E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË 'BOTËN GLOBALE', NË BE, NË 'TOKËN E ASKUJT' APO AS NË TOKË DHE AS NË QIELL... ?!
Nga AGRON SHABANI

E Hënë, 02.25.2013, 11:53am (GMT+1)




Duke menduar në sfidat dhe udhëkryqet e vazhdueshme të shtetit dhe shoqërisë së gjerë shqiptare ose kosovare në sfond:



'...Sipas konceptëve, definicionëve, përceptimëve dhe anticipimëve të njohura filozofike ose metaestetike të Aristotelit etj.: Njeriu në radhë të parë është një " kafshë politike" ( "zoon politikon ") që dallon nga qenjët ose krijesat tjera për nga natyra, karakteri, përvoja, zhvillimi (evolucioni),primatologjia,humanizmi, holistika, edukata, kultura, mentaliteti, aspiratat dhe interesat e tij ne raport me te tjeret.Duke jetuar dhe mbijetuar kështu vetëm në bashkësi , solidaritet dhe në një harmoni të përgjithshme njerëzore ose qytetare me njerëzit ose qytetarët tjerë.;


Dhe: ç´është në substancën ose esencën e saj politika...?!...

Me politikë në radhë të parë nënkuptojmë moralin, të vërtetën, ndërshmerinë,drejtësinë, sinqeritetin, drejtësinë, barazinë e njohur ligjore, sociale ,paqën sociale dhe harmoninë e preferuar njerëzore ose qytetare, përvojat dhe aftësitë e njohura profesionale dhe institucionale të një personi ose individi të caktuar në postët ose funksionet e larta institucionale ose politike në raport me të tjerët, përkatësisht, me qytetarët ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare,të dhënat ( biografinë ), potencialet dhe kualitetet e njohura shkencore, intelektuale, profesionale ose politike të personit ose individit,mbarëvajtjen dhe funksionimin e tij optimal ose maksimal, të kaluarën , traditat, historinë dhe biografinë e tij familjare,shtetërore, nacionale,politike, historike e keshtu me radhe.


Apo, thënë ndryshe, me gjuhën ose leksikun e njohur të " shtetit" të Platonit dhe "Politikës" së Aristotelit: Politika,apo:´Politea´ose ´Poli(s)-etika ´në radhë të parë nënkupton te verteten dhe moralin e pergjithshem mbi shtetin dhe shoqerine e gjere njerezore ose qytetare.Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu ( ndonese, me nje theks te posacem ) faktoret, indikatore ose predikatoret e njohur reflektive, simbolik,demografike,demokratik, determinant dhe paradigmatik si klima, relijefi, hapesira ose konfiguracioni i njohur etnik ose gjeografik, gjegjesisht, antrogjeografine, etnogjeografine, antropohistorine ose etnohistorine, drejtesine dhe barazine e preferuar njerezore ose qytetare e keshtu me radhe ne kuader te " ligjeve" te njohura shteterore dhe qytetare te " shtetit" ( "polisit" ose "politeas" ) të njohur të Platonit. Respektivisht, solidaritetin e lartë shoqëror ose qytetar ( Filia-n), grupimet apo shtresat dhe kategorite e veçanta shtetërore ose qytetare ( Koinonia-n ) , shtetin ( Politea-n ) dhe rregullat ose ligjet e njohura shtetërore ,qytetare dhe demokratike( Nomos) të Aristoteli në kuader të " Politikës" dhe "Etikës" se njohur të Nikomahut së bashku me tre shtresat ose kategoritë e njohura njerëzore ose qytetare si klasën e pasur, klasën e mesme dhe klasën e varfër njerëzore ose qytetare- përballë klasës së njerëzve ose qytetarëve shumë të pasur dhe atyre shumë të varfër në kontekstin e njohur skllavopronar ose feudalist të fjalës.


