VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BILL GATES RRETH FILANTROPISË

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
BILL GATES RRETH FILANTROPISË

E Mërkurë, 03.26.2014, 05:00pm (GMT+1)


Bill Gates, një nga shpikësit, biznesmenët dhe kontribuesit kryesorë në botë, thotë se filantropia, ashtu si teknologjia, varet nga inovacioni për të arritur rezultatet më të mira. Zoti Gates tha në Uashington se pjesa më e madhe e inovacionit nxitet nga sektori privat, por se vetëm qeveritë mund të arrijnë përmirësime më të mëdha në shoqëri.

Shumë njerëz pohojnë se shpikjet teknologjike të Bill Gates-it kanë patur ndikimin më të thellë në jetën e njerëzve në dekadat e fundit. Ai tani është duke punuar për të përmirësuar jetën e njerëzve në fusha të tjera. Fondacioni i tij për bamirësi punon për të luftuar kundër sëmundjeve vdekjeprurëse dhe varfërisë.
Ai tha kohët e fundit në Institutin "American Enterprise" në Uashington se puna e tij filantropike është e përqëndruar në fusha që nuk mund të mbulohen nga qeveritë.

"Në disa fusha, kur është fjala për të provuar programe të reja sociale, për shkak të mënyrës se si funksionojnë stimujt e punës, qeveria e ka të pamundur të përdorë mënyra të reja, siç mund ta bënte bota e filantropisë," tha zoti Gates.

Ai tha se bamirësia luan një rol të madh në Amerikë dhe vuri në dukje se universitetet përgatitin profesionistë të suksesshëm, të cilët pastaj i japin mbështetje financiare universiteteve. Zoti Gates tha se institucionet e financuara privatisht realizojnë shpikje që asnjë qeveri nuk mund t'i bëjë. Si shembull ai përmendi nismën e Fondacionit "March of Dimes" për të eliminuar poliomelitin. Fondacioni ka financuar prodhimin e dy vaksinave për poliomelitin, njërën të krijuar më parë nga Jonas Salk dhe një vaksinë të re që merret nga goja, të krijuar nga Albert Sabin.

"Fondacioni "˜March of Dimes' shpiku vaksinën për poliomelitin, të njëjtën që po përdorim sot për të eliminuar sëmundjen të dytën sëmundje pas lisë që eliminohet. 10 doza kushtojnë 1 dollar e 30 cent, ose 13 cent për fëmijë. Ishin para nga filantropia, si ato që çuan në krijimin e vaksinës IPV, nga Dr. Salk. Kjo e tanishmja është e Albert Sabin."

Por zoti Gates thotë se filantropia nuk mund të zëvendësojë qeverinë në arritjen e përmirësimeve të gjera shoqërore në fusha të tilla si shëndeti publik, arsimi, punësimi e të tjera.

"Kur doni t'i jepni çdo fëmije në Amerikë arsimim të mirë, ose që ata të mos preken nga uria, kjo duhet të bëhet nga qeveria sepse filantropia nuk i shërben dot çdo ditë tërë popullsisë. Ajo provon gjëra të reja, duke përfshirë financimin për sëmundje ose studime akademike, për të parë nëse mund të gjendet diçka më e efektshme."

Zoti Gates tha se filantropia varet nga hulumtimet dhe inovacioni për të gjetur zgjidhje për problemet shoqërore. Por ai tha se është detyra e qeverisë që të punojë për përmirësimin e përgjithshëm të shoqërisë. (za)
 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKIMI I OSCAR PISTORIUSIT DREJT FUNDIT (03.25.2014)
SHARIQ THOTË SE NUK ËSHTË FAJTOR (03.24.2014)
MCCAIN E ROGOZIN SHKËMBEJNË TALLJE NË TWITTER (03.22.2014)
BILL GATES - FËMIJËT E MI NUK DO TË PËRFITOJNË NGA PASURIA IME (03.21.2014)
NAVALNY AKUZOHET PËR LIDHJE ME CIA-n (03.20.2014)
MILITANTËT THONË SE KA VDEKUR UDHËHEQËSI REBEL I ÇEÇENËVE DOKU UMAROV (03.19.2014)
JANET YELLEN PËR HERË TË PARË PËRBALLË GAZETARËVE (03.18.2014)
FILOZOFI HEIDEGGER DHE NACIONALSOCIALIZMI (03.17.2014)
AUSTRI - OLIGARKU UKRAINAS NË PRITJE TË EKSTRADIMIT NË SHBA (03.15.2014)
HISTORIA MAHNITËSE E WITOLD PILECKIT NJERIUT QË SHKOI VULLNETARISHT NË AUSCHWITZ (03.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]