E Djelë, 12.08.2019, 04:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËRPARIMET DHE SFIDAT NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Shqetësime serioze për influencën e Rusisë në Ballkan
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 05.01.2015, 06:50am (GMT+1)



Ky ishte titulli i seancës që u mbajt të mërkurën nga Nën-Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan që merret me punët e Europës dhe të Euro-Azisë.   Kryetari i këtij Nën-Komisioni, deputeti i shtetit Kalifornia, Dana Rohrabacher e hapi sesjonin duke thënë se është hera e dytë në dy vitet e kaluara që ky Nën-Komisio i Kongresit  merret me këtë subjekt të rëndësishëm, dmth., me rajonin e Ballkanit Perëndimor.  

Për të dëgjuar mbi zhvillimet më të fundit në rajon, Nënkomisioni i Kongresit për Europën dhe Euro-Azinë kishte ftuar, ndër të tjerë Zëvendës-ndihmës Serektarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee. (Të ftuarit e tjerë ishin Susan Fritz, Ndihmës-Administratore e USAID për Europën dhe Euro-Azinë, Ivan Vejvoda, Zëvëndës president i Fondit Gjerman Marshall në SHBA dhe ish-Kongresmeni me origjinë arbëreshe, Joseph J. Dio Guardi, President i Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane).

Diplomati amerikan, Hyot Yee, ç’prej fillimit të kumtesës së tij pohoi para anëtarëve të komisionit se vizioni për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë, kërcënohet sot më shumë se çdo herë tjetër, ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.  Diplomati amerikan, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe terrori i ushtruar nga grupi ISIL në Siri dhe në Irak u jep vendeve të Ballkanit një rëndësi më të madhe gjeopolitike, dhe si përfundim i këtij konteksti të ri gjeopolitik, theksoi ai, “Puna e jonë me partnerët tanë dhe me Aleatët tanë Ballkanikë për të krijuar një hapësirë më të mirë të tregëtisë së lirë dhe të popujve të lirë, është më e rëndësishme se kurrë -- qoftë kjo në përpjekjet tona për të ndihmuar këto shtete që të marrin vet vendimin sovran  për të ardhmen e tyre Euro-Atlantike...e deri tek përpjekjet për të çrrënjosur kancerin e korrupcionit që është duke brejtur përmbrenda këtyre shoqërive, duke ndikuar dëmshëm në jetën e përditshme të njerëzve, dhe njëkohsisht duke rrezikuar  demokracinë dhe sigurinë e këtyre vendeve.”   Megjith përparimet e bëra në këtë rajon dhe megjithë ndihmën morale dhe financiare (mbi 7 miliardë dollarë për rajonin, sipas tij) nga Shtetet e Bashkuara ç’prej  vitit 1999, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen gjithnjë me sfida të mëdha, theksoi Zëvendës-ndihmës Sekrektari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, para nën-Komisionit të Kongresit për Europën dhe Euro-Azinë.

Duke thënë se megjith përparimet që janë shënuar në atë rajon gjatë dy dekadave të kaluara, Hoyt Yee shtoi se Ballkani Perëndimor përballet gjithnjë me sfida të mëdha. Ai  e përqëndroi kumtesën e tij mbi disa fusha kryesore, duke theksuar shkurtimisht gjëndjen aktuale në secilin prej shtatë vendeve të rajonit. Përveç kësaj, ai foli edhe shqetësimet mbi atë që ai cilësoi si “ndikimi kompleks i influencës së rrezikshme ruse” në rajonin  e  Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkpunimin në lidhje me hetimin dhe dënimin e luftëtarve të huaj terroristë, si dhe mbi gjëndjen ekonomike të rajonit.

