E Hënë, 05.20.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN

E Djelë, 06.16.2013, 01:30pm (GMT+1)





Gjate vizites ne Shqiperi Branko Manojlovski, qe u dekorua nga Presidentja Jahjaga, ka qene i shoqeruar nga historiani Arben Llalla, kandidat per deputet me partine came PDIU, nga vatrani Ibrahim Kolari, nje bizesmen nga SHBA, anetar i Keshillit te Federates Vatra dhe nga Jakup Marku keshilltar i pavarur ne KESHILLIN E Komunes se Dibres se Madhe.

Me 13 qershor ne kishen e Shen Merise ne Elbasan beri nje vizite Branko Manolovski, nje shqiptar ortodoks nga Reka e Maqedonise i cili ka disa vite qe ka marr misionin humanitar per ringjalljen e ortodoksve shqiptar ne Maqedoni te cilet prej shume vitesh kane qene te detyruar nga presionet e ndryshme shtetore te mohonin identitetin e tyre kombetar. Ai u takua me at Nikoll Markun i cili sherben ne kishen e Shen Marise ne Elbasan. Branko beri edhe homazhe tek varri i babait te fjalorit te gjuhes shqipe Kostandin Kristoforidhi. Gjate vizites ne Shqiperi Branko Manojlovski ka qene i shoqeruar nga historiani Arben Llalla, kandidat per deputet me partine came PDIU, Ibrahim Kolari, nje bizesmen nga SHBA, anetar i Keshillit te Federates Vatra dhe nga Jakup Marku keshilltar i pavarur ne KESHILLIN E Komunes se Dibres se Madhe.

Branko Manojloski eshte Misionar i ringjalljes kombëtare ndër shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, ai po punon per te bërë për vetëdijesimin kombëtar të një numri të madh të shqiptarëve ortodoksë, të cilët, në kohën e socializmit jugosllav kanë pësuar goditje të rëndë të asimilimit kombëtar.

Misionari Branko Manojlovski, me origjinë nga Reka e Epërme ( që përfshinë 18 fshatra në rrethinat e Dibrës), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon në SHBA, por një pjesë të mirë të kohës e kalon në vendlindjen e tij, ka rrëfyer fakte pikëlluese për fatin e rreth 300 mijë shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni , ringjalljes kombëtarëve të të cilëve ua ka kushtuar jetën e tij prej misionari.

Branko Manojlovski lindi më 19 gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.

Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këto të martuar.

Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

Akademiku me prejardhje shqiptare Mateja Matevski u nderua me "Medaljen e Artë" nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u organizua në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në Shkup, me ç`rast ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa i dorëzoi çmimin akademikut Matevski.

Akademiku Matevski disa vite më parë u deklarua publikisht se është shqiptar dhe se nuk ishte bërë arsyet se përse më parë nuk kishte deklaruar origjinën e tij të pastër shqiptare. Ai shquhet si një nga poetët, kritikët letrat dhe teatror, eseist dhe përkthyer më i spikatur në letërsinë maqedonase. Ai gjatë kohë ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërsa nga viti 2001 deri 2004 ka qenë kryetar i kësaj akademie.

Ai është i lindur më 13 mars 1929 në Stamboll, ndërsa më pas familja e tij shpërngulet në Shkup, ku mbaron fakultetin filozofik, dhe një kohë të gjatë ka punuar si gazetar në Radio televizionin e Maqedonisë, duke qenë edhe drejtor gjeneral i këtij televizioni. (Dielli)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIMIT TË NJË â€œLULEJE”- Manjola Mirakaj qe u nda nga jeta me 31 maj 2013Nga EUGEN MERLIKA (06.15.2013)
Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…Nga: Prof. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë (06.13.2013)
PO KJO, A DUHET ME U BESUE ?!..Nga FRITZ RADOVANI (06.12.2013)
ZANI I VATRËS, ZANI I NDËRGJEGJES SË KOMBITRaporti i Kryetarit Dr. GJON BUÇAJ në Kuvendin e Vatrës - 27 prill 2013 (06.10.2013)
NJË STUDIM QË DEL NË DRITË NGA “PLUHURI I HARRESËS”...(Prof. Kolë Tahiri, “Pranimi i fëmijëve në shkollë, në moshën 6-vjeçare dhe përshpejtimi i zhvillimit fizik e psikik”, Tiranë, 2013)Nga Prof. MURAT GECAJ (06.08.2013)
- MIRËARDHSH, ZOTI LUSHAJ!Nga BESMIR VATOCI (06.07.2013)
BALERINI I PARË I TEATRIT TË ATHINËS DANILO ZEKA - VITI 1997 QË DO TË MA NDRYSHONTE JETËNKthehet pas 16 vjetësh për “Ëndërr e një nate vere” Zeko që ka ndezur pishtarin e Lojërave Olimpike në Greqi. (06.06.2013)
PELLAZGËT SHPIKËN SHKRIMIN DHE ALFABETIN E PARË NË BOTËNga LUFTULLA PEZA dhe LILJANA PEZA (06.03.2013)
HAPJA E THEMELEVE PËR NDËRTIMIN E KISHËS SLLAVO-ORTODOKSE NË MARTINAJ TË PLAVËS E GUCISËNga BINAK ULAJ (06.01.2013)
MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR(Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj, në Belgjikë)Nga: Prof. KOLË TAHIRI etno-psikolog (05.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]