VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 03:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTIT
Nga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA

E Djelë, 08.25.2013, 08:08am (GMT+1)


Veprimtari kombëtar 47-vjeçar, Sadri Xhema Mehaj, dënohet me mbi 3 vjet burg nga rregjimi shovinist komunist i Malit të Zi si një ndër organizatorët e grupit atdhetar ilegal "Besa"në Plavë-Guci në shtator 1982 dhe pas emigrimit në SHBA (1986) shquhet për aktivitet patriotik në rradhët e Shoqatës Demokratike të New Yorkut (1990), Lidhjen Demokratike të Kosovës (1991-2001), antar i Fondacionit "Vendlindja Thërret" (1998), në prill 1999 luftëtar i Batalionit "Atlantiku" që iu bashkue UÇK për çlirimin e Kosovës. Prej vitesh është antar i Fondacionit Plavë-Guci në New York. Ka marrë pjesë në çdo demonstratë që organizohej nga shqiptarët në New York, Washington e deri në Dayton Ohio. Bashkë me vllaznit e tij ka ndihmue financiarisht për Kosovën, kanë investue edhe në vendlindje, etj. Këto shenime i ka shkruar një nga miqtë e shkollës, të emigrimit, të veprimtarisë kombëtare shqiptare, Esad Gjonbalaj:

Ditët e fëmijërisë janë ditët ma të ëmbla të jetës. Unë u linda në Vuthaj, ku edhe përfundova katër vitet e shkollës fillore të fshatit tonë, që ishte paralele e ndarë e shkollës fillore "Xhafer Nikoçaj" të Gucisë. Si të rinj krenoheshim me vendlindjen në çdo aspeket të jetës, kurse të moshuarit na tregonin për heroizmin, trimërinë dhe krenarinë e të parëve tanë, fillimisht të Vuthjanve dhe të tjerëve nga treva e jonë e Plavë-Gucisë. Flitej për trimëritë e Hotjanve dhe nga bisedat e të moshuarëve që në fëmijëri e mësova thënien "Nima e Zotit e Pushka e Hotit", por pa e ditë në esencë se çka në të vërtetë përmbante në vetvehte kjo thënie. Unë mburreja me atë se çka flitej për Hotjanët.

Vitet kaluan, por edhe ne rriteshim me kohën. Ne vitin shkollor 1977-1978 unë isha në klasën e pestë në Guci. Edhe pse jo shumë larg nga Vuthajt për ne ishte një ambient i ri dhe një kalitje e re e gjeneratës tonë. Rastësia e bëri të veten që në një ambient të ri për mua të ulem në bankë me një moshatar timin ende të panjohur, por që njoftimi me të do të ishte edhe zbulim dhe njohuri më në hollësi i thënies të cekur ma lart "Nima e Zotit e Pushka e Hotit".

Unë mësova se shoku im quhej Sadri Xhema Mehaj që me kohën do të shoqëroheshim e bëhem shokë të afërm por edhe besnikë, sepse Sadriu ishte i kalitur në besnikërinë dhe trimërinë e familjeve Hotjane.

Unë dhe Sadria bisedonim sëbashku dhe shtjellonim tema të ndryshme nga jeta jonë. Sadriu më impresiononte, edhe pse ishim të rinj, për atdhedashurinë dhe qëndrimin e tij të qartë kombëtar dhe krenarinë që ndiente thellë në shpirt për Hotin dhe të parët e tij. Është e rëndësishme të thuhet se me kalimin e kohës miqësia jonë do të thellohej deri në atë masë sa edhe ato pak mundësi të vogla që kishim për të blerë edhe kafshatën e ndanim sëbashku. Me një modesti e them se Sadriu ishte paksa në një gjendje jo të mirë ekonomike, por që në asnjë mënyrë nuk ishte pretekst për ndryshimin e qëndrimit të tij si fisnik.

Vitet do kalojnë por dhe gjenerata jonë po arsimohej dhe paralelisht edhe vetëdija jonë kombëtare po kalitej dhe fuqizohej. Demonstratat e 81-shit ishin bazament i vetëdijësimit të popullit Shqiptar, por edhe heqje e perdes së politikës antishqiptare të qarqeve serbo-sllave. Në këtë periudhë pas 81-shit në Plavë dhe Guci filloi të zhvillohej një fushatë e disiplinimit të shqiptarëve nga UDB-ja dhe bashkëpuntorët e tyre shqipfolës. Familje shqiptare diskriminoheshin dhe diferencoheshin si të papërshtatshëm për socializmin vetëqeverisës Jugosllav.

Sadri Mehaj i Hotit të trimërisë don të vejë në jetë shprehjen misterioze të rinisë time të hershme "Nima e Zotit e Pushka e Hotit" të thënë 100 vjet ma parë nga Hotjanët në Luftën e Nokshiqit.

Ai i bashkangjitet iniciativës së Tahir Prelvukajt dhe shokëve të tjerë për të themeluar organizatën për kryengritje të armatosur kundër rregjimit dhe bashkëpunëtorëve të tij me emrin "Besa".

Sadriun si shok të shkollës e mbaj mend si një djalë energjik me qëndrime të qarta dhe gjithnjë në gjendje për t'iu dalë në ndihmë shokëve në rast nevoje. Jeta kalojë dhe ne u rritëm, por qëndrimet e Sadriut u dëshmuan me sakrificën e tij personale në të mirë të Çështjes Kombtare Shqiptare.

Sot, Sadri Xhema Mehaj e kemi antarë të kryesisë të Fondacionit Plavë-Guci me seli në Neë York dhe aktivist i zellshëm i shoqatës tonë duke kontribuar shumë në mbarëvajtjen sa më të mirë të aktiviteteve të Fondacionit Plavë- Guci.

Unë gjithënjë e kam ndjerë veten të privilegjuar të bashkëveproj me Sadriun dhe i nderuar që njihem me të që nga ditët e fëmijërisë.



ESAD GJONBALAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)
HYRIJE KUPI - KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MË KËRKOI FIRMËN PËR SPIUNE TË SIGURIMIT (08.23.2013)
NUK RESPEKTOHET SHQIPJA - KREU I STRUGËS BOJKOTON MBRËMJET E POEZISË (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - 45 VAJZA NË KAMPIN E TEPELENËS NA RRËMBYEN NGA DUART E NËNAVENga FATOS VELIU (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - PAS VRASJES SË BARDHOK BIBËS, NË KAMP U SOLLËN FAMILJE MIRDITORENga FATOS VELIU (08.22.2013)
Me rastin e 20 vjetorit te ndarjes nga jetaNË KUJTIM TË SEJDI DIDËSNga ISMET NELA, NJ, USA (08.21.2013)
HYRIJE KUPI - MOTRËN TIME ME TË SHOQIN I VARROSËN NË RRUGË SE U RRËZUAN NGA MAKINA E INTERNIMITNga FATOS VELIU (08.21.2013)
NJË DJALË AZGAN, ZOTI DHE ATDHEDASHURIA-KRYEFJALA E TIJNga LUAN IMER MEMISHA (08.20.2013)
HYRIJE KUPI - MEHMET SHEHU URDHËROI SYRGJYNOSJEN E FAMILJES SONËNga FATOS VELIU (08.20.2013)
Homazh në përkujtim të masakrave në KosovëDITA HUMANITARE BOTËRORE - HOMAZH NË PËRKUJTIM TË MASAKRAVE NË KOSOVËNga ERMIRA BABAMUSTA, Ph.D., Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos & Gruaja Humanitare (08.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]