Udhëheqësit shpirtërorë te popullit shqiptar, gjatë gjithë historisë kanë
mbajtur gjithnjë barrën kryesore, duke mos ndarë kurrë fenë nga atdheu, duke i
shërbyer si Zotit ashtu edhe grigjës. Ashtu siç i shërbyen të lumit Zot,
njashtu dijtën edhe t"˜i rroknin armët e t"˜u prinin popullit të cilit i takonin
në mbrojtje te dinjitetit njerëzor.
Krishterimi është baza e kulturës moderne, e, mbi bazën e fesë së krishterë
është ngritur civilizimi i sotëm Europjan. Krishterimi në vend të instiktit
vuri ndergjegjën me përgjegjësi. Krishterimi hoqi skllavën dhe i dha familjes
nënën, i dha femijës të drejtën e jetës, i dha gruas dinjitetin, krijoi
universitete mbrojtëse të diturisë, spitale mbrojtëse të njeriut.
Pjesë e rëndësishme e civilizimit të krishterë për rreth pesëmbëdhjetë shekuj,
ishin popullsia iliro-arbërore. Gjatë periudhës paleokristiane dhe në mesjetën
e hershme, popullsia ilire i dhuroi botës së krishterë emra eminentë si:
Perandori Konstantini i Madh i cili e legalizoi fenë e krishterë, shën Jeronimi
i cili është përkthyesi i Biblës në gjuhën latine, Perandorin Justinian, etj.
Për rreth pesë shekujsh, pushtuesit turq kanë izoluar popullin shqiptar nga
civilizimi Eeuropian. Këta pushtues sikur nuk u kënaqën me shkatërrimet,
vrasjet, dëbimet, konvertimet, por edhe pas largimit nga trojet e pushtuara te
një pjesë të Ballkanit, sjellin flotën e tyre për të sjellur në jetë planet
sllave, që teritoret etnike shqiptare dhunshëm t"˜i dhurohen sllavëve, ku
mjerisht popullsia autoktone perjetoi për të satën herë barbarinë sllave.
Gjatë periudhës se dyndjeve barbare sllave, popullsia autoktone pësoi rëndë,
priftërinjët gjithnjë ishin në ballë të grigjës, kishat dhe manastirët e tyre u
shkatërruan, u dogjën, u vranë shumë prifterinjë së bashku me grigjën e tyre.
Edhe pas pagëzimit te popullit serb, popullsia autoktone perjetoi barbarinë
sllave, krishterimi pothuaj së pak ka pasur ndikim në jetën e popullsisë serbe,
për të hequr dorë nga barbarizmi.
Gjatë kohës se sulmeve, pastaj pas pushtimit te tokava etnike shqiptare nga
pushtuesit osmanë, prifterinjtë shqiptarë, qofshin ata katolikë apo ortodoksë,
ishin në ballë te luftës për të mbrojtur tokat tona. Gjatë gjithë periudhës sa
zgjati pushtimi i trojeve etnike shqiptare nga ana e pushtuesve osmanë,
prifterinjtë katolikë dhe ortodoks shqiptarë, ishin të detyruar për mbijetesë,
te mbronin grigjën e tyre edhe nga konvertimet, qoftë në islam (konvertim që
detyrohej nga ana e pushtuesve Osman), apo në ortodoks (këtë konvertim e bënin
kisha ortodokse serbe dhe kisha ortodokse greke, por me bekimin e Portës së
Lartë).
Feja islame vertetë se ka ardhur bashkë me pushtuesit osmanë, por popullsia
shqiptare e islamizur nuk ka hequr dorë lehtë nga përkatësia etnike. Në të mirë
të ketij mendimi flet edhe kjo e dhënë, se kur udhëtari anglez, Xh. Hobhaus,
vizitoi gjatë viteve 1808 dhe 1810 Shqipërinë dhe rajone të tjera të
Perandorisë Osmane, kishte shkruar se kur "banorët e provincave të tjera të
Turqisë pyeten se ç'janë, ata të përgjigjen "jemi muhamedanë" ose "jemi të
krishterë", ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet "unë jam shqiptar". Mburrja
e përbashkët kombëtare e tyre ishte aq e fortë sa që nuk i ka lënë vend
përçarjeve religjioze, që i ka ndarë njerëzit e këtij populli.
