VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LDK në përvjetorin e 25-tëNGA LËVIZJE PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMENNga JUSUF BUXHOVI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LDK në përvjetorin e 25-të
NGA LËVIZJE PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN
Nga JUSUF BUXHOVI

E Mërkurë, 12.24.2014, 09:10am (GMT+1)



LDK shënon 25 vjet jete aktive në procesin politik në Kosovë.

LDK si lëvizje kombëtare u shfaq në një moment historik, i cili shënonte fillimin e shthurjes së ish federatës jugosllave dhe ishte partia e parë që ofroi vizionin për krijimin e entitetit shtetëror të pavarur mbi baza kombëtare dhe demokratike të shqiptarëve që kishin mbetur në atë federatë. Slogani i saj i njohur: Liri, Pavarësi e Demokraci ishte themeli ideor i projektit historik për shtetin e pavarur, që iu bashkuan të gjitha forcat shoqërore dhe politike pa dallim.

Dezintegrimin e federatës dhe shkëputjen e Kosovës nga ajo, LDK e kishte projektuar si një proces në të cilin shqiptarët do të jenë një akter vendimtar, i cili do të imponohet si faktor i paevitueshëm në planimteritë gjeostrategjike europiane.

Brenda këtij procesi historik kjo lëvizje arriti t'ia imponoje botës një pamje mentale shtetformuese të shoqërisë kosovare, e cila do të ishte në pajtueshmëri me konceptet euro-atlantike të organizimit shtetëror. Kjo u arrit edhe me krijimin e infrastrukturës demokratike që do ta legjitimonte këtë proces siç ishin: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpallja e Republikës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990, Referendumi për Pavarësi i vitit 1991 si dhe zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, prej nga dolën edhe institucionet me të cilat u pajis lëvizja e rezistencës institucionale pjesë e së cilës ishte edhe ajo e armatosur, e cila u vu në veprim në fazën e fundit kur forca e diplomacisë duhej të kthehej në diplomaci të forcës.
Si një faze fillestare të pavarësimit LDK ka paraparë edhe protektoratin ndërkombëtar, që duhet të funksionojë si formë kalimtare e vetëqeverisjes, që u realizua me ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999.

LDK po ashtu ishte ideatore jo vetëm e një procesi të shtetndërtimit, por edhe fazave të realizimit të këtij projekti, etapa që duhej të kaloheshin derisa Kosova dhe popullata e saj të familiarizoheshin me një mendësi të re, çfarë ishte ajo e pluralizmit politik, ekonomisë së tregut, të drejtave të njeriut, etj, domethënë si një proces i detotalitarizimit të ndërgjegjes.

Jubiletë, çfarë është ky, çerekshekulli i funksionimit të LDK-së, detyrojnë për një rikapitullim të një procesi aq më parë që është diçka e obligueshme për ideatorin, themeluesin, hartuesin e bazës programore e statutore, dhe përfaqësuesit ligjor i kësaj parti-lëvizjeje të para 25 viteve.

Andaj, sot me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë mbeti nga një projekt i madh shtetndërtues i LDK-së dhe ç'mbeti nga vetë LDK-ja?

Me këtë rast duhet të thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 25 viteve të aktivitetit në shtetndërtimin e papërfunduar, ka dy pamje:
-atë historike, si lëvizje kombëtare, që përfundon me ndërhyrjen e forcave të Aleancës euro-atlantike në Kosovë në qershor të vitit 1999, dhe tjetra,
-atë të një partie politike në rrethanat e protektoratit ndërkombëtar e deri më sot, që përcillet me dukuri pothuajse si të të gjitha partive të tranzicionit, degradimit gradual dhe largimit nga vizioni fillestar që ishte projekti i një shtet moderni të modelit perëndimor.

LDK sot është një parti si të gjitha ato subjekte që e kanë një mision historik dhe që e lënë të papërmbyllur atë: e kapluar nga amnezioni i misionit të saj fillestar!

LDK nga një parti-lëvizje, duke u përpjekur të përshtatet një konteksti të ri historik, kaloi në margjina të procesit historik, duke harruar vizionin e saj për shtetin.

Ajo sot ka mbetur një parti që përbehet nga grupacione të ndryshme të interesit, të cilët kanë harruar apo edhe tjetërsuar fundamentin e saj moral, përgjegjësinë ndaj brezave dhe ndaj historisë.

Në këtë gjendje arriti përmes një luftë të brendshme, gjatë së cilës ndodhi edhe pastrimi i partisë nga idealistët, që ishin promotor i zbatimit të filozofisë së saj politike dhe të zëvendësimit të tyre me profiterë, servilë dhe ndërmjetësues në pazaret me partitë e tjera.

Aq më keq që ajo sot në radhët e veta nuk e ka asnjë prej themeluesve të saj.

Si e tillë LDK sot është shndërruar në një parti vasale e rivalëve dikur të ashpër dhe pa principe, të cilët e luftuan që nga fillimi, së brendshmi dhe së jashtmi, duke ia minuar principet e saj prijetare, që ishin ato të demokracisë perëndimore.

LDK sot është një parti pa parime, pa vizion, pa strategji për dalje nga kriza e thellë, e cila e ka kapluar sot këtë vend, parti që vendnumëron e kënaqur në një proces të mëtejmë të dezintegrimit të brendshëm.

LDK sot gjendet para dilemës: të vazhdojë në procesin e margjinalizimit të mëtejmë apo të hapët për reformim parimor, gjithsesi të dhembshëm por ripërtëritës për këtë parti.
Por, reformimi i Partisë nuk mund të merret me mend me kuadrin e tashëm që e ka uzurpuar.

Andaj, është obligim moral i strukturave drejtuese që të tërhiqen nga procesi reformues dhe të fillohet me rithemelimin e partisë përmes këshillave iniciative të padirigjuar nga individë dhe grupacione të interesit.

Një proces i reformimit të kësaj natyre dhe demonopolizimi i partisë në këtë gjendje të erozionit moral të kësaj shoqërie duket se është një mision i pamundshëm.

Është e vështirë për tu besuar, por duket një realitet i pamohueshëm se LDK e ka mbaruar misionin e vet historik dhe se ajo tashmë po bëhet një subjekt që duhet t'i takojë arkivave dhe muzeve.

A mund të lejohet edhe një komoditet i këtillë në një situatë kur projekti i shtetit të pavarur është në rrezik, kur e ardhmja e popullatës së këtij vendi është e paqartë është një çështje që duhet ta preokupoje çdo qytetar e aq më shumë intelektualin e ditëve tona.
JUSUF BUXHOVI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONITNga FRANK SHKRELI (12.23.2014)
Barometri diplomatikAMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.23.2014)
TË IDENTIFIKOHET DËMI NJERËZOR, MË PAS DËMSHPËRBLIMI MORALNga SULEJMAN GJANA (12.19.2014)
VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITITE Drejta e pronës është e drejtë e njeriutNga FRANK SHKRELI (12.18.2014)
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE (12.17.2014)
ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2014)
NDËRROI JETË SHKRIMTARJA ROZI THEOHARINga FRANK SHKRELI (12.14.2014)
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.13.2014)
STOP KORRUPSIONIT!Nga FRANK SHKRELI (12.11.2014)
TË DREJTAT E NJERIUT, 365 DITË NË VITNga FRANK SHKRELI (12.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]