VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN

E Hënë, 02.13.2012, 05:10pm (GMT+1)



TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga parlamenti.

Në mbledhjen që zgjati 5 orë, e karakterizuar nga debate të ashpra, 8 anëtarët e KLD-së votuan kundër kërkesës së ministrit Halimi, ndërsa 5 të tjerë votuan pro. Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Spahiut për dorëheqje të parevokueshme.

Ndërsa u vendos unanimisht autorizimi i Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Valbona Vata, që të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit.

Ministri Halimi akuzoi kryetarin e KLD-së Bamir Topi për pengimin e hetimeve ndaj nënkryetarit Kreshnik Spahiu.

ZBARDHET VENDIMI
Ora 15:39 Këshilli, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant.

Gjithashtu, Këshilli, mbi bazën e propozimit të Kryetarit, vendosi unanimisht, të autorizojë Kryeinspektoren e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Valbona Vata, të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit.

DOREHEQJA
Kreshnik Spahiu e argumentoi vendimin për dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, me presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008. Spahiu njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi arbitër i cili mund të zgjidhë konfliktin midis dy pushteteve.

Ndërkohë Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e Spahiut, pritet të publikojë sot raportin që do t'i dërgohet Parlamentit. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, kreu demokrat i tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në këtë raport do t'i rekomandohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe nisja e një procesi penal ndaj Spahiut.

"Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale do paraqes kallëzim penal për zyrtarin shtetëror Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke mos sjellë pranë komisionit hetimor shkresa të cilat janë kërkuar, duke mos respektuar urdhërimin ligjor të nenit 17 të ligjit të komisioneve hetimore", paralajmëroi Alibeaj. (bw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARSIMI I INTEGRUAR, ÇËSHTJE E MBYLLUR! (02.13.2012)
BORA BLLOKON DISA ZONA NË SHQIPËRI (02.12.2012)
NË MOSHËN 77 VJEÇE U NDA NGA JETA GRUAJA E PROFESOR NIKOLLA PANOS, JOAN ADELE PANO (02.11.2012)
TË "BOMBARDUAR" NGA NGJARJET POLITIKE (02.10.2012)
SPAHIU: HYRJE-DALJET E MIA NË QYTETET SHQIPTARE, NUK KAM SHKELUR DETYRËN (02.09.2012)
DRITA ÇOMO, "DRITË QË VJEN NGA HUMNERA" (02.08.2012)
EMRAT E RRUGËVE PRISHIN KOALICIONIN SHQIPTARO-SERB NË BUJANOC (02.08.2012)
ZHURI NË INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR NEWS24: MAJË VINÇIT ISHA PËR LEKËT E BURGUT (02.08.2012)
MAQEDONIA NUK E PRANON 28 NËNTORIN FESTË SHTETËRORE (02.07.2012)
MAQEDONI: POLITIKA NË SPORT (02.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]