VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Winie dhe Annaika

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 08:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Winie dhe Annaika
E Martë, 01.19.2010, 04:14pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Në Haiti ezistojnë edhe mrekullitë. Mrekulli është ajo e vogëlushes Winnie (Uini), vetëm 18 muajshe, shpëtuar nga rrënojat ku kishte vuajtur 68 orë, pa ujë dhe ushqime, pasi tërmeti e kishte shkatërruar shtëpinë e saj në Port-au-Prince (Portoprens).

 

Britmat e saj të dëshpëruara ia kanë tërhequr vëmendjen një trupe televizive australiane, e cila po bënte xhirime pranë selisë së fondacionit Save the Children (Shpëtojini Fëmijët).

 

Interpretja e televizionit menjëherë ka filluar të gërmojë me duar për ta tërhequr jashtë dhe pas 45 minutash e vogla ka dalë nga rrënojat, e terrorizuar por gjallë.

 

Winnie është transferuar pa vonesë pranë zyrës së Save the Children ku punonjësit e organizatës bamirëse kanë konstatuar gjendjen e saj të dehidrimit (tharje së lëngjeve).

 

Prindërit e vajzës kanë vdekur nga tërmeti dhe vogëlushja tani i është besuar xhaxhait, i cili, nga ana e tij, ka humbur të shoqen shtatzënë, nën rrënojat e tërmetit.

 

Pamjet e shpëtimit të saj kanë qarkulluar në mbarë botën, duke u bërë ashtu simbol i shpresës për skuadrat e shpëtimit që ngulojnë në gërmimet, edhe me duar, për të gjetur të tjerë të mbijetuar, një dukur që vazhdon edhe pas kaq ditësh nën rrënojat e shkollave, të shtëpive, të spitaleve, të selive qeveritare dhe të organizatave të huaja joqeveritare.

 

Mrekullia e Winnie-t na e ka sjellë në mendje dramën e një vogëlusheje tjetër, Annaika Saint Louis, 11 vjeçe, e cila ka vdekur pak pasi është nxjerrë gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj. Ishte shndërruar në një simbol të shpresës, falë edhe pamjeve të shpëtimit të saj dhënë drejtpërdrejt nga CNN. Një shpresë që ka zgjatur pak. Vogëlushja, e cila kishte kaluar dy ditë e mbërthyer poshtë një trari hekuri, ka vdekur para se prindërit të mund ta dërgonin në një spital të improvizuar jashtë Port-au-Prince, për t'i mjekuar plagët e saj.

 

E fytyra e saj, vënë në kornizë nga suvaja e plasaritur, sytë e thellë e të trembur përtej syzeve, është shndërruar tani në simbol të tragjedisë së Haitit, kur shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë duhet t'i bëjë hesapet me tokën që vazhdon të dridhet. (http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)
Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues (01.13.2010)
Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit (01.11.2010)
James Cameron duelon me vetveten: Po, do të bëj dhe Avatar 2 (01.09.2010)
Beyoncé, koncert privat për Gedafin Junior (01.07.2010)
Isaac Asimov, kundërthëniet e shtegtarit të tejkohës dhe tejhapësirës (01.02.2010)
Mbreti i muzikës soul Xhejms Braun (12.25.2009)
Bild: "Stasi e spiunonte Romi Shnajderin" (12.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]