VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRAHINALIZMI: 118... ME 2!-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare- Nga ZEQIR LUSHAJ 

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 06:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KRAHINALIZMI: 118... ME 2!

-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare-

Nga ZEQIR LUSHAJ

 


E Mërkurë, 04.25.2012, 11:48am (GMT+1)

 

-Fletë ditari Tiranë, 1988-

Atë ditë isha në siklet. Materiali duhej urgjent, dhe direkt, për Nexhmije Hoxhën. Letrën e dy familjeve malësore, të cilët kishin ikur nga Kalaja e Dodës dhe kishin zënë vend pa leje,

në periferi të Tiranës, diku mes kryqëzimit të rrugës që shkon për Vorë me këndin që krijon rruga për Kamëz, Ajo, (shoqja Nexhmije pra), e kish percjellë te Keshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik, ku unë punoja atëherë, me shënimin: "Të shkojë menjëherë Zeqir Lushaj, ta verifikojë problemin dhe të më informojë"!

Kjo temë, (tani tingëllon gati qesharake), por atëherë ishte shumë delikate dhe serioze.

Ishte viti 1988. Sa ishin dhënë, disa, shënja për shëndërrime demokratike, por, ec e beso. Shkova, i takova familjet malësore në vendin "që kishin pushtuar", dhe, i merakosur në kulm për jetën dhe argumentet e tyre u ktheva në zyrë...! U ktheva në zyrë, por gjithësesi, Unë, isha përfaqësues zyrtar, dhe, në fund të fundit, nuk duhej të bija ndesh me ligjet e shtetit të asaj kohe. Ndyshe, bënja, jo një nderë, por thjeshtë ,një aventurë. Bile, do shtuar, një aventurë, që nuk i bente mirë kurkujt, mua, si nënpunës as atyre, hallexhinjve, si nevojtarë!

...!

Isha ulur dhe po punoja në makinën e shkrimit, me gjithë seriozitetin tim për këtë problem. Një zgjidhje, mes bindjeve të mija dhe ligjit. Një zgjidhje mes atyre malësorëve, fort të sakrifikuar, po nga vet shteti, por,e dhe të një veprimi të tyre, gjithsesi të ndëshkueshëm ligjërisht. Ç'farë të thoja, dhe ç'farë të mos të thoja ? Ku t'i mbështesja, dhe ku, t'i kritikoja? Po zgjidhja?

Në këtë dilemë timen, mbi paragrafët në makinën e shkrimit, trokiti dera, dhe hyri brënda në zyrë, një burrë i nderuar i Labërisë, një dashamirë i imi, ish koloneli trim, djali i Heroit të Popullit Sali Vranishtit, anetari i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Maman Saliu.

Mamani, (sot, afer 90 vjeçar) ishte një burrë fisnik. I paraqitshem. Korrekt. Serioz në mardhënie me të tjerët. I palëkundur fort në idetë e tij, pamvarësisht kohëve e politikave. Njeri i mençur, që nuk hidhte kurrë fishekë manovër, pra, kotë së koti. Për mua, Mamam Saliu, ishte një model burri, që nuk është e lehte që ta gjeshë shpesh dhe gjithkund! Shumë më tepër patriot se sa politikan, -nëse mund të shprehem kështu!

Me përshendeti. Unë u ngrita në këmbë, e mirëprita. E ftova të ulet në kolltukun për vizitorët që kishim në zyrë, dhe shpejt, ia dhash një cigare duhan. I solla një kafe. I thash:

-Shoku Maman! Do të më falësh se, e kam në dorë një material urgjent që e pret shoqja Nexhmije. Pije kafen, lexo gazetat se Unë, po shkruaj. Materiali duhet dërguar tani.

Me një indiferentizëm, mu pergjegj: -Puno,puno! Unë, veç kalova këtej e thash të të takoj ! Nuk e paskam gjetë kohën se, Unë, kam deshirë të rri e të bëj muhabet me Ty .

-Unë, duke menduar se Mamani, a mos u prek, i thashë:

-Shoku Maman ! Ju e keni gjetur kohën tamam, por, të lutëm, me jep edhe mua, vetëm pak kohë..., për sa të thash...

-Vazhdo, vazhdo, se ne, pensionistët, kohë duam për muhabet,-tha ai, me një ton pak si autokritik, për momentin që po diskutonim...

Vazhdova punën edhe për disa minuta, kur, veterani, që siç duket u mërzit, me pyeti:

-Pash Zotin, çka është ai material, se më bëre kurioz, o burrë?

