E Premte, 05.17.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS
(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)
Nga MURAT GECAJ

E Enjte, 02.27.2014, 06:23pm (GMT+1)


Nga e majta: Tomsoni e Murati (Tiranë, maj 2010)

1.
Është bërë praktikë e zakonshme, që shkruajmë ose japim mendime për libra letrarë, pra që autorët e tyre kanë krijuar në poezi ose prozë. Ndërsa, kësaj here, dëshiroj të shkruaj pak radhë për librin e ri të agr.Tomson Nishani, i cili është i një natyre tjetër. Sigurisht edhe në këtë botim autori është shprehur bukur e me fjalë të zgjedhura, por nuk ka folur për ngjarje të trilluara në mendjen e tij. Përkundrazi, brumin e librit  e ka marrë nga një objekt real dhe shumë i njohur, sidomos për banorët e kryeqytetit tonë.  Rëndësi ka edhe se  ai nuk është fillestar, me këtë botim. Pra, ka një përvojë të gjatë, në hartimin e disa librave, numri i të cilëve është 16, siç e dëshmon edhe skedari i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Librin "Ngjarje, në Parkun e Madh të Tiranës", ky mik i imi i kahershëm, ma dërgoi përmes një të njohuri të tij, nga Firence e Italisë, ku jeton familjarisht. Në letrën shoqëruese, ai shprehej me dashamirësi: "Prof. Murat Gecaj, njeriut të nderuar  dhe shumë të respektuar, ia dhuroj një libër ngjarjesh, nga jeta ime...Faleminderit!" Me merakun e arsyetuar, ai më mori edhe në telefon, që përtej Detit Adriatik, se donte që të sigurohej, nëse libri në fjalë më kishte rënë në dorë. Sigurisht, e qetësova dhe e falënderova përzemërsisht, për dhuratën e çmuar të tij. Gjithashtu, solla ndërmend kohën, kur me bashkëstudentët e Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës, punuam aty e dhamë ndihmesën tonë modeste, në fillimet e Liqenit Artificial e Parkut të Madh të Tiranës, që banorët e kryeqytetit tonë të kishin një vend sa më të bukur, çlodhjeje e argëtimi. Por, pas studimeve të larta, pra kur  shërbeja në shtyp, rasti e solli që aty të kryeja edhe muajin e punës fizike, siç praktikohej në atë kohë.

        Kopertina e librit të ri
2.
Ja, së bashku me lexuesit, po e shfletojmë këtë libër modest, duke u ndalur paksa në përmbajtjen e tij. Në hyrje, pasi tregohet shkurtimisht historiku i krijimit të këtij Parku, nga një vend djerrinë e me ferrishta etj., thuhet: "Gjatë gjysmë shekulli e më shumë, Parkun e kanë drejtuar lloj-lloj ekspertësh. Por këtë histori e shkruan ai drejtues, që ka qenë në park jo më pak se njezet vjet të karrierës së vet dhe jeta e Parkut, për këtë drejtues, është pjesë e pandarë e jetës së tij më aktive".

Libri ka 130 faqe dhe është ndarë në pjesë të veçanta, duke e pasqyruar jetën dhe veprimtarinë, që nga ditët e para të krijimit të Parkut e deri te pasthënja dhe ku jepen bibliografia e publikohen fotografi, nga jeta e tij. Agr. Tomsoni renditë të dhëna të hollësishme, se si u siguruan punëtorët e mjetet e tyre, fidanët pyjorë dhe lulet e llojeve të ndryshme etj. Duke u ndërtuar e zbukuruar, pjesë e pandarë e Parkut u bënë edhe restoranti modern e teatri veror, ku jepesh shfaqje artistike e filma për vizitorët. Hap pas hapi, u siguruan të ardhura të ndryshme nga veprimtaria e Parkut. Për jetën e tij nisën të shkruanin gazetat, ndërsa për përshtypjet dhe vërejtjet e vizitorëve u vendos një "bllok shënimesh". Pranë Parkut u krijua harta orientuese dhe u ngritën fidanishtja e qendra ambulatore dhe, pak më tej, kopshti zoologjik etj. Kujdes i posaçëm u tregua për ndërtimin e rrugëve të kalimit për vizitorët, me qëllim që mos të dëmtoheshin lulet e drurët, për sigurimin e ndriçimit sa më të mirë  etj.
Siç e dëshmon autori i këtij libri, Parku nisi të kthehej jo vetëm në një qendër çlodhjeje, pushimi e argëimi, por dhe edukimi e mësimi. Kështu, aty u organizuan  takime e biseda me tëmatikë të larmishme, një pjesë e tyre me synime didaktike, përshtatur për mosha të ndryshme, sidomos për të rinjët e të rejat. Shpejt Parku tërhoqi edhe vëmendjen e vizitorëve të huaj, të cilët shkonin për ta kaluar pak kohë, në mjediset e tij.

