Kur të putha sytë e shpirtit,
Nga qielli i kaltër i Nju Jorkut,
Një filiz në zemër mbiu,
E vaditëm, bashkë së toku.
Bisku i blertë mori dhenë,
Veshi qiejtë e vrerosur,
Mjerë kush thanë farën e shpirtit,
Mjerë kush popullin lë burgosur?
Kur të erdha pranë Prishtinë,
Trëndafila kudo çova,
Lulet bozhur në gji i ruajta,
Amerikës ia dhurova...
U rizgjove, ti mes dallgësh,
Si Poseidoni zot i detit,
Me jele të arta kalorësit ktheve,
Brenda Prishtinës, tokë mbreti!
Je folezë thellë gjoksit,
Cicëron në gjuhën shqipe,
Folmë Nënë Loke, të tund dheun,
Se Kosova është toka ime!
Lexuar ne Muzeumin Kombetar, nga Arben Mevlani, 2010
Korrik, 2008
Prishtinë, Kosovë