U ktheva me shikimin nga Ai, dhe ia spegova këtë që ju thash me lart se, dy familje nga Kalaja e Dodës, kane zbritur në Tiranë...Duan t'i kthejnë me zor andej nga kanë ardhur. Bile, ka shkuar edhe policia për ti dëbuar. Ata i kanë çuar leter Nexhmije Hoxhës, si kryetare Fronti dhe kerkojnë ndihmë. Isha dhe i takova. I pava ku jetojnë. Me të ardhë gjynah! Ç'të ju thuash? Mirë që po i kthen, po ku do i çosh? Ata nuk kanë ku të shkojnë. Tokat dhe shtëpitë ua ka përmbytur liqeni i Fierzës. Veprimi i tyre është i kundraligjshëm ama, duhet një qëndrim shumë i matur.

-Po, Ajo, kryetarja jonë , çfarë thotë, -ndërhyri përsëri Mamani?

-Nuk e di se çfarë thotë kryetarja, por nuk po di as se ç't'i them Unë, kryetares, -ia ktheva ndërhyrjen Atij.

...Maman Saliu, e pashë që u nevrikos. Luajti pak nga vendi, si për të verifikuar vetveten, dhe mu drejtua mua:

-Të them Unë, se ç'farë t'i thuash Nexhmijes!

-Fol, shoku Maman, se po më bën nderë, po me nxjerr prej sikletit.

-T'i thuash Nexhmije Hoxhës,-ka thënë Maman Saliu, -vetëm nga Vranishti im në Vlorë, kanë ardhur këtu dhe jetojnë sot në Tiranë, plot 118 familje... I kam të tëra në listë. Me emër e mbiemër! Dhe, thuaji, -e ngriti zërin, se, - nuk është bërë nami se, kanë ardhur dy-tre hallexhinj nga Kalaja e Dodës e kanë zënë vend në mes baltës, te hekurudha, në Kamëz!

-Ta përsëris: 118... me 2!

-E din, e din edhe Nexhmija, por, tani është vonë e, ndoshta, s'ka ç'ka bën!,-mërmëriti, me shumë me veten e Tij, se sa me Mua, Maman Saliu!

Pastaj..., ia dha përsëri shpindën kolltukut, ndezi cigaren, dhe po e thithte idhshëm...

Unë, vazhdova edhe pak çaste, sa e mbarova informimin dhe, ja nisa kryetares...!

...!

Ata që e kanë jetuar (realisht), atë kohë, e kuptojnë që Unë, fjalët e Maman Saliut, nuk i shkruaja dot në atë material. Për këtë ish i ndërgjegjshëm edhe veterani patriot.

...!

-Po sot, pse po i shkruan, -mund të më turret e të më thotë, bile, idhshëm, ndokush?

Për katër arsye, po i shkruaj dhe po i botoj:

*Për të dhënë, në gojën e një njeriu shumë të besuar, një shqetësim serioz të asaj kohe: raportin shumë të zh'drejtë të përfaqësimit të zonave, Jug-Veri,në kryeqytet. Pra, krahinalizmin!

*Si vlerësim e nderim, për burrin, luftëtar, trim e të ndershëm të Labërisë, Maman Saliu.

*Për të larë shpirtin tim, që në ato kohë fort të zorshme, ndoshta, edhe nuk mund të thoshte, e aq me pak, të bënte më shumë. Unë, dua të jem realist, i besueshëm për ato që them e shkruaj. Nuk do të ishte e ndershme për mua që sot, të bëj " disidentin e as trimin" e para 20 e sa vjetëve! (Ka boll të tjerë që e kanë kapur dhe bile, po ju shkon hijshëm ai flamur!).

*Edhe një gjë e quaj pozitive: -Edhe Nexhmije Hoxha, edhe Maman Saliu, ndonëse në pleqëri të thellë, janë gjallë e shëndosh dhe qofshin jetëgjatë. (Kur njerëzit që përmenden në një shkrim jetojnë edhe besueshmëria tek lexuesi e asaj që shkruhet, mendoj se, është e duhet të jetë më e madhe. Pas vdekjes së personazhit, sikur vdes pak edhe vërtetësia e asaj që thuhet).

Secila nga këto arsye që solla, ka vendin e vet në arsyetimin e botimit të këtij shkrimi. Por, të gjitha mund t'i përmbledh me një fjali, me katër fjalë: -shkrimi, është vetëm ,qëllim-mirë!

...!

Populli shqiptar, ka një shprehje: -8 me 2,-thotë. Hajde, raportin në diferencë katër-fish, 8 me 2, sado që i mujshëm, po e pranojmë, po, raportin: 118 ..., me 2... (!?)