Në të kundërten, politika pa moral, gjegjësisht, relativizimi, uzurpimi, komecializimi, fosilizimi, klanizimi ose instrumentalizimi i politikës ,pronës, kapitalit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar janë makiavelizëm i mbyllur moral ose politik. Për të mos thënë këtu hedonizëm, demagogji , blasfemi dhe një hipokrizi e papërmbajtur morale ose politike.


Përse kjo ? Kjo në radhë të parë për faktin se edhe përkundër asaj se njerëzit, popujt ose qytetarët e ndryshëm në të gjitha shtetët ose shoqëritë e mundshme përkatëse ose respektive gjithandej globit dallojnë ose janë të veçantë nga njëri tjetri për nga origjina ( etnogjeneza), konstrukti i tyre psiko-fizik, përkatësia shtetërore ose nacionale, raca, gjuha, gjinia, edukata, kultura, zhvillimi, mentaliteti, arsimimi i tyre, forca ose fuqia e tyre politike, ushtarake, historike, gjeografike, materiale, industriale, sociale, finansiare, ekonomike etj. Megjithatë, në kontekstin e njohur integral,global, universal, reflektivë, pozitivist,humanist,rekonstruktivë,evolutivë, empirik,diakronik, determinant,aksional, fuknksional etj. Në instancë të fundit janë miq, partner,participant, anticipant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit ( shtetëve) dhe shoqërisë ( shoqërive) të tyrë përkatëse ose respektive. Qofktë kjo në nivelin lokal ose rajonal të fjalës apo në nivelin ose karakterin e njohurkontinental ose interkontinental, gjegjësisht, global ose universal të fjalës.


Por...


...! Gjatë një pasditeje të vonë të këtij frori ( shkurti) të ftohtë me borë dhe mot të ligë me një të njohurin dhe mikun tim dikund në Gjermani, bisedojmë krejt shtruar ose fare hapur mbi refuzimin e sërishëm të kërkesave dhe aspiratave tashmë të njohura të shtetit dhe qeverisë kosovare mbi "liberalizimin e vizave" nga ana e Brukselit zyrtarë. Ku dorën në zemër, në kushtët ose rrethanat e përgjithshme ose momentale në vendin tonë, akti i mesipërm në fjalë: vërtetë do duhej kuptuar, përceptuar dhe anticipuar si vërejtje e fundit. Për të mos thënë këtu si apel ose alarmë i përgjithshëm nga ana e Brukselit zyrtarë ndaj trendëve ose dukurive të ndryshme devijante, eskalative, turbulente dhe tepër reaksionare dhe anakronike në vendin tonë si krimi i organizuar, korrupsioni, kontrabanda, prostitucioni, nepotizmi, klanizmi, familjarizmi, bajraktarizmi, abuzimi,privimi ose stratifikacioni i patolerueshëm dhe tepër eklatant me pronën dhe kapitalin e gjithëmbarshëm shtetëror ose nacional në vendin tonë e të ngjashme.


Por,jO. Edhe përkundër saj, faktët dhe realitetët e njohura ose të përditshme në terren e flasin dhe dëshmojnë të kundërten.Në realitetin e përditshëm kosovar mundësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personit ose individit jo rrallë janë e kundërta e aspiratave dhe deshirave të njohura individuale dhe kolektive të njerëzve dhe popullit tonë atje.


( ... )


Sidoqoftë, " udhërrefyesi i famshëm" dhe "historik" mbi ´liberalizimin e vizave´ edhe kësaj radhe nuk erdhi ose nuk mbërriti në vendin tonë.Per t´ia thënë ose" bëhur triumfalisht" (lëxo: mbi kurrizin e njerëzve ose dertlinjëve të shumtë shqiptar ose kosovar të papunë dhe me nevoja dhe kërkesa të panumërta materiale, sociale, ekzistencialiste dhe të tjera) nga Brukseli në Prishtinë.


Aty janë edhe " ekuacionet" ose " formulat" e ndryshme " ekuivalente", " polivalente", ambivalente dhe të tjera ( me shume të panjohura dhe të papritura) nga bisedimet ose dialogu i vazhdueshëm ose maratonik në mes Prishtinës dhe Beograditi ndërmjetësuar nga baronesha Ashton , gjegjësisht, nga Brukseli zyrtar dhe të ngjashme.


