VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE
E Martë, 07.05.2011, 03:54pm (GMT+1)

Pllakata për shfaqjen "Last Exit Degerloch"

"Last Exit Degerloch" quhet pjesa e parë teatrale e shkrimtarit nga Kosova, Beqë Cufaj, premiera e të cilës u shfaq më 1 korrik 2011.

Një stuhi e papritur i detyron 19 njerëz me prejardhje nga kultura të ndryshme të kalojnë natën në pikën e karburantit «Last Exit Degerloch» që ndodhet midis qytetit dhe aeroportit. Rrëfimet e tyre biografike janë një udhëtim përgjatë historisë 50 vjeçare të migracionit në Gjermani. Ato kanë humor, por edhe një dozë të madhe reflektimi për rolin e imigrantëve në landin gjermano-jugor Baden-Vyrtemberg, ku para 125 vjetësh Carl Benz-i shpiku automobilin e parë të botës.

Deutsche Welle: Ju jetoni në vendin e mercedesave. A vozisni edhe ju me mercedes?

Beqë Cufaj: Jo. Ime shoqe ka një «opel». Ndërsa unë udhëtoj me tren dhe tramvaj. Destinacioni im më i shpeshtë është aeroporti, vetëm tetë minuta larg vendit ku banoj.

Në Degerloh?

Po, Degerloch quhet lagja ku banoj unë. Por aty nuk ekziston një pikë karburanti me emrin "Last Exit Degerloch". Ky është një emër që e trilluam së bashku me regjisorin Friedrich Alt. Kishim disa opsione për titullin, por në fund vendosëm që të merrnim këtë. Degerloh është një lagje paksa elitare ku jetojnë qytetarë të moçëm të Shtutgartit, shumë prej tyre janë të kamur e aty ka pak të huaj. Është një botë stabël që u jep rëndësi vlerave dhe që bie ndesh me atë të migrantëve: plot ëndërra, por edhe me dështime e zhgënjime. Por sfidat që duhet të përballojnë këto dy botë sot janë pak a shumë të ngjashme.

Këto janë?

Pasojat e qytetërimit dhe industrializimit. Ngjarja është vendosur enkas në një restorant pranë një pike karburanti në autostradë, ku në mes të verës fillon një stuhi dëbore dhe të gjitha personazhet mbyllen brenda. Kjo detyrimisht shtron pyetjen e pasojave të zhvillimit ekonomik ndaj klimës, sidomos në këtë pjesë të Gjermanisë, ku industria është kaq e zhvilluar. E megjithatë, për të mbërritur deri këtu ata kanë bërë rrugë të ndryshme. Secili e ka nga një histori që ka të bëjë me një kulturë tjetër. Si ballkanasi, turku, portugezi apo spanjolli, megjithëse kanë arritur të integrohen fare mirë në shoqëri, ata e kanë ruajtur një farë distance nga kultura e këtushme, pra e kanë ruajtur koloritin e tyre kulturor.

Aktorët janë një përzierje mes profesionistëve dhe amatorëve. Përse e bëtë këtë zgjedhje?

Kjo nuk ishte rastësi. Nga 21 aktorët që luajnë në shfaqje pjesa më e madhe janë me prejardhje migracioni. Nuk donim që kjo shfaqje të kishte vetëm karakter fiksioni, por edhe elemente dokumentarë. Sepse ne donim të tregonim pikërisht që migrantët janë pjesë e vetëkuptueshme e shoqërisë dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë 50 vjeçarit të fundit të historisë 125 vjeçare të automobilit.

Përse duhej theksuar ky aspekt?

Sepse gjermanët, por edhe të tjerë që e adhurojnë automobilin gjerman, e shohin atë si produkt gjerman, si diçka shumë gjermane, si diçka shumë fisnike gjermane. Por ka edhe një dimension tjetër që harrohet shpesh: janë edhe migrantët. Të huajt nuk kanë punuar vetëm në ndërtim, duke ngritur shtëpi, por kanë punuar edhe nëpër fabrika, kanë ndërtuar edhe makina, apo si ekonomistë, e inxhinierë. Një personazh interesant në shfaqje është për shembull një menaxher i ri me prejardhje turke, i cili faktikisht është shef shumë i madh dhe të cilin e zë nata po ashtu në atë pikë karburanti. Ky personazh nuk dallon shumë nga një gjerman, amerikan apo francez.

Mendoni se shoqëria gjermane ka ende deficite në njohjen e kontributit të migrantëve për ekonominë e saj?

Ndoshta njerëzit vetë janë të vetëdijshëm për këtë kontribut, por mendoj se ka deficite në dokumentimin ose trajtimin e tij letrar. Një i huaj, i cili ka punuar, ka funksionuar, ka jetuar në Gjermani para 40 viteve, me siguri që dallon shumë nga fëmija i tij, i cili sot punon, funksionon jeton, jep kontributin e tij, paguan taksën në Gjermani, dallon në kuptimin kualitativ dhe në kuptimin kuantitativ. Para 40 viteve nuk ka qenë edhe aq e vetëkuptueshme kur ke qenë i huaj në Gjermani, sot është shumë më e vetëkuptueshme që të jesh pjesë e kësaj shoqërie. Është fshati global ku përfundojnë të gjithë. Dalja e fundit e tyre është në Degerloh, sfidat e globalizmit.

Beqë Cufaj (40 vjeç), lindur në Deçan, shkruan rregullisht nëpër fejtonet e gazetave gjermanishtfolëse «Neue Zürcher Zeitung» dhe «Frankfurter Allgemeine Zeitung». Ai ka botuar disa romane dhe publicistikë dhe është përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja të Evropës. Në qershor doli në treg romani i tij i më i fundit "Projekt@Party" (Edicion Zëri.) «Last Exit Degerloch» është pjesa e parë teatrale e tij dhe do të shfaqet disa herë gjatë korrikut në "Laboratorium" dhe "Theaterhaus Shtutgart».

Intervistoi: Anila Shuka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)
SHQIPËRIA - VENDI I 28 I EUROPËS SË BRUKSELIT?Nga ALFRED PAPUÇIU* (07.03.2011)
9 VJEÇARI NGA KOSOVA - FITUES I GARËS SË VIZATIMIT (07.03.2011)
DOLI NGA SHTYPI NË PRISHTINË VEPRA "AGONI E SHPRESA" E AUTORIT DR. BESNIK R. BARDHI (07.01.2011)
"SOT NDIHEM KRENAR, SEPSE NDODHEM NË TOKËN KU JANË MBJELLË RRËNJËT E STËRGJYSHËRVE TË MI ARBËRVILHELME VRANARI HAXHIRAJ intervistoi Prof. Doc. ITALO KOSTANTE FORTINO (studiues-albanolog) (06.30.2011)
50 VJET MË PARË, KUR EKZEKUTOHEJ GRUPI ARMIK I TEME SEJKOS DHE TAHIR DEMIT63 të dënuar dhe 800 vjet burgim, veç vrasjeve. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961 që togat e pushkatimit do të zbraznin karikator (06.30.2011)
KRONIKA E NJË UDHËTIMI TRAGJIK NË NJË LIBËRShënime për librin "Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…", të Neshat H. Bilalit Nga PETRIT PALUSHI (06.29.2011)
PETRO MARKO, FATOS KONGOLI DHE KULTURA E MUNGUAR E DEBATITNga MIRANDA HAXHIA (06.29.2011)
NJË URIM PËR LULZIM BASHËNNga GANI QARRI (06.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]