Duke folur për Shqipërinë, diplomati amerikan Hoyt Yee u tha anëtarve të Kongresit se ç’prej shembjes së sistemit shtypës komunist, Shqipëria ka shënuar   përparim të dukshëm demokratik. Ai vuri në dukje nënshkrimin kohët e fundit të Partneritetit Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në të cilin, theksoi ai, nënvijohet bashkpunimi  midis dy vendeve në fushën e sigurisë, të qeverisjes së mirë, të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, shoqërisë civile, zhvillimit ekonomik, sigurisë, si dhe në fushën energjetike, në arsim dhe në shkëmbimet dy-palëshe.   “Ne vazhdojmë të gjëjmë mundësi  të reja për të ndihmuar Shqipërinë të krijojë rritje të gjithanshme dhe të vazhdueshme ekonomike, në përputhje me standardet  e Bashkimit Europian”, tha Hoyt Yee. Por megjith përparimet e shënuara deri tani, Zëvendës-ndihmës Serektari  amerikan i Shtetit i tha Kongresit se, “Në Shqipëri mbetet shumë për t’u bërë.” Ai shtoi se, “Ndonëse ka marrë statusin e vendit kandidat, Shqipëria do të përballet me sfida të mëdha në zbatimin e reformave  që janë të nevojshme për të filluar bisedimet për antarësimnë BE. Shqipërisë i duhet të intensifikojë përpjekjet drejtë përforcimit të institucioneve demokratike, të bëjë reformat në drejtësi dhe të luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar.  Influenca e krimit dhe e korrupcionit në politikë vazhdon të jetë një shqetsim i vazhdueshëm.  Ne jemi duke i bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të luftuar krimin dhe korrupcionin dhe që të heqin dorë nga politika e mbrendshme konfliktuale dhe e korruptuar”, përfundoi Hoyt Yee paraqitjen e tij mbi Shqipërinë, para Nën-Komisionit të Kongresit që merret me Europën dhe Euro-Azinë.

Në lidhje me Kosovën, diplomati amerikan Hoyt Yee tha se gjatë këtyre shtatë vite pavarësi dhe ç’prej përfundimit të mbikqyrjes ndërkombëtare, Republika e Kosovës “Ka hedhur hapa të rëndësishëm në zhvillimin e saj si shtet i cili gëzon sovranitet dhe pavarësi të plotë.  Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet e saja për të ndërtuar një shtet modern, multietnik me institucione demokratike dhe gjithëpërfshirse.”  Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin themelimin tani të shumë përfolur të Gjykatës Speciale për tu marrë me pretendimet e raportit të Këshillit të Europës nga senatori zviceran Marty, diplomati amerikan Hoyt Yee theksoi se, “Është me rëndësi që udhëheqsit e Kosovës të marrin masat e nevojshme dhe të miratojnë amandamentet kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm për krijimin e Gjykatës Speciale, ashtuqë  vendi të merret me këto akuza në mënyrë të besueshme.”   Kjo, nënvijoi ai, “Është me rëndësi për viktimat, por është gjithashtu me rëndësi edhe për të ardhmen e Kosovës, me qellim që të largohet njëherë e mirë nga ky kapitull dhe të vazhdojë në udhën e sajë të konsolidimit demokratik dhe drejtë integrimit Euro-Atlantik të vendit.”   Në lidhje me këtë, përfaqsuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në dëshminë e tij para Kongresit të mërkurën theksoi se, “Ne mbështesim antarësimin e Kosovës në NATO, në Organizatën për Bashkpunim dhe Siguri në Europë (OSBE), si dhe në Bashkimin Europian -- dhe njëkohsisht i bëjmë thirrje Kosovës të ndërmarrë reformat e nevojshme me qëllim për të qenë në përputhje me standardet e këtyre institucioneve.”

Duke folur për Malin e Zi,  Hoyt Yee tha se megjithë përparimet e shënuara , ai citoi Progres Raportin e Bashkimit Europian në të cilin thuhet se Mali i Zi nuk ka një sistem të besueshëm hetimesh, gjykimesh dhe dënimesh, sidmos në raste korrupcioni, duke përfshirë edhe raste të korrupcionit në nivele të larta të shtetit.   Në lidhje me Malin e Zi, ai theksoi ato që ai cilësoi si “Shqetësime serioze përsa i përket lirisë së fjalës dhe lirisë së medias, përfshirë edhe rastet e dhunës kundër gazetarve.”

Në lidhje me zhvillimet e fundit në  Maqedoni, Hoyt Yee shprehu shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe të partnerve të tyre europianë në lidhje me zhvillimet   në atë vend si dhe mbi marrëdhënjet midis pozitës dhe opozitës atje, duke bërë thirrje që kriza të zgjidhet sa më pare dhe në një frymë që “demonstron  angazhimin serioz ndaj parimeve Euro-Atlantike, përfshirë zbatimin e ligjit, zgjedhje të lira dhe të drejta si dhe pavarësinë e gjykatave dhe të medias.”  Në lidhje me gjëndjen e acaruar kohët e fundit në Maqedoni, diplomati Hoyt Yee i tha Kongresit se Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, “Janë të shqetësuara në lidhje me ndasitë në rritje e sipër në shoqëri, midis shumicës maqedone dhe komuniteteve të minoritetit shqiptar në Maqedoni.”