Pra, perderisa iliro- arbërorët, kaluan nga besimi në shumë zotra, në një Zot
të vetëm, arbëroro-shqiptarët, nuk e kishin lehtë të braktisnin fenë e të
parëve të tyre vetem pse deshironin apo me mirë te themi që i shtrengonin
pushtuesit osmanë. Madje, është e rëndësishme të themi, se në kohën e
mbërritjes së osmanëve në Ballkan (1388), Arbëria ishte tashmë një vend i
krishterë, e, i përbërë nga 43 seli Episkopale, duke u bërë një kala katolike
kundër islamit. Organizimi i hierarkisë kishtare në trojet tona etnike, flet më
së miri, se populli shqiptar ishte pjesë e civilizimit Europjan.
Periudha e pushtimit osman mbi popullin shqiptar, është periudhë e dakadencës
shpirtërore dhe kulturore. Pushtimi osman la pasoja të rënda jo vetëm fizike
por edhe shpirtërore, pasoja këto që do të kërkojnë kohë, mjete edukative dhe
morale për breza me radhë që të eliminohen.
Në kryengritjet e armatosura te popullsisë etnike shqiptare, që u organizuan
kundër pushtuesve turq, apo te pushtuesve sllavë, për çlirimin e trojeve tona
etnike, roli i priftërinjëve katolikë, priftërinjëve ortodoks, bektashinjëve,
shehlerëve dhe hoxhallarëve, ishte mjaft aktiv dhe i rëndësisë se veçantë.
Sipas, dokumenteve të kohës, del, se krahinat e Shqipërisë veriore së bashku me
Kosovën dhe teritoret etnike shqiptare në Maqedoni, mbi 80 % e popullsisë janë
në gjendje te rrokin armët në luftë për lirinë e vendit te tyre, ndërsa kjo
përqindje është më e ulët në krahinat e Shqiperisë Jugore, për arsye te
propagandës që ushtronte kisha ortodokse greke, e cila kishte bekimin e Portës
së Lartë.
Rol të rëndësishem në organizimin e kryengritjeve antiosmane kishte Hoxhë Hasan
Tasini, për rolin e tij dhënë qështjës kombëtare është shkruar fare pak, pastaj
Ymer Prizreni, me rolin e tij të pamohueshëm në përpjekjet për t"˜i mbrojtur
trojet etnike shqiptare.
Mirëpo, deri me tani, pak ose fare studiuesit nuk kanë shkruar për kontributin
e klerit katolik në përpjekjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Kështu, kur në Kongresin e Manastirit, ndër të tjera, at Gjergj Fishta tha:
"Nëse Evropa ... prapë do të na tradhtojë dhe do na ndajë trojet tona duke u
dhuruar pushtuesve ..., ne do ti therrasim bijtë tanë më të mirë që të rrokin
armët për t"˜i mbrojtur trojet tona. Imami i Shkupit, u ngjit në foltore duke
qajtur, e perqafoi at Gjergj Fishtën, e tha: "kësi burrash i duhen atdheut, dhe
as ne nuk do te ndahemi në luftën për mbrajtjen e vendit tonë". Imzot Nikollë
Kaçorri, në një fjalim gjithashtu te mbajtur në Kongresin e Manastirit, u bëri
thirrje delegatëve që ta pranonin alfabetin latin, i cili i lidhte shqiptarët me
perëndimin, u bëri thirrje të pranishmëve që jo vetëm fizikisht e shpirtërisht
të ndihmojnë çlirimin e vendit por edhe materjalisht, e cila është njëra prej
mundësive që në mënyrë praktike të realizohej çlirimi i trojeve shqiptare.
Në Memorandumin e datës 13 nëntor 1912 dërguar përendorit e mbretit të Austro-
Hungarisë, Franc Jozefit I, dom Nikollë Kaçorri shkrimin e kishte filluar
kështu: "Shumë të vështira e të rrezikshme janë këto ditë për ne
shqiptarët e për nanën tonë Shqipninë, që të katër shtetet e Ballkanit po dojnë
me e perpi me e coptu". Në këtë Memorandum i cili përfshinë tri faqe,
gjejmë nënshkrimet e atdhetarëve të njohur, si: Mustafë Asim Kruja, Rexhep
Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beji, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani.