Janë edhe 118 arsye të tjera..., që e krijuan atë raport, (gati) diskriminues Jug-Veri!

Raporte të tilla, dashur pa dashur, sjellin me vete probleme negative, sjellin ngatërresa.

Dhe s'ka si të mos vijë në mendje, klithma e poetit këtu e para 100 vjetësh:

...Mallkue qoftë, kush qet ngatrrime,

Ndër këta vllazën shoq me shoq,

Kush i ndanë, me fjalë e shkrime,

Ç'ka natyra , vet përpoq...

...!

Krahinalizmi, kohë mbas kohe, një plagë e pashëruar, e shoqërisë shqiptare!

-Harroje !, -është një shprehje shumë e përdorur, nga amerikanët dhe anglezët !

Unë, po përpiqem ta harroj, veçse, dikush,(politika, pra!), kurrë nuk duhet ta harrojë!

Kur them:-KURRE !- Kam parasyshë krahinalizmin, me të gjitha ngjyrat e tij , të shfaqura:

- Dje..., Sot... ,(a përsëri), ...Nesër .

./.

(Shkrimi është nxjerrë nga libri "Bota=iluzion", që autori e ka akoma në dorëshkrim)

-Për Zëri i shqiptarëve, nga USA, prill 2012-

--

NJË PRONONCIM PUBLIK I DJALIT TË MAMAN SALIUT

Përshëndetje, nga Arben Maman Saliu (Vranishti)

 


I nderuar zotri Zeqir Lushaj,

Rastësia bëri që të njihem me këtë shkrim tendin, ku ti flet me shumë respekt e dashuri për babain tim. Unë e printova menjeherë shkrimin dhe shkova dhe ja lexova babait, pasi ai aktualisht e ka të pamundur leximin. E pyeta babain, në se që keni shkruar ju, është ngjarje e vertetë, apo trillim gazetaresk?!

-Jo, me tha, - është plotësisht e vertetë. Me këtë rast, ai me shprehu konsideratat më të larta për Ju.
Personalisht, unë të përgëzoj për ç'ka trajton dhe për mesazhin që jep, por do të 'iu lutesha të më kuptoni drejtë, për një fakt që nuk del në shrimin tend. Politikë krahinore, sipas konjuturave politike të kohës ka pasur ( dhe vazhdon të ketë), por ajo që është tepër e rendësishme, është se nder banoret e Jugut dhe atyre të Veriut asnjeherë nuk është ushqyer ndjenja e urrejtjes dhe e diskriminimit krahinor. Vet shembulli që ju jepni me babain tim, një personazh i njohur i trevave të Jugut, i mëshon faktit të dashurisë e respektit ndërkrahinorë. Janë shumë tregues që konfirmojne këtë gjë që pohoj unë.
Duke të shprehur edhe njëherë falënderimet më të përzemërta, uroj për Ju dhe familjen tuaj shendet e mbarësi.
Shumë miqësisht,

Arben Maman Saliu (Vranishti),

Tiranë, më 25 qershor 2011.

 

 

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA MBËSHTET TURIZMIN SHQIPTAR (04.25.2012)
Për dijeni: -"kushërinjve" të kryeministrave të dy shteteve shqiptare!VORRE KRAJLASH JENA NGINga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2012)
ÇFARË ALTERNATIVASH IU OFROHEN FASIONISTËVE SHQIPTARË DHE SI MUND TË JETOJË KJO INDUSTRI? (04.20.2012)
BURRI URTAK I POLITIKËS SABRI GODONga KËZE KOZETA ZYLO (04.20.2012)
POETJA SADIJE KRYEZIU-BEJTULLAHI KRIJUESE DHE VEPRIMTARE NË LONDËR PA SHKËPUTJE NGA ATDHEU!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (04.19.2012)
SITA... E MËNDAFSHIT OSE PUSHKA E PLAKUT TË BEGAJVE-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para rreth 100 vjetëve-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.18.2012)
NJË PUNËTOR I PALODHUR PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE, NJË HISTORIAN KËRKUES PËR RISHKRIMIN E HISTORISË SHQIPTARENga MENTOR QUKU (04.17.2012)
MASAKRA E TIVARIT DHE RISHKRIMI I HISTORISËNga KOLEC TOPALLI (04.17.2012)
PRESIDENTI NDERON ME TITUJ ARTISTËT DHE SPORTISTËT KORÇARË (04.15.2012)
ADEM DEMAÇI DHE KULTI I FRYMËS SË TIJNga MYRVETE DRESHAJ-BALIU dhe BEGZAD BALIU (04.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]