VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MICHELLE HOWARD - GRUAJA E PARË NË POST ADMIRALI ME KATËR YJE

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MICHELLE HOWARD - GRUAJA E PARË NË POST ADMIRALI ME KATËR YJE

E Djelë, 07.06.2014, 08:52am (GMT+1)


Për herë të parë në historinë e saj 236 vjeçare, marina amerikane ka një grua në postin e oficerit të dytë më të lartë. Michelle Howard u gradua si admirale me 4 yje dhe mori detyrën e re si zëvendës shefe e operacioneve detare. Gjatë gjithë karrierës së saj ushtarake, Howard ka arritur suksese historike.

Michelle Howard e mori yllin e saj të katërt në një ceremoni në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, në praninë e të afërmve dhe kolegëve.

"Nëse nuk e besoni që sot është hera e parë, mjafton t'ju them se kur unë hyra në marinë, nuk ekzistonte një spaletë me katër yje për femra. U desh të bëheshin me porosi të veçantë dhe ju tani po shihni spaletat e para të tilla në historinë e Shteteve të Bashkuara".

Sekretari i Marinës, Ray Mabus ishte oficeri që i ngriti asaj gradën.

"Marina zgjodhi oficeren më të mirë në këtë post, asgjë më shumë".

Që nga viti 1982, kur u diplomua nga Akademia Detare amerikane, Howard ka realizuar shumë arritje historike. Ajo ishte e para grua afrikano-amerikane që mori rangun e tre yjeve në Forcat e Armatosura amerikane, si edhe e para që mori rangun e admirales në marinë.

Shefi i Operacioneve Detare Jonathan Greenert thotë se vlerësime të tilla vijnë me më shumë përgjegjësi.

"Ajo do të ketë përgjegjësinë që vjen nga të qenit shembull dhe është e gatshme që t'i përgjigjet kësaj sfide dhe unë jam shumë i lumtur sepse na duhen shume më tepër gra ushtarake".

Howard ishte në Pentagon kur ndodhi sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 dhe në vitin 2009 mori pjesë në ekipin e marinës që u dërgua për të shpëtuar anijen amerikane Maersk Alabama dhe kapitenin Richard Philips që ishin rrëmbyer nga piratët somalezë.

"Unë kisha vetëm tri ditë që kisha filluar punë kur morëm vesh që kapiteni Philips ishte rrëmbyer".

Gratë amerikane që shërbejnë në ushtri kanë kapërcyer shumë barriera vitet e fundit dhe kanë mundësinë të aplikojnë për poste që më parë ishin të ndaluara për to. Admiralja Howard thotë se ngritja e saj në post mund të shërbejë si inkurajim në këtë drejtim.

"Gradimi im është provë se ato mund të ngjiten nga oficere të rangut më të ulët deri në postin e admiralit".

Howard është gruaja e tretë në ushtrinë amerikane që arrin një rang me katër yje. Një prej tyre është në Forcën Ushatarake dhe tjetra në forcën ajrore.

"Ne, jo vetëm në marinë por në vend duhet të mos shpërdorojmë talentin dhe aftësitë, për shkak të racës, gjinisë apo faktorëve të tjerë".

Zyrtarë nga të gjitha degët e shërbimit ushtarak kanë plane të përfshijnë gratë që plotësojnë standardet fizike dhe profesionalë, në pozicione luftarake të ushtrisë.za  

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MODI MË I NDJEKURI NË TWITTER PAS OBAMËS (07.04.2014)
ISH REBELË LIBIANË NË FESTIVALIN E FILMIT NË SARAJEVË (07.04.2014)
MALALA KËRKON NDIHMË PËR VAZIRISTANIN (07.04.2014)
EKSTRADOHET NË RUSI BOSI I KRIMIT (07.03.2014)
ARRESTOHET ISH KRYETARI I BASHKISË SË TBILISIT (07.03.2014)
La Repubblica - TELASHET E SARKOS, GEDAFI, MILIARDIERIA DHE SPIUNI NË PROKURORI (07.02.2014)
HOLLANDE - SARKOZY, I PAFAJSHËM DERI SA TË SHPALLET FAJTOR (07.02.2014)
FINLANDEZËT POPULLI MË INTELIGJENT NË EVROPË (07.02.2014)
KRIJUES, VIZIONARË, KURIOZË - KËSHTU JANË GJENITË (07.02.2014)
ERDOGANI NIS KURSIN PËR NË POSTIN PRESIDENCIAL (07.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]