Ndërkohë që bandat ose strukturat paralele ose paramilitare serbo-çetnike në Veriun e Mitrovicës ( Kosovës) së bashku me porozitetin, fragjilitetin, heterogjenitetin ,inkompaktibilitetin, kaosin dhe anarkinë e gjithëmbarshme administrative dhe juridike në pjesën veriore të Mitrovicës ose vendit tonë ne kufijë me Serbinë!Vazhdojnë të paraqesin një Thembër Akili në kontekstin e njohur të shtrierjes dhe respektimit të detyruar kushtetues dhe juridik të shtetit ligjor dhe demokratik në vendin tonë. Respektivisht,lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur dhe të garantuar shtetëror, institucional dhe politik të Republikës së kosovës në të gjitha nivelët dhe instancat e mundshme.


Një gjë të këtillë tashmë ka kohë që po vazhdojnë ta kërkojnë me ngulmë nga Beogradi zyrtar edhe shteti dhe qeveria gjermane etj.Mbase, eliminimin e menjëhershëm të strukturave paralele serbe në Veriun e Mitrovicës ( Kosovës) dhe respektimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë nga të gjithë pa dallim.


Gjermania është Lokomotova kryesore e Bashkimit Europian dhe njëra prej ekonomive me të fuqishme të globit.Respektivisht, njëra prej investuesët ose kreditorët me të rëndësishme ose kryesore pothuajse në të gjitha zhvillimët dhe procesët e ndryshme në Kosovën e pasluftës.

Në anën tjetër ndërkaq, edhe përkunder ´arkitekturës´dhe një "infrastrukture të përbashkët" industriale, monetare,finansiare, ekonomike, politike etj. Bashkimi ose Unionin Europian ( BE-së ose UE-së) me kalimin e kohës në disa fusha dhe segmente të caktuara politike, fiskale, monetare, finansiare, sociale,ekonomike ,konjukturale, manufakturale dhe të tjera vazhdon ti ngjajë një të të ashtuquajture " kulle të Babilonisë" ku krahu i djathtë i saj ( i tij) nuk di si të thuash asnjëherë se çfarë bën ose mendon i majti ose anasjelltas.

Ndërkohë që krizat dhe recesionet e njohura finansiare dhe ekonomik në Greqi, Portugali, Spanjë, Itali, Francë etj...Edhe njëherë i bëjnë të qarta , sublime dhe tepër aktuale ose konkrete antagonizmat, aversonet,divergjencat, diskrepancat dhe disonancat e njohura konceptuale, ideologjike dhe metodologjike në nivele dhe relacione të ndryshme shtetërore ose qeveritare brëndapërbrënda "shtëpisë së përbashkët europiane" ( BE-së) ku siç dihet, ekzistojne "zona", "pakte" ose "modele" te larmishme industriale, finansiare,monetare, ekonomike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të cilat jo rrallë e kolidojnë, determinojnë dhe ekplipsojnë njëra tjetrën në shumë çështjë dhe aspekte të ndryshme gjeopolitike,fiskale,sociale, ekonomike dhe të tjera.


Kështu si për shëmbull , përderisa Gjermania si shteti me i fuqishëm dhe Lokomotiva kryesore e Bashkimit Europian i takon të të ashtuquajturit " paktit" ose "Modelit të Rajnës" së bashku me Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun që konsiderohen si "boshti kurrizor" ose ´centrifuga kryesore´ e BE-sË. Brëndapërbrenda Bashkimit Europan ekzistojnë edhe "paktët" ose "modelët " tjera si Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe,Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Austria, Holanda, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja" , "Modeli shtetëve sllave ose juglindore" i përbërë nga Polonia,Çekia, Sllovakia, Sllovenia,Hungaria, Rumania etj.etj.Që gjithashtu paraqesin një problem ose faktor me rëndësi në këtë kontekst.