Pjesë  përbërëse e jetës së Parkut të Madh ishte edhe Liqeni Artificial, ku u vendosën barka e motoskafë. Sigrurisht, ai pati bukurinë e u solli kënaqësi kryeqytetasve. Por, në ndonjë rast, u bë burim fatkeqësishë, pasi nga pakujdesia u mbytën njerëz në të. Prandaj, sidomos kur shkonin atje si vizitorë nxënës shkollash, me mësuesit e tyre, u flitej për kujdesin që duhej treguar. Për ta pasqyruar jetën e këtij Parku, u hartuan e u publikuan broshura dhe botime tjera me ngjyra, të cilat u jepeshin  vizitorëve falas.

Në faqet e fundit të këtij libri, është me interes për lexuesin edhe lista e llojeve të drurëve, shkurreve e bimëve kacavjerrëse, që janë mbjellur dhe ndodhen në Parkun e Madh të Tiranës.

Populli e thotë bukur:"Shih rrushi-rrushin e piqet". Kështu, sipas përvojës së Parkut të Madh të Tiranës, i nisur në vitin 1958 dhe me një sipërfaqe prej rreth 350 ha, nisën të ngriheshin parqe të tillë në Gjirokastër, Korçë etj.
Jeta e këtij Parku u bë 5-10-15-20 e 30-vjeçare etj. Po, siç shprehet jo pa dëshprim agr.Tomsaon Nishani, ndërsa nuk harroheshin datat e çeljes së shkollave, koperativave bujqësore etj., askush nuk u kujtua ta festonte ndonjë përvjetor të tij?! Po kështu, në faqet e fundit të këtij libri autori shprehet me dhimbje për pakujdesitë e treguara në mirëmbajtjen e këtij Parku, sidomos pas viteve '90-të, të shekullit të kaluar. Megjithatë, ai beson e shpreson se çdo gjë do të rivlerësohet dhe ky Park do të mbijetojë e do të mbetet përherë në shërbim të banorëve të kryeqytetit tonë.
Tiranë, 26 shkurt 2014

MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)
AMBASADA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO 'KOOPERATIVA BUJQËSORE'?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.25.2014)
KUVAJTI - NJË VEND I HAPUR DHE MIK ME SHQIPËRINËNga KUJTIM MORINA (02.25.2014)
Në vend të reagimitPËR ÇFARË 'RACIZMI INTELEKTUAL' E KENI FJALËN 'DR. SC' ISA HAXHIU?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.23.2014)
FILMI 'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' DEL NGA FUNDI I MARSIT (02.22.2014)
PËRSE (PSE) TASHTI EDHE URREJTJA?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.21.2014)
SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA REAGOJNË NDAJ KËRCENIMEVE TË GJUKANOVIÇIT (02.21.2014)
PUNA TË DHURON PAVDEKSINË- Sokol Rama i Dragobisë mishërim i punës -Nga HAKI ZLLAMI (02.20.2014)
SA PËR SQARIM LEXUESVE TË NDERUAR TË GAZETËS 'DIELLI'Nga ESHREF YMERI (02.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]