Ai përfundoi dëshminë e tij nga pikpamja e Shteteve të Bashkuara në lidhje me gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar shqetësimet e Washingtonit mbi atë që ai cilësoi si “influencën e rrezikshme” të Rusisë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Ai i tha Kongresit se, “Kur të merret parasyshë agresioni i vazhdueshëm rus në Ukrainë ne po i ndjekim me kujdes përpjekjet ruse në rajon.  Ne përkrahim vendosmërisht integrimin Euro-Atlantik të rajonit dhe mbështesim aspiratat e vendeve të Ballkanit Perërdimor për antarësim në këto organizata. Në kundërshtim me këtë”,  shtoi zyrtari amerikan, “Shtatorin që kaloi Ministri i Jashtëm rus, Lavrov ka deklaruar se zgjërimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor do të ishte një akt provokues.”

 Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se, “Vendet e rajonit janë dhe do mbeten të lira të vendosin vet se në cilat organizata duan të antarësohen ato dhe Rusia nuk ka të drejtë vetoje mbi këtë çështje”, theksoi diplomati amerikan në  dëshminë e tij para antarëve të Nën-Komisionit të Kongresit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Yee.
Mbi një subjekt tjetër, diplomati amerikan i tha Kongresit se vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Bosna-Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë burim nga ku rekrutohen terroristët për të luftuar në Irak dhe Siri.  Ai shtoi se këto vende po i marrin seriozisht kërcënimet që vijnë nga ky fenomen dhe se të gjitha këto vende kanë miratuar ligje duke shpalur si krim pjesëmarrjen në luftimet përjashta si dhe mbështetjen ndaj tyre.
Zëvendës-ndihmës Serektari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee përfundoi kumtesën e tij në Kongres, mbi gjëndjen aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se megjithë sfidat e mëdha me të cilat përballet rajoni, “Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre Europianë do të vazhdojnë t’i mbështesin këto vende me të gjitha   mundësitë që kemi, ashtuqë ato të mund të ndërmarrin bërjen e reformave të nevojshme, për t’u përballur me këto sfida, sidomos në zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me përparimin ose me mungesën e përparimit në rrugën e tyre euro-atlantike.”  Por, ai përfundoi duke thënë se, “Ndërsa ne jemi serioz në angazhimin tonë për të krijuar një të ardhme më të mirë për atë rajon, duhet t’a kenë të gjith të qartë se përgjegjësia kryesore më në fund -- për të shkuar drejtë udhës së reformave dhe integrimit Euro-Atlantik – është dhe mbetet në dorë të udhëheqsve të zgjedhur të rajonit.  Qytetarët dhe shoqëria civile e këtyre vendeve duhet të tregojnë gatishmërinë e vet që të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre kur ato devijojnë nga kjo rrugë, ose kur pengojnë zhvillimin e procesit të integrimit”, paralajmëroi shoqëritë dhe qytetarët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee   në kumtesën e tij të mërkurën, para seancës së Nën-Komisionit të Punëve të Jashtëme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për Europën dhe Euroazinë.
Nga Frank Shkreli
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikNUK KA 'SHQIPËRI TË MADHE', POR SHQIPËRI NATYRALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2015)
RIVARRIMI I ESHTRAVE TË HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINIT"Një komb që nuk nderon heronjtë e vet, do të zhduket" (Abraham Linkolni)Nga FRANK SHKRELI (04.30.2015)
SA PËR KUJTESË PROFESORIT NEXHMEDIN SPAHIUNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.28.2015)
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!Nga FRANK SHKRELI (04.24.2015)
PINJOLLI I NJË FAMILJEJE REFUGJATËSHPËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA?Nga FRANK SHKRELI (04.22.2015)
NJË QËNDRIM PARADOKSAL I MINISTRIT BUSHATI NDAJ NJË DIPLOMATI TË KARRIERËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.22.2015)
DebatA DI ZOTI SHQIP?Nga GANI MEHMETAJ (04.22.2015)
70 vjetori i gjyqit specialKOLABOACIONIST APO PATRIOT...?Nga RESHAT KRIPA (04.22.2015)
KOL BIB MIRAKAJ: VETVRASJA E NJË KOMBINga FRANK SHKRELI (04.16.2015)
"FOL SHQIP, SE JE SHQIPTAR!"(Mos u mërzit, miku im Albert Zholi)Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]