Dhe, mëqë gjithnjë fjala mbi udhërrefyesin e shumëpritur mbi liberalizimin e vizave për vendin ose popullin (kombin) tonë:Atëherë, pa të keq ndaj askujt, por rruga e shumëpritur dhe e preferuar e Republikës së Kosovës për në BE-së, me tepër mund të thuhet se kalon nepër Berlin se sa nepër Bruksel ose dikund tjetër.


Sidoqofte, Brukseli është " kryeqytet i Europës". Ndërsa Berlini metropola kryesore ose "kryeqyteti" i saj " nën hije" ose kujdestar.

Ndërkaq, si, kur dhe me çka ose me çfarë do futët dhe anëtarësohet Kosova në BE-së këtë punë ndofta e dijnë vetëm Bajram Rexhepi, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti ose Behgjet Pacolli me pjesëtarët tjerë të " ylemasë" ose "hyqymetit të naltë" në vendin tonë?!!


Ndonëse, rregullave,ligjëve, principëve dhe standardëve të larta të Bashkimit Europian nuk po mund t´u bëjnë ballë edhe shtetët shumë me të zhvillura dhe me të fuqishme se vendi ynë si Italia, Spanja, Portugalia, Greqia etj. E lërë me ti Kosova.Por ...thonë se mosbesimi ose ateizmi i përgjithshëm politik ose diplomatik janë të arësyeshëm dhe akceptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi të thellë.



" Njeriu ngritët , afirmohet dhe përparon nga edukata, kultura, arsimimi dhe humanizmi i tij. " Thoshte dikur Immanuel Kanti në kuader të shkrimit të tij të njohur me titull "Ideja mbi një histori të përgjithshme në botën e aspiratave të njohura shqoqërore ose qytetare" ( lëxo: "Idee zur Eiener Algemenie Geshichcte in Welt Bürgerlicher Absicht"). Për të konstatuar në vazhdim se : " Edukata, kultura, arsimimi dhe humanizmi janë pikërisht ato simbolet dhe elementet me të rëndesishme ose kryesore të ikjes ose largimit të domosdoshëm të njeriut nga faza e hershme e foshnjerisë ose adoleshencës së njohur intelektuale dhe shpirtërore qe dikur e ka fshehur dhe krijuar vet."


Ndërkohë që mirëqënja ( shëndeti ) dhe stabiliteti i përgjithshëm psikofizik , kulti i njohur personal, familja, kariera, përvoja, profesioni, përgatitja paraprake dhe kualifikimi i njohur përkatës ose profesional, harmonia dhe lumturia e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive e peronit ose individit , angazhimi dhe funksionimi i tij optimal ose maksimal etj.Paraqesin si të thuash indikatorët dhe predikatorët me të rëndësishëm ose kryesor në kuader të matjes dhe një testimi të përgjithshëm temporal, kronometrik dhe barometrik të figurave ose personalitetëve të ndryshme zyrtare ose publike.


Thonë se refugjatët ose strehimkërkuesit e shqiptar ose kosovar nepër vende të ndryshme të Bashkimit Europian do jenë " mish për top"apo "xhoker politik" dhe "atu kryesore" në ´pokerin e madh´politik dhe diplomatik të shtetit dhe qeverisë kosovare për "liberalizimin e vizave" dhe " integrimin e tyre" ( lëxo: të Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit,Ibrahim Makollit, Xhavit Halitit etj.) në BE-së?! Kush e di!(...).


Dorën në zemër,në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur si " zogjë të strukur" dhe t´përbuzur shqiponjash dykrenare pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit: Aq sa diten dhe aq sa munden dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos.


Duke mos kursyer nga vetëvetja dhe këto punë të rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe këta ´xhepa të shtjerrur´ të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.


