VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJYKIMI I DZHOKAR TSARNAEVIT

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GJYKIMI I DZHOKAR TSARNAEVIT

E Martë, 01.06.2015, 08:59am (GMT+1)



Sot filloi përzgjedhja e  personave që do të marrin pjesë në jurinë e gjyqit ndaj Dzhokar Tsarnaev-it, të dyshuarit për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit.

Anëtarët e jurisë po zgjidhen nga rreth 1 mijë e 200 persona, në gjykatën federale të Bostonit, në shtetin e Masaçusetsit.

Javën e kaluar, një gjykatë apeli e hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të

Tsarnaev-it për ta shtyrë gjyqin, ose për ta zhvilluar atë në një tjetër vend.

21-vjeçari Tsarnaev përballet me 30 akuza, mes tyre ajo për komplot dhe përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë, që çoi në vrasjen e tre personave dhe plagosjen e 260 të tjerëve, me dy bomba artizanale, në vijën e finishit të garës, ku ndodheshin një numër i madh njerëzish, më 15 prill të vitit 2013. 

Në se gjendet fajtor, ai përballet me dënimin me vdekje. Ai ka thënë se nuk është fajtor. Gjyqi pritet të fillojë më 26 janar dhe mund të zgjasë tre deri katër muaj.

Tsarnaev, shtetas amerikan, me origjinë nga rajoni i Kaukazit Verior në Rusi, po ashtu akuzohet për vrasjen e një polici të universitetit, tre ditë pas sulmit me bombë, ndërsa ai bashkë me të vëllanë, Tamerlan, u përpoq të largohej nga zona ku ata u identifikuan si të dyshuar për sulmin. Tamerlan Tsarnaev u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
15 VJET MË PARË VINTE NË PUSHTET PUTINI - SI REAGOI PERËNDIMI? (01.06.2015)
AL-LIBI VDES PARA FILLIMIT TË GJYQIT KUNDËR TIJ (01.03.2015)
VDES ISH GUVERNATORI I NJU JORKUT MARIO CUOMOVdiq të enjten, ditën që djali i tij Andrew u inaugurua guvernator i shtetit (01.02.2015)
TË HËNËN FILLON GJYQI KUNDËR D TSARNAEV (01.01.2015)
GAZETARËT E SHPALLIN PUTININ 'PERSONIN MË TË KORRUPTUAR TË VITIT 2014' (01.01.2015)
GEORG BUSHI BABAI E FESTOI VITIN E RI NË FAMILJE (01.01.2015)
MOSKË - PO SHKONTE NË PROTESTË, ARRESTOHET PËRSËRI NAVALNY (12.30.2014)
LIROHET ME KUSHT AKTIVIST RUS ALEXEI NAVALNY (12.30.2014)
KROACI, GARA PRESIDENCIALE - JOSIPOVIQ DHE GRABAR-KITAROVIQ NË RRETHIN E DYTË (12.29.2014)
Bild - NATO DO TA RRËZOJË PUTININ MË 2015 (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]