VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA
E Enjte, 05.12.2011, 04:57pm (GMT+1)

Qeveria e Kosovës po përgatitet që të padisë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë nga viti 1990 deri në vitin 1999. Padia, sipas përfaqësuesve të qeverisë do të ndodhë pasi të jenë mbledhur fakte dhe hulumtuar të gjitha krimet e kryera. Kjo nismë e qeverisë është mirëpritur nga organizatat që angazhohen për të drejtat e njeriut.

12 vjet pas përfundimit të luftës, krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë do të dokumentohen për herë të parë edhe në formë zyrtare. Për këtë qeveria e Kosovës ka vendosur që të themelojë një institut që do të bëjë hulumtimin e këtyre krimeve të kryera nga viti 1990 deri në vitin 1999. Sipas ministrit të drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, një nga synimet këtij instituti, është edhe përgatitja e padisë kundër Serbisë nga ana e Kosovës, por kjo sipas tij, do të bëhet pas hulumtimit të krimeve.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se në këtë institut do të përshihen edhe ekspertë të ndryshëm për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Një nismë e tillë është mirëpritur nga organizatat për të drejtat e njeriut të cilat tash disa vjet angazhohen për evidentimin e krimeve të kryera gjatë kësaj periudhe. Behxhet Shala, nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, KMDLNJ, thotë se hulumtimi i krimeve të kryera nga ana e Serbisë duhet të bëhet që nga viti 1981 e jo nga viti 1990 ashtu sic thotë qeveria e Kosovës. "Është çështje se sa do të ketë vullnet dhe gatishmëri qeveria e Kosovës që të investojë në këtë institut dhe që pastaj me rigrumbullimin e fakteve jo vetëm për vitin 1990 e këndej, por edhe më herët, të krijojë një bazë juridike që të ngriten padi kundër Serbisë".

Një nismë për dokumentimin e krimeve të ndodhura në hapësirat e ish Jugosllavisë, tashmë është ndërmarrë edhe nga një organizatë rajonale për të drejtat e njeriut KOMRA. Kjo organizatë po hulumton krimet në ish-Jugosllavi që nga viti 1991 deri në vitin 2001. Pjesë e kësaj lëvizje është edhe organizata kosovare për të drejtat e njeriut Integra, e cila ka filluar të mbledhë nënshkrime të cilat do t'u dorëzohen qeverive në vendet e ish Jugosllavisë. Sipas Kushtrim Koliqit, përfaqësues i kësaj organizate, me mbledhjen e nënshkrimeve synohet që të nxiten qeveritë që të formojnë një komision të përbashkët rajonal për hetimin e krimeve të luftës. "Në Kosovë ky komision do të mund t'i lehtësonte të gjithë shpirtrat e atyre familjeve që janë prekur nga lufta dhe poashtu do të kishte ndikim në shoqëri. Në momentin që dihet saktë se sa njerëz janë vrarë në Kosovë, kush janë ata, kush i ka kryer ato krime, atëherë është një lloj lehtësimi", thotë Kushtrim Koliqi.

Sipas të dhënave të organizatave të ndryshme, që angazhohen për të drejtat e njeriut në Kosovë krimet më të mëdha nga viti 1990 deri në vitin 1999 janë kryer nga policia dhe ushtria e Serbisë. Deri më tash, Kosova nuk ka paditur kërkënd për rreth 14 mijë të vrarët e luftës. 1800 nga ta akoma konsiderohen të zhdukur.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)
NË BORÃ…S TË SUEDISË DOLI NGA SHTYPI NË SUEDISHT LIBRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ "BUBULINO" I VIRON KONËSNga SOKOL DEMAKU (05.11.2011)
RIZA HALIMI KUNDËR HAPJES SË ÇËSHTJES SË KUFIJVE (05.10.2011)
GJUHA GJERMANE NË SHKOLLAT E ULQINIT QË NGA KLASA E PARËNga VERA KATANA (05.09.2011)
ARTI DHE KULTURA NË FUNKSION TË IDENTITETIT KOMBËTAR(Remzi Limani, ESE KRITIKE, Prishtinë, 2011) Nga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.09.2011)
MospajtimA KA "RRËSHQITUR" FATOS LUBONJA?Opinion nga CENË PUSHKOLLI (05.07.2011)
PSE LULZIM BASHA DUHET VOTUAR DITËN E DIELNga HENRI ÇILI (05.07.2011)
KJO BANDË E NDYRË QË KA KAPUR PS-nëNga ARIAN ÇANI (05.07.2011)
U PREZANTUA LIBRI I GJUHËS SHQIPE MË I MADHI NË BOTË (05.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]