Shumë prej tyre atëbotë madje, e dhanë ( e falen) edhe jetën e tyre në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Lavdi! Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar serbian dhëmb për dhëmb, fyta fyt, sup me sup dhe ballë për ballë ! Shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës u bën madje, akter, personazhe të njohura ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes së madhe ose ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të përjetshëm të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët.


Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´u bërë Lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Respektivisht, lulet me të bukura ose kryesore në ´kopshtin´tonë kombëtar që do nuk vyshkën as venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë.


Por...Fati i jetës dhe ardhmëria e përgjithshme e refugjatëve ose strehimkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar nepër botë edhe kësaj radhe ( si dikur me herët në ish qeverinë fantome, imagjinare dhe fiktive te Bujar Bukoshit etj.) në " duart e pastërta" të Bajram Rexhepit & Company!!! Dhe..kjo në emër të "liberalizimit të vizave" !(...).


Se këndejmi, në këtë vorbullë të përgjithshme kurthash, intrigash , mashtrimësh dhe dredhishë të njohura ortodokse dhe bizantine të Delengjinjëve dhe Matrapazëve të ndryshëm shtetëror ose qeveritar në Kosovë: Angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi?! Apo, mbase Ai Agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.


Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose " par exelencave" të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët e lartëpërmendur nga diaspora e madhe shqiptare në Europë dhe Amerikë që luftuan , u përpoçën ose ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.


Në vend të tyre në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave dhe anomalive të sipërcekura shtetërore,nacionale, politike,diplomatike,kadrovike, administrative, juridike, institucionale, konstitucionale dhe të tjera...U ngritën dhe promovuan tregtarët,profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me ´tregetarët e flamujve´ dhe "stërshitesit e sofistikuar" dhe të paftyrë të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetar në vendin tonë.


Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme ose inflatore të popullit dhe atdheut tonë, heronjët, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura ortodokse ose bizantine nga ana e strukturave ose nomenklaturave të ndryshme vendore e ndërkombëtare.. Apo, u burgosën, arrestuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme nga ana a analdabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik.


Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët,vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, quaziinstitucionalistët,renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak u ngritën dhe avansuan vazhimisht në "xhunglën e madhe" të atyre ´ligjëve të pashkelura´ kushtetuese, politike,institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të "shtetit ligjor" dhe "demokratik" të Kosoves.


Çudi e Madhe. Paradoks i pashëmbullt. Hipokrizi. Por...Ç´ti besh "fatit" ne fatekeqesi ?!!! Thotë populli ynë i pafajshëm dhe gjithmonë duarthatë.


Pa të keq këtu ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish udhëheqësit të njohur politik të UÇK-së, z. Hshim Thaçi. Por, partneri i tij në koalicion, gjegjësisht, lideri i AKR-së dhe zevëndëskryeministri i parë në kabinetin qeveritar të z. Thaçi, z. Behgjet Pacolli, kohë me parë do deklaroi botërisht dhe publikisht se në Kosovë nuk paskësh pasur luftë të armatosur në mes forcave çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe soldateskës e policisë serbe, por vetëm konflikt! Vallë a nuk ishte ky edhe një mohim, injorim dhe prolongim tjetër i ri ( në kontinuitet mbase) i gjakut të deshmorëve dhe sakrificave të njohura biblike ose titanike të Ushtrisë sonë Çlirimtare dhe Heroike?! Dhe, mbase i vlerave te larta ( epokale dhe monumentale) të luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UCK-së kunder soldateskës dhe falangave të tjera militare dhe paramilitare serbo-çetnike nga ana e Behgjet Pacollit etj?! Ku janë këtu edukata, kultura, arsimimi dhe etika e preferuar shtetërore dhe institucionale ju lutem shumë?!


