VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Majkëll Xhekson 1958-2009

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Majkëll Xhekson 1958-2009


E Shtunë, 06.27.2009, 10:17am (GMT+1)

 

 

Në Los Anxhelos të Kalifornisë vdiq ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson pas një pushimi të zemrës.

Një zëdhënës konfirmoi se Xhekson ishte sjellë në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos me arrest të plotë kardiak dhe më pas u konstatua se kishte vdekur.

Ai tha se është planifikuar një autopsi, ndoshta sot, për të përcaktuar se çfarë shkaqesh mund të kenë çuar në vdekjen e këngëtarit.

Sipas gazetës Los Angeles Times, Departamenti i Policisë në Los Anxhelos ka hapur hetime rreth vdekjes së Xheksonit megjithëse gazeta citon burime që thonë se nuk ka prova që të flasin për ndonjë akt kriminal.

Turma fansash të majkëll Xheksonit si dhe ekipe të shumta të televizioneve u mblodhën pranë Qendrës Mjeksore.

Zyrtarët e zjarrfiksave në Los Anxhelos që shkuan në shtëpinë e tij thanë se ai u dërgua me ngut në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos pasi nuk po merrte frymë.

Këngëtarit 50-vjeçar iu bë menjëherë frymëmarrje artificiale para se të dërgohej në qendrën mjeksore. 

 

XHEKSON: ULJE-NGRITJET E NJË KARRIERE

Ylli botëror i muzikës pop, Majkëll Xhekson provoi momentet më të larta por edhe më të ulta në jetën e tij e cila u shoqërua vazhdimisht nga vemendja e pandërprerë e medias.
 
Xhekson, i njohur për lëvizjet e tij sensacionale në skenë dhe për këngët ku shkriheshin muzika pop, rok dhe soul, fitoi emër shumë shpejt në jetë me grupin që përfshinte edhe katër vëllezërit e tij të njohur me emrin "The Jackson Five". Por ai u bë një superstar i vërtetë në adoleshencën e vonë kur karriera e tij solo çoi në prodhimin e albumeve të tillë si "Off the Wall," në vitin 1979 dhe "Thriller," në 1982, të cilat u bënë ndër albumet më të shitura të të gjitha kohrave.

 

Xhekson u shqua edhe për novacione qysh herët në botën e videove muzikore kur ky zhanër filloi të zhvillohej në fillim të viteve 80. Videot e tij për albumin "Thriller" përfshinin lëvizje të ndërlikuara kërcimi dhe disa herë edhe formën e një tregimi, gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë.  

Ai krijoi një stil të tillë kërcimi që përfshinte teknika të pantomimës, lëvizje super të shpejta dhe një ecje karakteristike e njohur si "Ecje në Hënë". Kjo ecje i magjepste shikuesit Xhekson rrëshqiste prapa ndërkohë që dukej sikur lëvizte përpara. Edhe stili i tij i të kënduarit ishte po aq i veçantë aty shkriheshin balada të musikës soul me lëvizje kërcimi të shoqëruara me klithma të mprehta.

Xhekson ka qenë mjaft i njohur edhe në fushën e filantropisë gjatë viteve 80. Në vitin 1985 ai ndihmoi në organizimin e nismës "SHBA për Afrikën" për luftën kundër urisë në kontinetin afrikan, duke grumbulluar këngëtarët më të famshëm të kohës për të interpretuar himnin "We Are the World," i cili u shkrua posaçërisht për këtë qëllim dhe u bë ndër këngët më të shitura.

Por në jetën private, Majkëll Xhekson ishte një njeri i tërhequr nga bota dhe ekcentik. Ai e portretizonte veten si personazhi për fëmijë Peter Pan duke thënë se nuk kishte patur kurrë rast të shijonte fëmijërinë. Ai e rrethonte veten me fëmijë dhe shkoi deri aty sa ndërtoi një park lojrash madje edhe një kopsht zoologjik në territorin e shtëpisë së tij në Kaliforni. Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur ai bëri një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar hundën dhe mjekrën duke e ndryshuar në mënyrë dramatike krejt fytyrën.

Xhekson u martua dy herë, së pari në vitin 1994 me Lisa Marie Presley-n, vajzën e legjendës së rokut, Elvis Presley; më pas me një grua të panjohur, Debbie Rowe, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Asnjëra martesë nuk zgjati më shumë se 3 vjet.

Xhekson pati edhe një fëmijë të tretë, siç thuhet me një grua të panjohur. Por ndërkohë, ai u akuzua për marrëdhënie të pahijshme me fëmijë dhe në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për ngacmim seksual. Problemet e tij ligjore çuan në probleme financiare dhe tërheqje nga sytë e njerëzve.

Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars./ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bijonsë fillon një turnè në ndihmë të të varfërve (06.25.2009)
Gjashtëdhjetë vitet e Lionel Riçit, apogjetë dhe perigjetë e tij, kulmet dhe rëniet (06.20.2009)
Portreti i gazetares Emi Gudman (06.18.2009)
Gjenerali amerikan Mekristëll mori komandën e forcave në Afganistan (06.17.2009)
Mishelë Pfaifër vë familjen mbi karrierën (06.16.2009)
Xhorxh Bush babai feston 85 vjetorin duke u hedhur me parashutë (06.14.2009)
Anne Frank lindi 80 vjet më parë - Një i afërm i saj kujton (06.13.2009)
Aktorja e madhe Rajmonda Bulku imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit (06.12.2009)
Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit (06.10.2009)
Partnerët e filmit e ndihmuan Kameron Diazin të përballojë vdekjen e babait (06.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]