E Premte, 05.03.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Zherar Depardjë është 60 vjeç
E Shtunë, 12.27.2008, 04:16pm (GMT+1)

Aktori, producenti kinematografik dhe sipërmarrësi francez Gérard Xavier Marcel Depardieu lindi në Châteauroux më 27 dhjetor 1948. Bir i një familje të thjeshtë, fëmijëria e tij u karakterizua nga një varfëri e thellë: dymbëdhjetë vjeç lë shkollën dhe fillon të endet nëpër Europë në kërkim të fatit. Dhe jeta e tij do të kishte vazhduar në rrugë të shtrembër po të mos kishte qenë një miku i tij që vazhdonte Shkollën e Artit Dramatik në Paris. Depardieu mbetet i magjepsur nga kjo shkollë dhe vendosi të hyjë në Theatre National Populaire, ku mori mësime aktori përkrah dy yjeve të ardhshme, Patrick Dewaere dhe Miou-Miou. Në vitin 1965 Depardieu debuton në një film të shkurtër francez, Le Beatnik et le Minet dhe fillon të duket rregullisht në spektakle të ndryshme televizive.
Pavarësisht fytyrës së pazakonshme dhe fizikut të tij masiv ndoshta pikërisht falë këtyre cilësive - Gerard Depardieu ka zënë një vend të madh në historinë e aktorëve të mëdhenj të kinemasë. Vazhdon të hallakatet mes prirjesh nga më të ndryshmet deri kur Bertrand Blier ia jep rolin e një krimineli me zemër të pastër në të Stërshenjttët, rol që do të kishte më tepër të bënte me ngjashmëri të vetë figurës së aktorit të ri. Më herët kishte luajtur në Pak diel e pak ujë të ngrirë, drejtuar nga mjeshtri i filmave policorë francezë Jacques Deray, pastaj në Dy kundër qytetit, të regjisorit Josè Giovanni dhe në Tre miq, gratë dhe të tjera, me regji të Claude Sautet.

Kështu ndodh që edhe emrat e mëdhenj të interesohen për të. Më 1974 do të kishte radhën një nga mjeshtrat e Nouvelle Vague, Alain Rasnais, që do ta drejtojë në një rol të vogël në Staviski mashtruesi i madh, përkrah Jean-Paul Belmondo. Më 1976 Barbet Schroeder e drejton në dramën sadomaze Maitresse. Por do të jenë dy regjisorë italianë që do ta nxjerrin përfundimisht në dritë. Marco Ferreri e drejton në një film përkrah një Ornella Muti tejet të hatashme në filmin L'ultima donna, një dramë e fuqishme ku personazhi i luajtur nga Depardieu, një inxhiner i papunë, katandiset të pranojë humbjen e tij duke ia ngulur vetes në thikë elektrike. Bernardo Bertolucci e zgjedh për të luajtur rolin e Olmo në filmin e tij ambicioz Noveçento atto I e Atto II përkrah aktorëve të një kalibri të tillë si Robert De Niro, Donald Sutherland, Burt Lancaster, Dominique Sanda dhe Sterling Hayden. E Depardieu nuk zbehet, përkrundrai del fitimtar i projektit. Një projekt që ka qëllim tepër ambicioz dhe që synon të paraqesë historinë e Italisë fshatare nëpërmjet këndvështrimit të një biri të një pronari të madh tokash dhe të një biri të një bujkeshe vejushë. Në film përfshiet Lufta e Parë Botërore, fshizmi, lufta partizane, Çlirimi, por që nuk arrin të shmangë kaosin e një teme kaq të ngatërruar. Ai mbetet një film i madh i aktorëve dhe Depardieu është tejet mbresëlënës: ka faqen e duhur për rolin e tij, sidomos, ka trupin e duhur, masiv, të rëndë, pothuaj hardall, për të laujtur fshatarin në përballjen e tij me mgagjinë e tokës, nga njëra anë, dhe me kurreshtjet e botës së re, nga ana tjetër.

Pasi kishte luajtur me Michel Piccoli në një komedi, kishte luajtur rolin e Raoul me regjisorin Bertrand Blier, film Oskar më 1978, ka regjisor Claude Miller një triller në nderim të Hitchcock ku Depardieu jep provën e madhe të aktorit. Vazhdon pastaj me disa rejgisorë italianënë disa filma të suksesshëm. Pas një suksesi të madh në Loulou të Maurice Pialat më 1980 përkrah Fanny Ardant në filmin e françois Truffaut, Zonja te porta pranë dhe fitores së çmimit të parë César si aktori më i mirë për filmin Metroja e fundit prapë me regjisorin Truffaut. Pas këtij afirmimi të rëndësishëm Depardieu fiton një tjetër César dhjetë vjet më vonë me Cyron di Bergerac, për të cilin kandidohet edhe për çmimin Oskar në vitin 1990. Ai shpallet aktori më i mirë më 1985 në Festivalin e Venecias për filmin Police, më 1990 në Festivalin e Kanës për Camille Claudel, më 1991 Golden Globe për Green Card, më 1997 Luani i Artë i Karrierës në Venecia. Nga çmimet jokinematografike sigurisht meriton të përmendet Legjioni i Artë.

Në vitet Nëntëdhjetë fama e tij shpaloset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paraqitjet e tij më të rëndësishme hollivudiane kanë qenë "Green Card" me Andie McDowell dhe "1492", në të cilin luante Kristofor Kolombin. Depardieu është edhe sot ndër aktorët më të kërkuar francezë në mbarë botën (ku ka pasur peshtë të veçantë komerciale vitet e fundit trilogjia Asterix e Obelix, marrë nga seria e librave vizatimorë me të njëjtin titull, në vitet 1999, 2202dhe 2008). Ai është një nga personazhet më të fuqishëm të industrisë kinematografike franceze. Ka bërë regjinë dhe prodhuar disa filma me studion e tij DD Productions. Ai ka bashkëpunuar me disa prej regjisorëve më të mëdhenj perëndimorë të kohës.

Ai ka pasur katër fëmijë: Guillaume (1971-2008), Julie, Roxane dhe Jean. Ky i fundit ka lindur më 14 korrik 2006, frut i një marrëdhënieje me një grua kamboxhiane me të cilën u njoh më 2005 gjatë xhirimeve të filmit City of Gosts, fëmijë të cilin ai e ka njohur vetëm në vitin 2008. Pikërisht më 2005 mbaronte marrëdhënie e Depardieu me aktoren Carole Bouquet, e cila zgjaste prej vitit 1997. Prej vitit 2005 aktori bashkëjeton me shkrimtaren franko-amerikane Clementine Igou, e cila është përgjegjëse marketingu e një ndërmarrjeje të prodhimit të verës në Toskana të Italisë./
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)
Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës (12.15.2008)
MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL (12.15.2008)
Nostradamus sot do të ishte 415 vjeç (12.14.2008)
Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën (12.13.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]