Ndryshe nga kjo, vet fakti se pjesën dërmuese ( shumicen ) të lidershipit të gjithëmbarshëm ose aktual në vendin tonë e përbejnë si të thuash ish refugjatët ose azilantët e dikurshëm shqiptarë në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera europërendimore së bashku me ´ata ´ të Behgjet Pacollit dhe ish ´qeverisë fantome´ në ekzil te Bujar Bukoshit & Company : Të bën të interesuar dhe tepër kurioz ndaj apatisë, injorancës, animozitetit dhe një "amnezioni" arrogant dhe tepër amoroz të një pjese të konsiderueshme të shtetit dhe qeverisë kosovare ndaj mërgimtarëve të shumtë shqiptarë.


Eklips moral. Apokalipsë njerëzore...Sfilatë turpi...Arenë gladiatorësh...Teatër absurd... Mungesë kuadrosh të edukuara dhe profesioniste në resorët ose dikaterët e ndryshme të shtetit dhe qeverisë kosovare...


Apo, mos ndofta " Duke i shikuar ose soditur ata , vdekja me vjen prej syve të tille!"( Preludi i njohur nga romani i famshëm i akademikut tonë të madh, Rexhep Qosja): Kush e di ?!...


Sidoqoftë, të flasësh apo të shkruash hapur ose publikisht kunder " engjëjve" ose "apostujve" të ndryshëm të " lirisë" ose të pasluftës. Gjegjësisht, të shtetit dhe qeverisë aktuale në vendin tonë që janë futur, involvuar dhe inkorporuar pothuajse në majat me të larta të pushtetit kosovar: Të ngjanë paksa në gogol të madh medial dhe politik. Apo, në " punë të rëndë" prej Sizifi. Për të mos thënë këtu në "salto mortale" ose në "fiskulturë akrobatike" mbi kalin e Trojës apo dikund tjetër në ndonjë litar të lagur.


Apo, edhe me tutje "Asgjë të re në ´prokurorinë´dhe ´senatin bizantin ´ të Romës" ?!...


Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le ta mbajë vetën mbi supe.


Thonë se pjesën dërmuese të të ashtuquajturit " senatit bizantin" të Romës ( në kohën e sundimit të Neroinit etj.) atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë,vasalët, servilët, kameleonët, bedelët,debilët e ndryshëm nebuloz dhe intrigantët...Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët dhe patriotët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës.


Kishte edhe profiter të luftës , demagog të ndryshëm ose tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës.Gjegjösisht, në frontët e ndryshme të perandorisë ( te Romës...).


Kishte madje, edhe alkimist,hedonist,papus, guenon ose okultist të ndryshëm mipo dhe mediokritë që e përhapnin dhe propagandonin të " vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "rinisë së përhershme" dhe "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër"të vdekjës...Si "Sizifi mitik" i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had!(...).


Qofshim të gabuar.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DATËLINDJA E PAVARËSISËNga SELIM M. NËNGURRA (02.24.2013)
MEHMET ALIU, SHQIPTARI I EGJIPTIT (02.24.2013)
ÇKA THA AMBASADORI TURK PER SHQIPTARËT?...100 vjetori i rrethimit të Shkodres…Nga FRITZ RADOVANI (02.23.2013)
FRATI, SHQIPNIA E … "KUSH THONI JU ?”Nga Fritz RADOVANI (02.21.2013)
KAJA NANËN, THONË NË KOSOVËNga REXHEP SHAHU (02.20.2013)
AI ISHTE SALI BERISHANga RAMIZ LUSHAJ (02.19.2013)
PERGJEGJET KOLË MIRAKAJ: DERI KUR NË SHERBIM T’ ANMIKUT?LETER E HAPËT Z. ABAZ ERMENIT NEW – YORK, QERSHOR 1967Përgatiti për botim: FRITZ RADOVANI (02.18.2013)
NEW YORK UNIVERSITY (NYU) PRET LIDERIN KUQEZI KRESHNIK SPAHIUNga ILIR HYSA, Ph.D. (02.18.2013)
URIME PËR PAVARËSINË SHTETI IMFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (02.17.2013)
68 VJETORI I KRYENGRITJES SË KELMENDIT - KRYENGRITJA E PARË ANTIKOMUNISTE NË SHQIPËRI (02.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]