VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË PËRDORËSH SEKSIN SI NJË SPIUNE RUSE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
TË PËRDORËSH SEKSIN SI NJË SPIUNE RUSE

E Enjte, 04.03.2014, 07:54am (GMT+1)



Ish-gjeneralin e KGB-së, Oleg Kalugin, dikur e pyetën përse pjesa më e madhe e spiuneve ruse përdorin seksin në punën e tyre, kujton historiani për çështjet e inteligjencës, H. Keith Melton. Përgjigjja e Kalugin për këtë pyetje ishte e thjeshtë: "Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si në vendet perëndimore, ju u kërkoni burrave që të ngrihen për t'i shërbyer atdheut. Tek ne ndryshimi është pak më i vogël. Në Rusi, ne u kërkojmë vajzave tona të reja që të shtrihen për atdheun".

Nëse flitet për spiune, veçanërisht për femrat ruse, menjëherë të shkon në mendje tek përdorimi i seksit si armë për të "vjedhur" informacione sekrete nga njerëz të pushtetshëm. Seksi dhe spiunët janë parë shumë herë nëpër filmat e James Bond, por përdorimi i joshjes si formë spiunazhi ndodh edhe në jetën e përditshme, ndoshta kanë qenë pikërisht rastet e vërteta ato që kanë frymëzuar filmat me spiunë. Gjatë një konference në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Washington, historiani i mirënjohur Melton, bëri publike disa nga sekretet më të mëdha të spiunazhit.

Një nga episodet më të rëndësishme në historinë e spiunazhit ka ndodhur në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1963 kur Britania mësoi, fatkeqësisht duke e vuajtur në kurriz, se përzierja e seksit me spiunazhin mund të bëjë që të shkatërrohet plotësisht edhe plani më perfekt. Shërbimi i sigurisë MI5 i Britanisë së Madhe, pikasi menjëherë artisten Christine Keeler, e cila ndodhej përkrah atashehut rus të Marinës, Yevgeni Ivanov. Por, aftësia e jashtëzakonshme e Keeler për t'i çoroditur meshkujt nuk dështonte asnjëherë. John Profuma, sekretari britanik i Luftës, ndodhej në një festë gjatë verës së atij viti kur papritur u gjend përpara Keeler-it, e cila po notonte e zhveshur në pishinë. U dashurua menjëherë.

"Ndodhesh në një situatë ku ekuivalenti i sekretarit të Mbrojtjes ka një marrëdhënie seksuale me të njëjtën femër, e cila ka marrëdhënie seksuale me atashehun rus të Marinës gjithashtu. Situata nuk ka se si të përfundojë mirë", komenton për këtë episod historiani Melton. Kjo në fakt duket qartë nga mënyra se si rrodhën ngjarjet më pas. Kur Profumo mohoi me kokëfortësi çdo implikim seksual kur e akuzuan përpara Parlamentit britanik, Keeler vendosi që t'ja shiste letrat e tij të dashurisë gazetës "Express". Profumo natyrisht dha dorëheqjen dhe Harold Macmillan i Partisë Konservatore zuri vendin e tij.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OLHA BOHOMOLETS - MJEKJA QË DO TË SHËROJË UKRAINËN (04.02.2014)
ISH PRESIDENTI CARTER - LIBËR KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (04.01.2014)
DY GAZETARËT SPANJOLLË RIFITOJNË LIRINË PAS RRËMBIMIT NË SIRI (03.31.2014)
PUBLIKOHET EDHE NJË FOTO E PRINCIT GEORGE (03.30.2014)
LIDERI TATAR KËRKON AUTONOMI NË KRIME (03.30.2014)
VITALI KLITSCHKO NUK DO TË GAROJË PËR PRESIDENT (03.30.2014)
KUSH ËSHTË SHEFI I RI I NATO-s? (03.29.2014)
YANUKOVICH - REFERENDUM KOMBËTAR PËR STATUSIN E RAJONEVE (03.29.2014)
TYMOSHENKO - KANDIDATE PËR PRESIDENTE TË UKRAINËS (03.28.2014)
HARTSTEIN - SCHUMACHER ËSHTË RËNDË, DUHET PËRGATITUR PËR MË TË KEQENPakujdesitë gjatë veprimeve të shpëtimit e kanë rënduar gjendjen (03.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]