Figurë mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e Imzot Luigj Bumçit, i cili u
kushtoi një rëndësi të veçantë takimeve me përfaqësues të shteteve që kishin
ndikim drejtpërdrejt në fatin e trojeve etnike shqiptare. Kështu, ka arritur të
takohet me përfaqësues të Shteteve te Bashkueme të Amerikës, Anglisë, Austro -
Hungarisë, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, etj. Në këto takime ai
mundohet t"˜i bindë përfaqësuesit e këtyre shteteve se, çeshtja Shqiptare nuk
është një problem i thjeshtë vetëm i Ballkanit, por është problem kryesor për
ruejtjen e paqës në mbarë Evropën.
Imzot Luigj Bumçi posa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në
Paris, është i pari që protestoi tek Presidenti Willson, për krimet që po
kryenin serbët mbi popullsinë shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë,
gjithashtu i dorëzoi presidentit Willson listën me emrat e viktimave në
krahinën e Rugovës.
Shtjefen Gjeqovi, nji burrë i cili gëzonte një autoritet të lartë në popull,
për shkak te veprimtarisë së pandalshme patriotike, pushtuesit serbë pas disa
tentimeve për të bërë atentat arriten ta vrasin. Gjeqovi, ishte mbledhësi i të
drejtës zakonore shqiptare, te botuara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, pastaj
mbledhës i artifaketeve, te cilat dëshmonin autoktoninë e popullit shqiptar në
këto troje, është edhe një dëshmi më shumë se udhëheqësit shpirterorë të
popullit shqipar, jo që nuk ishin kundër atdheut por ata flijuan jetën e tyre
në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të atdheut.
Nga kjo që u tha shihet, se roli i udhëheqësve shpirterorë shqiptar, ka qenë në
të mirë të çështjes sonë kombëtare. Por, cila është arsyeja që shteti komunist
shqiptar u shpalli luftë institucjoneve fetare, ku nëpërmjet të ashtuquajturit
"gjyq i popullit" u maltertuan, dënuan me varje apo me pushkatim? Pse feja
shiqohej si një gogol i frikshëm, madje u pandeh se Zoti u hoq prej botës dhe
se mbaroi besimi në faqe të botës për tërë jetën. Per këtë akt "perparimtar" të
shtetit shqiptar Rexhep Qosja patë deklaruar: "jam i lumtur që Shqipëria është
shteti i parë ateist në botë".
Shqipëria nje vënd i vogël, por mjerisht që printe me ndjekjet, maltretimet,
vrasjet e intelektualëve (nëse krahasohet me numrin e banorëve), pra të
intelektualëve të kalibrit Europian, po perçante, infektonte e shpiunonte edhe
shqiptarët që kishin mbetur nën sundimin sllav, madje edhe shqiptarët të cilët
për shkak te orientimit nacionalist kishin emigruar në perëndim apo në SHBA-të.
Shqiperia e cila kishte mungesë të ushqimit për banorët e vet, hargjonte mjete
të shumta për propagandë marksiste e leniniste.
Në fund le ti kujtojmë fjalët e atdhetarit At Anton Harapi, që bënte thirrje:
"Zoti i vertetë e atdheu le te na bashkojnë, në ruajtjen e botës shqiptare dhe
zhvillimin e saj, në bashkimin e shqiptarëve dhe sigurimin e mirëqenies së
përbashkët kombëtare e kulturore". Ti kujtojmë fjalët e At Anton Harapit: "Të
sakrifikojmë pikëpamjet tona e jo popullin as Shqipërinë; të bashkohemi mbasi
vendi pret shpetimin prej nesh e jo prej te huejve", madje vazhdonte se: "kush
i ndan apo mendon se nuk mund të pajtohen fe dhe atdhe, ai ka një kuptim te
gabuar për atdhetarizmin, atdhetarizmi në kuptimin fetar është një virtyt i
shenjtë si drejtësia dhe dashuria".