VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VAZHDON KRITIKA NDAJ ISH KANCELARIT SCHRÖDER PAS TAKIMIT ME PUTININ

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
VAZHDON KRITIKA NDAJ ISH KANCELARIT SCHRÖDER PAS TAKIMIT ME PUTININ

E Enjte, 05.01.2014, 03:51pm (GMT+1)

A mund të bëhet kjo? Ish kancelari gjerman Schröder, festoi ditëlindjen e tij me Presidentin e Rusisë Putin. Pikërisht në mes të konfliktit të Ukrainës, dhe kur nga separatistët proruse mbahen peng ushtarakë gjermanë.

Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder (SPD) vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të festës me rastin e ditëlindjes së tij, organizuar në Shën Petërburg nga kompania Nord Stream dhe për shkak të përqafimit të përzemërt me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në foto: Christian Lindner

Në foto: Christian Lindner

Kryetari i liberalëve gjermanë Christian Lindner (FDP) u shpreh se "ai nuk ka asnjë lloj mirëkuptimi" për këtë qendrim të ish kancelarit. "Si kancelar, edhe pas largimit nga posti vazhdon të kesh detyrime politike dhe morale, për të mbështetur politikën e jashtme të Gjermanisë dhe jo ta pengosh nga jashtë", tha Lindner për kanalin n-tv.

Takim i përzemërt me Putin në mes të krizës

Në mes të konfliktit të Ukrainës Schröder festoi së bashku me kreun e Kremlinit të hënën në mbrëmje në ish kryeqytetin e carëve, 70 vjetorin e tij. Banketi shtruar për nder të ish kancelarit nga kompania Nord Stream, ku Schröder ka kryesinë e këshillit mbikqyrës, nuk i pëlqeu aspak partisë konservatore gjermane CDU dhe zyrës së kancelares, të cilët u distancuan qartë nga ky qëndrim. Megjithatë në banket mori pjesë edhe zëdhënësi për politikë të jashtme i grupit parlamentar të konservatorëve (CDU/CSU) Philipp Mißfleder (CDU). Edhe ai u kritikua për pjesëmarrjen.

Në foto: Philipp Mißfelder

Në foto: Philipp Mißfelder

Kryeministri kristiandemokrat i Hessenit Volker Bouffier e akuzoi Schröderin se përqafimi i tij me Putinin ishte "mungesë takti". Putini ndjek një "politikë agresioni", tha politikani i CDU-së për gazetën "Frankfurter Neue Presse". "Unë pres që një ish kancelar të jetë i vetëdijshëm për përshtypjet që krijon diçka e tillë tek njerëzit. Në Ukrainë por edhe në Poloni dhe shtetet baltike, njerëzit jetojnë në frikë", u shpreh politikani kristiandemokrat.

Zëra në mbrojtje të ish kancelarit

Në foto: Ralf Stegner

Në foto: Ralf Stegner

Politikani socialdemokrat Ralf Stegner, tha për kanalin n-tv: "Shpresoj që Schröder ta ketë shfrytëzuar takimit për t'i thënë Putinit: kujdesu pak më shumë për lirimin e vëzhguesve të OSBE, të marrë peng".

Ndërsa politikani tjetër socialdemokrat Erwin Sellering, kryeministër i landit Mecklenburg-Vorpommern, e mori në mbrojtje Schröderin: "Gerhard Schröder si kancelar ka dhënë një kontribut vendimtar për raportin e partneritetit mes Gjermanisë dhe Rusisë. Edhe aktivitete si banketi i fundit kontribuojnë që linja e bashkëbisedimit mes dy vendeve të ruhet edhe më tej."

Ndërkohë sipas njoftimeve të agjencive të lajmeve ekziston një shpresë e re për lirimin e shpejtë të vëzhguesve të OSBE-së. Presidenti rus Putin tha të martën në mbrëmje për agjencinë Interfax se pret që të huajt të mund të largohen pa pengesë nga rajoni. Ndërkohë Moska ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë ndikim ndaj separatistëve prorusë. Shefi i Kremlinit kritikoi qeverinë ukrainase që ka sjellë në vend ushtarakë perëndimorë. Për këtë Putin tha se ka biseduar edhe në takimin me ish kancelarin Gerhard Schröder të hënën në Shën Petërburg.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - ENDE NË KËRKIM TË ISH OFICERËVE TË KGB-së (05.01.2014)
OLENA YERSHOVA - PERËNDIM, NDALENI PUTININ (05.01.2014)
JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI KOREANOJUGOR (04.27.2014)
LIDERI TATAR NOMINOHET PËR NOBELIN E PAQES (04.25.2014)
JIMMY CARTER MBI PABARAZINË GJINORE NË BOTË (04.25.2014)
TONI BLER - LINI MËNJANË DALLIMET ME RUSINË, RADIKALIZMI ISLAM PO RREZIKON BOTËN (04.24.2014)
ERDOGAN KËRKON FALJE PËR VRASJEN E 1,5 MILIONË ARMENËVE (04.23.2014)
KREU I TATARËVE THOTË SE NUK DO TË APLIKOJË PËR PASAPORTË RUSE (04.23.2014)
NË PAKISTAN PLAGOSET NJË GAZETAR I NJOHURValë sulmesh kundër njerëzve të medias në këtë vend (04.21.2014)
AI WEI WEI - ARTI NË GJERMANI, ARTISTI I BLLOKUAR NË KINË (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]