalitariste, por me nje dallim esencial: totalitarizmi fetar eshte me i rrezikshem, nga qe legjitimitetn e vet e mbeshtete mbi nje ide te pakontestueshme, ate te Zotit. Çdo aksion qe ndermerret, me cinizem     arsyetohert me vullnetin e Zotit. Ata qe rezistojne te pranojne kete lloj manipulimi masiv kercenohen me vdekje dhe lloje te ndryshme te presionit. Armiku me i madh i kesaj utopie te re, ketij totalitarizmi eshte dyshimi, mendja kritike...!" Dhe shton me optimizem:" Jam i bindun se e gjithe kjo politike nuk do te arrije te shnderroje shqiptaret ne fundamentaliste por do te rrise vigjilencen, dhe vetevetiu do t'i kendelle mendjet e kontaminuara nga nji fundamentalizem i ri..." I ndjeri Arben Xhaferi shihte perspektiven shqiptare tek europianizimi i shoqerise sone, tek humanizmi europian tolerance e arsye shtet ligjor, demokraci etj.

    Per fat te mire, zane te arsyeshme e tolerante fetare jane ndigjue keto ditet e fundit. Imam Naim Ternava, kryetar i BI te Kosoves , ne nji interviste me "Zerin e Amerikes", deklaroi se mbeshtet aksionin policor ne Kosove dhe arrestimin e te dyshuemeve. Ai tha se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kane asgja te perbashket me besimin islam, dhe premtoj se do te bashkepunoje me bashkesite tjera fetare qe te ruhet toleranca ne mes te besimtareve te ndryshem. Imam Ternava shtoi se te ashtuquejtunit "imame" te arrestuem nuk jane "imame" te konfirmuem me vendim te Bashkesise Islame te Kosoves.

     Me te njajten fryme u shpreh edhe Myftiu i Zones Shkoder, Imam Muhamed Sytari, per te cilin: "fanatizmi eshte nje entuziasem qe djeg, jo nje e vertete qe  ndriçon", dhe spjegon:" Ne Islam, besimi i sakte eshte fryt i vullnetit te lire," dhe perfundon:" Zot, ki meshire per myslimanet e pafajshem ne Gaza, per te krishteret e pafajshem ne Musil, per jezidet e pafajshem ne Sinxhar, per myslimanet e pafajshem ne Turkmenistanin e larget... per te gjitha krijesat e Tua te pafajshme ne mbar boten, qe vriten, ndeshkohen,  qe shkelen e dhunohen nga injoranca dhe fanatizmi afetar, shpesh i veshur me rroben e fese, ciles do fe". Dhe shton: "Shqiperia sot ashte nje vend qe aspiron te aderoje drejte Bashkimit Europian. Eshte e vertete se ka nje rrugetim te luhatshem ne kete drejtim, ama e ka  te qarte vendin e saj".

   Pak kohe ma pare, famullitari katolik Dom Gjergj Meta, ne pergjigje te atyne qe akuzojne Islamizmin per mospranim ne Bashkimin Europian, shkruente se ne se kjo ishte e vertete, pa vellaznit e motrat tona myslimane nuk duem te hyjme ne Bashkimin Europian...!

    Qendrime te ketilla, nga dy klerike te breznise se re, pergatisin epoken e vellazenimit, lirise individuale e tolerances ne shoqenine tone pluraliste shqiptare, dhe jane te mireprituna! Une i pershendes.

SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA E KORDELES TË ZEZË - BLACK RIBBON DAY - NË SHQIPËRI NUK KUJTOHET - SEPSE PS DHE PD JANË ANËT E SË NJËJTËS MONEDHËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.24.2014)
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.23.2014)
300 DITË DËSHTIME APO RAMA I PAPËRGATITUR?!Nga ENGJËLL MUSAI, Drejtor i gazetës Telegraf (08.22.2014)
NË KONFERENCËN PËR SHTYP KRYEMINISTRI RAMA I VURI NË GJUMË GAZETARËT DHE NERVOZOI PUBLIKUNNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2014)
ISLAMIZMI DHE PERËNDIMI, KU U GABUA?Nga BERNARD LEWIS, revista 'The Atlantic' (08.22.2014)
VRASJA BRUTALE E NJË GAZETARINga FRANK SHKRELI (08.22.2014)
NË NJË VEND NORMAL, KRYEMINISTËR ËSHTË PUNË E RËNDËNga ARTUR ÇANI (08.21.2014)
EDI RAMA DUHET TA ÇRRËNJOSË KUPOLËN FEUDALE-TRIBALE TË DIKTATURËS 23 VJEÇARE TË TRANZICIONIT  Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.21.2014)
IMAM VEHBI ISMAILI -- PATRIOT, NJERI I FESË DHE DISHEPULL I TRADITËS SË TOLERANCËS FETARE NDËR SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.19.2014)
PSE KOMBET SHKOJNË NË LUFTËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (08.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]